Caktimi i funksioneve të tasteve në Note10

Nëse nuk e gjeni dot tastin e ndezjes në Note10, mos u trembni. Nuk ndodhet më në të djathtë të telefoni, por në anën e majtë! Në të njëjtin tast është përfshirë edhe funksionaliteti “Bixby”. Ky tast i ri quhet tasti anësor (Side key), i cili mund të përshtatet për të kryer disa funksione të ndryshme, si fikja e telefonit, aktivizimi i Bixby-t e të tjera. 

Modeli i ri Note10 ka dy taste fizike në anën e majtë: tasti i volumit dhe tasti anësor. Siç kuptohet nga vetë emri, tasti i volumit mund të shtypet për të ndryshuar volumin e telefonit. Tasti anësor, apo i quajtur ndryshe tasti i ndezje-fikjes/Bixby-t, mund të shtypet shkurt, mund të shtypet gjatë ose të shtypet dy herë për të kryer funksione të ndryshme.  
 

Nëse shtypen më vete, këto taste kanë funksionet e tyre të veçanta, por të shtypura së bashku mund të përdoren për të krijuar shortcut të personalizuar për një përdorim më të thjeshtë.  
 

 Këto janë funksionet e caktuara nga fabrika për këta butona:  
 

  • Fikja ose ndezja e ekranit: Shtypni shkurt tastin anësor. 
  • Bixby Voice: Shtypni gjatë tastin anësor. 
  • Aktivizimi i kamerës: Shtypni dy herë tastin anësor. 
  • Ndezja e telefonit: Mbajeni të shtypur tastin anësor nëse telefoni është i fikur. 
  • Menyja e fikjes: Mbajini të shtypur në të njëjtën kohë tastin anësor dhe tastin e volumit nëse telefoni është i ndezur. 
  • Kapja e imazhit të ekranit: Shtypni shkurt njëkohësisht tastin anësor dhe tastin e volumit.
Fotografi ku tregohet tasti i volumit dhe tasti anësor në brinjë të pajisjes Note10

Shënim: Mund ta fikni telefonin edhe nëpërmjet grupit “Quick Settings” (konfigurime të shpejta). Me prekje, lëvizni gishtin për poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit, prekni ikonën “Power” (ndezje/fikje) në cepin e sipërm të ekranit dhe pastaj prekni “Power off” (fikje). 

Mbase, jeni mësuar që ky tast bën vetëm një gjë, si aktivizimi i Bixby-t. Pa merak, këtë tast tashmë mund ta konfiguroni në mënyrë që t’ju shërbejë sa më mirë.

Udhëzime me pamje se si të konfigurohet tasti anësor për të aktivizuar ose hapur Bixby-n

Nga “Settings” (konfigurime), kërkoni dhe përzgjidhni “Side key” (tasti anësor) dhe pastaj prekni përsëri “Side key”. Këtu mund të përzgjidhni konfigurimet e dëshiruara.  
 

Për “Double press” (shtyp dy herë), mund të zgjidhni midis këtyre funksioneve:
 

  • Hap kamerën
  • Hap Bixby-n
  • Hap aplikacionin (Prekni ikonën “Settings” për të përzgjedhur një aplikacion.)

Për “Press and hold” (mbaj shtypur), mund të zgjidhni midis këtyre funksioneve: 
 

  • Zgjo Bixby-n
  • Menyja e fikjes 

Faleminderit për komentin tuaj