Çfarë të bëj nëse përgatitësi i akullit nuk nxjerr akull mjaftueshëm?

Nëse keni probleme me përgatitësin e akullit të instaluar brenda frigoriferit, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Mirë është të kontrolloni edhe manualin e përdorimit për modelin përkatës të frigoriferit që keni, duke qenë se në këtë faqe jepen vetëm informacione të përgjithshme që mbulojnë shumicën e modeleve.

Kontrolloni sasinë e copave të prodhuara të akullit

Frigoriferët Samsung prodhojnë rreth 120 copa akulli në ditë, që do të thotë se frigoriferi prodhon një enë me akull çdo 90 minuta (kjo ndryshon sipas modelit). Nëse përgatitësi i akullit prodhon më pak se 50 copa akulli në 24 orë ose nëse nuk ka copa akulli në ullukun e akullit, në fillim ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Nëse situata vijon e njëjtë, ju lutemi kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit Samsung për mbështetje të mëtejshme.

enë akulli

Nëse frigoriferi përdoret për herë të parë apo pas një periudhe të gjatë, pajisja duhet të funksionojë një herë të paktën gjashtë orë përpara se të mund të prodhojë akull.

Shënim: Tri partitë e para të copave të akullit që prodhon përgatitësi i akullit duhet t’i hidhni pa përdorur (afërsisht 30 copa) për të siguruar që përgatitësi i akullit të prodhojë akull me ujë të pastër.

Përgatitësi i akullit nuk mund të nxjerrë akull nëse dera është hapur. Mbylleni plotësisht derën dhe provoni përsëri të nxirrni akull.

Funksioni i përgatitësit të akullit

Kontrolloni se mos frigoriferi është në modalitetin PA AKULL. Funksioni i përgatitjes së akullit mund të aktivizohet duke shtypur butonin “Ice Type” (lloji i akullit).

treguesi pa akull

Funksioni bllokimit për fëmijët

Kur është i aktivizuar ky funksion, ai çaktivizon nxjerrjen e akullit.

treguesi i bllokimit për fëmijët

Shënim:

  • Modeli i panelit të kontrollit mund të ndryshojë sipas modelit që keni.
  • Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Rivendosni temperaturën
Vendoseni temperaturën e frigoriferit në panel në një cilësim më të ulët. Për dollapin e ngrirësit duhet të jetë - 15 °C ose më ftohtë.

Rivendosni në pozicion nistor automatin e akullit
Kur automati i akullit rivendoset në pozicion nistor, prisni 24 orë që përgatitësi i akullit të fillojë të prodhojë sërish akull.

Kontrolloni treguesin e filtrit të ujit në ekranin e panelit

Nëse akulli është i vogël, i turbullt ose i palëmuar, kontrolloni filtrin e ujit dhe zëvendësojeni. Filtri duhet ndërruar çdo gjashtë muaj në mënyrë që të mos bllokohet.

treguesi i vendosjes në pozicionin nistor për filtrin

Shënim:

  • Modeli i panelit të kontrollit mund të ndryshojë sipas modelit që keni.
  • Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Kontrolloni presionin e ujit

Sigurohuni që presioni i ujit të jetë i mjaftueshëm.

 

Kontrolloni linjën e ujit

Sigurohuni që të jetë i lidhur si duhet me frigoriferin dhe që tubi i ujit të mos jetë i palosur apo i dëmtuar.

Faleminderit për komentin tuaj