Si ta përdorni “PowerShare” të telefonit Galaxy

Note10/Note10+ mundëson karikimin pajisje me pajisje, pa pasur nevojë për ushqyes. Mund të karikoni pajisjen Note10/Note10+ dhe një pajisje tjetër në të njëjtën kohë.

Karikimi i orës Galaxy Watch me “Wireless PowerSharing” të Note10

Karikimi pajisje me pajisje 
 

Nëse po ju bie bateria e pajisjes, mund të bëni transferim automatik të energjisë nga Note10/Note10+. Mjafton të aktivizoni “Wireless PowerShare” (ndarje e energjisë pa kabllo) në panelin e njoftimeve, pastaj ta vendosni pajisjen tjetër shpinë më shpinë në qendër të telefonit Note10/Note10+. Veçojini pajisjet kur të jetë transferuar energji e mjaftueshme, ose prisni gjersa të karikohet plotësisht pajisja tjetër.
 

Mbështet pajisjet wear Samsung dhe produktet smartfona të certifikuar për WPC Qi 

  • Telefona: Samsung ose smartfona të markave të tjera të cilët janë të aftë për karikim pa kabllo (pajisjet e certifikuar për WPC Qi.). Pajisje të ndryshme mund të karikohen me shpejtësi të ndryshme. ※ Pajisjet e shoqërive të tjera mund të jenë të ndryshme në varësi të konfigurimit ose projektimit të pajisjes, edhe në rastin e pajisjeve të certifikuara për WPC Qi 
  • Në rastin e pajisjeve wear, kjo vlen vetëm për pajisjet Samsung (Gear S3/Sport, Galaxy Watch, Galaxy Watch Active, Galaxy Buds)

Shënim: Vendndodhja e bobinës karikuese mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes. Mund të jetë nevoja t’ua ndryshoni nga pak pozicionin pajisjeve gjersa të lidhen siç duhet me njëra-tjetrën.

Ndiqni videon, më poshtë, për të parë se si funksionon. 

Video Alternative Text Video Alternative Text
Karikimi i dyfishtë

Ndërkohë që Note10/Note10+ është duke u karikuar me ushqyes me kabllo, mund të karikoni njëkohësisht edhe një pajisje tjetër. 


Ndiqni hapat e mëposhtëm për të aktivizuar karikimin e dyfishtë:

1 Tërhiqni panelin e njoftimeve në Note10/Note10+ dhe prekni ikonën “Wireless PowerShare”, për ta aktivizuar.
2 Vendosni shpinë më shpinë pjesën qendrore të Note10/Note10+ me pajisjen tjetër.
3 Ekrani bën konfirmimin në momentin që pajisjet janë të lidhura. Prekni “OK”.
4 Nëse e tërhiqni përsëri panelin e njoftimit, shfaqet një mesazh i cili tregon se telefoni është duke karikuar pajisjen e lidhur. Ikona “Wireless PowerShare” shfaqet edhe në shiritin e statusit ose në panelin “Always On Display”.
Përse nuk po funksionon mirë “Wireless PowerShare”?

Efikasiteti i karikimit pa kabllo varet nga distanca midis bobinave karikuese të futura në brendësi të pajisjeve.  Mund të jetë nevoja t’ua ndryshoni pozicionin pajisjeve gjersa të lidhen siç duhet me njëra-tjetrën.
 

Në varësi të llojit të aksesorëve apo mbrojtëses që përdorni me pajisjen, funksioni “Wireless PowerShare” mund të mos funksionojë rregullisht.  Rekomandohet heqja e aksesorëve dhe mbrojtëseve të telefonit, përpara se ta përdorni këtë funksion. 
 

Gjithashtu, verifikoni që shpina e pajisjeve të mos ketë pluhur, papastërti apo lagështi përpara se të përdorni funksionin “Wireless PowerShare”.

Shënim: Vetëm pajisjet që funksionojnë me karikim pa kabllo mund të karikohen nëpërmjet këtij funksioni. Shpejtësia ose efikasiteti i karikimit ndryshon në varësi të gjendjes së pajisjes apo të mjedisit përreth.

Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj