Performance check
Imazhi mjaft i zmadhuar i harduerit brenda Galaxy S10 plus, përfshirë procesorin. S nga logo e S10 është e vendosur mbi të.

Performancë

Performanca e gjeneratës tjetër për një gjeneratë që nuk mund të presë

Energji

Telefoni që është gati të zgjasë gjithë ditën, ashtu si ju

Bateria Inteligjente për 24 Orë për t’ju dhënë energji gjatë gjithë ditës.

Galaxy S10e, S10 dhe S10+ mëson rutinën tuaj dhe mënyrat e përdorimit tuaj, duke fikur aplikacionet që nuk ju nevojiten. Gjithashtu, Modaliteti Adaptues i Kursimit të Energjisë menaxhon jetën e baterisë tuaj bazuar në parashikimin e ditës tuaj.1 Dhe me një kapacitet të baterisë deri në 4100mAh (zakonisht) në Galaxy S10+, mund të kaloni më shumë kohë duke jetuar dhe më pak kohë duke karikuar.2

Imazhi i një gruaje të shtrirë të një stol natën duke përdorur Galaxy S10 plus.

*Të disponueshëm në Galaxy S10+. Galaxy S10 ka kapacitet të baterisë 3400mAh (zakonisht) dhe Galaxy S10e ka 3100mAh (zakonisht).

Si të aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë adaptive

PowerShare me Valë ju jep mundësinë për të ndarë.

E kemi krijuar Galaxy S10e, S10 dhe S10+ për të karikuar pajisjet e çertifikuara Qi dhe disa pajisje Samsung që mund të vishen si një karikues me valë.3 Thjesht vendoseni pajisjen mbi telefonin tuaj në qendër — nuk ka nevojë për kabllo. Përdorni atë për të karikuar telefonin e mikut tuaj ose për të karikuar kufjet tuaja kur jeni në lëvizje.

Si të karikoni një pajisje tjetër me Wireless PowerShare
Imazhi i një burri dhe një gruaje në një kafene me një kafe në tryezë dhe dy telefona Galaxy S10 plus, ku një po bën ndarjen e energjisë me tjetrin.

Karikimi i Shpejtë me Valë 2.0 e sjell telefonin tuaj përsëri në jetë më shpejt.

Falë fuqisë së Karikimit të Shpejtë me Valë 2.0, Galaxy S10e, S10 dhe S10+ karikohen me valë më shpejt sesa telefonat e mëparshëm Galaxy kur përdorni një Duo Pad të Karikimit me Valë Samsung dhe me Ventilatorin Turbo të Ftohjes të karikuesit, nuk ka pse të shqetësoheni për nxehjen e tepërt të telefonit tuaj.4,5

Imazhi i një personi ulur në tryezë duke lexuar një libër me Galaxy S10 plus të tyre duke u karikuar në Duo Pad të Karikimit me Valë.

Procesori

Një procesor që është një hap më përpara në mënyrë që të mos ju ngadalësojë

AP dhe RAM të Përparuar për fuqinë e procesorit të së ardhmes.

Merrni performancë më të mirë ndërsa përdorni më pak energji me një procesor me më shumë burime dhe deri në 12GB RAM.6 Edhe nëse jeni duke transmetuar drejtpërdrejt dhe duke luajtur një lojë me shumë grafikë, telefoni juaj funksionon pa probleme. Dhe shtimi i një NPU në AP fuqizon kamerën inteligjente.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Animacion i ilustruar i kombinimit të përparuar AP dhe RAM, me dritën që vezullon në mënyrë të lehtë.
Animacion i ilustruar i kombinimit të përparuar AP dhe RAM, me dritën që vezullon në mënyrë të lehtë.
CPU deri në 29% më e shpejtë7 GPU deri në 37% më e shpejtë7 Deri në 12GB RAM

Memoria

Merrni ruajtjen e kompjuterit portativ pa kompjuterin portativ

Ruajtja dhe memoria e zgjerueshme ruan momentet speciale aty pranë.

Fshini kur dëshironi, jo sepse duhet t’a bëni. Galaxy S10+ Performance Edition krenohet me ruajtje të brendshme deri në 1TB dhe mund të shtoni edhe 512GB tjetër përmes kartës microSD për hapësirë ruajtje revolucionare deri në 1.5TB.8

Galaxy S10 plus e parë nga përpara me ndërfaqen e Galerisë të treguar në ekran me 28 fotografi të treguara. Pas telefonit ka fotografi të tjera që tregohen dhe zhduken në sfond për të përfaqësuar të qënit në gjendje që të ruani shumë fotografi.
Galaxy S10 plus e parë nga përpara me ndërfaqen e Galerisë të treguar në ekran me 28 fotografi të treguara. Pas telefonit ka fotografi të tjera që tregohen dhe zhduken në sfond për të përfaqësuar të qënit në gjendje që të ruani shumë fotografi.
Galaxy S10 plus e parë nga përpara me ndërfaqen e Galerisë të treguar në ekran me 28 fotografi të treguara. Pas telefonit ka fotografi të tjera që tregohen dhe zhduken në sfond për të përfaqësuar të qënit në gjendje që të ruani shumë fotografi.
Galaxy S10 plus e parë nga përpara me ndërfaqen e Galerisë të treguar në ekran me 28 fotografi të treguara. Pas telefonit ka fotografi të tjera që tregohen dhe zhduken në sfond për të përfaqësuar të qënit në gjendje që të ruani shumë fotografi.

*Ruajtja shtesë deri në 512GB me kartën e jashtme microSD për kapacitetin maksimal të ruajtjes prej 1.5TB e disponueshme vetëm në modelet Galaxy S10+ Performance Edition (12GB RAM me ruajtje të brendshme 1TB).

Karta microSD Samsung 512GB

*Karta microSD shitet veç. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të shtetit apo prodhuesit.

SIM Hibrid ju jep fleksibilitetin e dy numrave.

Me ndihmën për dual SIM, mund të përdorni dy numra dhe plane të të dhënave në Galaxy S10e, S10 dhe S10+. Kur nuk keni nevojë për SIM të dytë, thjesht hiqeni nga foleja e SIM hibrid dhe vendosni një kartë microSD në vendin e tij për ruajtje shtesë.

Gjysma e sipërme e Galaxy S10 plus në modalitetin peisazh e parë nga përpara me folenë e SIM hibrid të nxjerrë dhe dy karta SIM në vendin e tyre.
Gjysma e sipërme e Galaxy S10 plus në modalitetin peisazh e parë nga përpara me folenë e SIM hibrid të nxjerrë dhe dy karta SIM në vendin e tyre.
Gjysma e sipërme e Galaxy S10 plus në modalitetin peisazh e parë nga përpara me folenë e SIM hibrid të nxjerrë dhe dy karta SIM në vendin e tyre.

*Karta SIM shitet veç. Disponueshmëria e dual SIM mund të ndryshojë në varësi të shtetit apo operatorit.

*Karta microSD shitet veçmas.

Lidhshmëria

Lidhja e ardhshme që ju mban të lidhur

Wi-Fi dhe LTE Inteligjent ju lidhin me shpejt me përmbajtjen që ju pëlqen.

Ndani më shpejt dhe qëndroni të lidhur edhe në një turmë — Wi-Fi Inteligjet është më i shpejtë me Wi-Fi 6 dhe ndihmon në parandalimin e mashtrimit përmes Wi-Fi.9 Jashtë mbulimit të Wi-Fi? Përsëri mund të arrini shpejtësi të pabesueshme LTE deri në 2.0Gbps për më pak ruajtje të të dhënave.10

Galaxy S10 plus vendosur në kurriz, shihet në një kënd të vogël nga poshtë. Ajo fillon me një prizëm S10 logo në ekran. Kjo ndërrohet në një ikonë prismatike të Wi-Fi, pastaj kthehet edhe njëherë në një koncert të gjallë me komente të mbuluara në ekran.
Wi-Fi Deri në 1.2Gbps Shkarkim Deri në 1.2Gbps Vendosje
LTE Deri në 2.0Gbps Shkarkim Deri në 150Mbps Vendosje

Audio

Të akorduar në mënyrë të përsosur për t’ju rrethuar me tingull

Altoparlantë stereo dhe Dolby Atmos kombinohen për një përvojë si të teatrit.

Përfshihuni në tingull nga AKG përmes altoparlantëve stereo të Galaxy S10e, S10 dhe S10. Gëzojuni audios tre dimensionale të përmirësuar Dolby Atmos me qartësi të mahnitshme, simetri të pasur dhe volum më të lartë që ju vendos në mes të muzikës dhe filmave tuaj.11

Galaxy S10 plus vendosur pas, e parë nga një kënd i vogël nga poshtë, me ndërfaqen e Muzikës të Samsung në ekran dhe rrathë të animuar anash që tregojnë altoparlantët stereo.

Lojra

Telefoni që e shndërron të gjithë botën në një lojë

Përmirësuar për lojra që të mund të kapërceni rezultatin tuaj të lartë.

Telefoni juaj parandalohet nga nxehja e tepër dhe nga ngadalësimi me harduer të përparuar si sistemi i ftohjes me dhomën e avullit, përmirësime të përformancës të bazuar tek AI dhe një GPU të përmirësuar për të siguruar lojën e këndshme. Plus, bateria që zgjat shumë do të thotë se mund të shqetësoheni më pak për energjinë në mes të lojës.12

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

*Sistemi i ftohjes me dhomën e avullit i disponueshëm vetëm në Galaxy S10+. Galaxy S10 dhe Galaxy S10e kanë një sistem të përparuar të ftohjes me tubin e nxehtësisë.

Galaxy S10 plus në modalitetin e peisazhit pa ekran, duke treguar harduerin brenda, përfshirë sistemin e ftohjes së dhomës së avullit.
Galaxy S10 plus në modalitetin e peisazhit pa ekran, duke treguar harduerin brenda, përfshirë sistemin e ftohjes së dhomës së avullit.
Galaxy S10 plus në modalitetin e peisazhit pa ekran, duke treguar harduerin brenda, përfshirë sistemin e ftohjes së dhomës së avullit.
Galaxy S10 plus në modalitetin e peisazhit pa ekran, duke treguar harduerin brenda, përfshirë sistemin e ftohjes së dhomës së avullit.
Galaxy S10 plus në modalitetin e peizazhit me një skenë nga loja Fortnite në ekran

Përvoja përfshirëse i çon lojrat tuaja në nivelin më të lartë.

Ekrani me rezolucion të lartë Infinity-O dhe modaliteti Dobly i përmirësuar i lojës jep imazh realist dhe tingull më të mirë, ndërsa motori Unity i përmirësimit të lojës e bën përvojën tuaj të lojës të ndjehet më e fuqishme.

Dallohuni me veshjen iKONIK dhe 'Skenari'

Veshje ekskluzive e re iKONIK me një kërcim emocionues të K-Pop do ti lërë përshtypje skuadrës tuaj dhe do t'ju ndihmojë të dalloheni. Shkarkojeni tani kur bëhet fjalë për nivelin e një smartfoni të fuqishëm për lojra - Galaxy S10e, S10 ose S10+.

Lëkurë iKONIK nga Fortnite

*Veshja iKONIK dhe emoja e Skenarit të disponueshëm për blerësit e rinj të Galaxy S10e, S10 dhe S10+ deri më 31 dhjetor 2019. Pasi ta shkarkoni, mund të luani me veshjen iKONIK për aq kohë sa dëshironi.

* Disponueshmëria e lojës Fortnite mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit.

IP68

Telefoni që nuk ka frikë nga uji

I qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhrit për t’u bërë ballë elementëve.

Shqetësohuni më pak për telefonin tuaj, pavarësisht nga mjedisi. Galaxy S10e, S10 dhe S10+ paraqesin një vlerësim IP68, standarti më i lartë i pajisjeve celulare për qëndrueshmërinë ndaj ujit dhe pluhrit.13

Galaxy S10 plus e parë vendosur përpara në një kënd, me pika uji mbi të kudo për të përfaqësuar vlerësimin e saj IP68 të qëndrueshëm ndaj ujit.

Siguria

Siguria si një kasafortë e ndërtuar për t’ju lejuar vetëm ju të futeni

Samsung Knox mbron konfidencialitetin në çdo nivel.

Përfshirë në harduerin dhe softuerin e telefonit tuaj nga fillimi, Samsung Knox mbron telefonin tuaj që nga minuti kur ndizet. Duke ofruar siguri me shumë nivele, ai mbron informacionin tuaj më sensitiv nga kërcënime të maluer dhe të këqija.

Imazh i animuar i Galaxy S10 plus parë në një kënd me tre të katërtat nga ana e Bixby dhe butonit të volumit. Ekrani hapet për të zbuluar pesë shtresat e Samsung Knox që janë ndërtuar nga çipi dhe lart.
Rrënja e Besimit në Harduer
Rrënja e Besimit në Harduer
Konteiner
Konteiner
SE për Android
SE për Android
TIMA
TIMA
Ndezje e Verifikuar Knox
Ndezje e Verifikuar Knox
Imazh i animuar i Galaxy S10 plus parë në një kënd me tre të katërtat nga ana e Bixby dhe butonit të volumit. Ekrani hapet për të zbuluar pesë shtresat e Samsung Knox që janë ndërtuar nga çipi dhe lart.

Autentifikimi Biometrik rrit sigurinë me futjen e personalizuar.

Zgjidhni një metodë që funksionon për ju. Siguria e përmirësuar përmes Skanerit me ultratingul të shenjve të gishtave ju lejon të përdorni aplikacionet në mënyrë të sigurtë përmes Kalimit Samsung.14 Gjithashtu mund të zgjidhni Njohjen e fytyrës, një PIN, model ose fjalëkalim.

* Shenja e gishtave ultrasonik i Galaxy S10 dhe S10+ ka marrë certifikatën e parë FIDO Alliance Biometric Component në botë.

*Ndërfaqja grafike e skanerit me ultratinguj për shenjat e gishtave i simuluar për qëllime ilustrimi.

*Disponueshmëria e modelit dhe ngjyrës mund të ndryshojë nga shteti apo operatori.

Galaxy S10e parë në këndin me tre të katërtat nga ana e butonit të ndezjes me një vijë që tregon Njohjen e fytyrës dhe një tjetër që tregon Skanerin e shenjave të gishtave në butonin e ndezjes.
Galaxy S10 parë nga përpara me një ekran të zi dhe një vijë që tregon Njohjen e fytyrës dhe një tjetër që tregon Shenjat e gishtave me ultratinguj.
Galaxy S10 plus parë nga përpara me një ekran të zi dhe një vijë që tregon Njohjen e fytyrës dhe një tjetër që tregon Shenjat e gishtave me ultratinguj.
Galaxy S10 plus parë nga përpara me një ekran të zi dhe një vijë që tregon Njohjen e fytyrës dhe një tjetër që tregon Shenjat e gishtave me ultratinguj.
Galaxy S10e
Galaxy S10
Galaxy S10+

Ngjyra

Galaxy S10e
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
  • Canary Yellow
Galaxy S10
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
Galaxy S10+
  • Prism White
  • Prism Black
  • Prism Green
  • Prism Blue
  • Ceramic White*
  • Ceramic Black*

Madhësia e ekranit

Galaxy S10e 5.8”
Galaxy S10 6.1”
Galaxy S10+ 6.4”

Lloji i ekranit

Galaxy S10e I Shtrirë
Galaxy S10 Cepi
Galaxy S10+ Cepi

Sensori i Gjurmës së gishtit

Galaxy S10e Sensori kapacitiv i shenjave të gishtave(Ana)
Galaxy S10 Sensori me ultra tinguj i gjurmës së gishtave(Në ekran)
Galaxy S10+ Sensori me ultra tinguj i gjurmës së gishtave(Në ekran)

Kamera e përparme

Galaxy S10e Kamera e Selfie
Galaxy S10 Kamera e Selfie
Galaxy S10+ Kamera e Selfie Kamera e Thellësisë RGB

Kamera e pasme

Galaxy S10e Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë
Galaxy S10 Kamera Telefoto Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë
Galaxy S10+ Kamera Telefoto Kamera me Kënd të gjërë Kamera Ultra e Gjërë

Kapaciteti i Baterisë*

Galaxy S10e 3100mAh (zakonisht)
Galaxy S10 3400mAh (zakonisht)
Galaxy S10+ 4100mAh (zakonisht)
  • Disponueshmëria e modelit dhe ngjyrës mund të varet nga shteti apo operatori.
  • Versioni qeramik i disponueshëm vetëm për modelet Galaxy S10+ me 8GB RAM me ruajtje të brendshme 512GB dhe 12GB RAM me ruajtje të brendshme 1TB.
  • E matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit të Galaxy S10e është 5.8 inç si katror i plotë dhe 5.6 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S10 është 6.1 inç si katror i plotë dhe 6.0 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; madhësia e ekranit të Galaxy S10+ është 6.4 inç si katror i plotë dhe 6.3 inç duke përfshirë cepat e rrumbullakosur; zona reale e shikimit është me pak për shkak të cepave të rrumbullakosur dhe vrimës së kamerës.
  • 3100mAh, 3400mAh dhe 4100mAh (zakonisht) i referohet vlerës zë sakonshme të kapacitetit të baterisë të analizuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është më pak. Vlera e zakonshme e analizuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive midis mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 3000 mAh për "Galaxy S10e", 3300 mAh për "Galaxy S10" dhe 4000 mAh për "Galaxy S10+". Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Zgjeroni për të parë dallimet ndërmjet modeleve të Galaxy S10.