Si ta lokalizoni pajisjen Samsung Galaxy

Një grua e cila po kërkon në çantë një pajisje Galaxy

Nëse ju ka humbur telefoni, tableti, ora a, madje, kufjet ka kabllo, mos u bëni merak. Funksioni “Find My Mobile” (Më gjej pajisjen time celulare) ju jep mundësi të bllokoni ose zhbllokoni, lokalizoni ose, në rastin më të keq, t’i fshini plotësisht të dhënat nga pajisja e humbur. Është e sigurt që edhe informacionet e funksionit të pagesave “Samsung Pay” mund të bllokohen ose të fshihen dhe e gjitha kjo mund të bëhet në distancë. Shërbime të ngjashme ofrohen edhe për orën dhe kufjet, në kuadër të aplikacionit “Galaxy Wearable”.

Shënim: Ndërfaqet dhe konfigurimet mund të ndryshojnë sipas ofruesit të shërbimit wireless, versionit të softuerit dhe modelit. 

Gjejeni telefonin ose tabletin duke përdorur “Find My Mobile”Kliko për ta Shpalosur

Shënim: Telefoni duhet të jetë i ndezur.  

Në telefon duhet të jetë i aktivizuar komandimi nga larg. Ky funksion është i aktivizuar automatikisht kur shtoni në telefon një llogari Samsung.

Për ta përdorur funksionin e zhbllokimit në “Find My Mobile”, duhet të jetë i aktivizuar zhbllokimi nga distanca. 

Nëse ju ka humbur telefoni apo tableti, mund ta lokalizoni ku ndodhet nëpërmjet “Find My Mobile”. 

 
Në fillim vizitoni në një kompjuter faqen Find My Mobile Identifikohuni me të dhënat e llogarisë suaj Samsung dhe klikoni tekstin “I’m not a robot” dhe pastaj klikoni “SIGN IN”. 


Në të majtë, do të gjeni të gjitha pajisjet e lidhura me llogarinë tuaj Samsung. Nëse janë të ndezura dhe të lidhura me rrjetin, pajisjet shfaqen nën rubrikën “My devices” (pajisjet e mia). Kur klikoni mbi një pajisje, paneli në të djathtë shfaq të gjitha opsionet që mund të përdoren në distancë:

Pamje e versionit në kompjuter të shërbimit “Find My Mobile” (Ma gjej pajisjen time celulare)

*Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

  • Ring: Nëse nuk e dini ku e keni lënë telefonin apo tabletin, jepini komandë të tringëllojë edhe sikur të jetë vendosur në regjimin pa zile.
  • Lock and Unlock: Nëse jeni të shqetësuar për të dhënat personale, mund ta bllokoni në distancë telefonin ose tabletin. Ky funksion aktivizon një ndërfaqe bllokimi dhe pezullon kartat e aktivizuara në “Samsung Pay”. Nëse e keni harruar mënyrën e zhbllokimit, atëherë mund ta zhbllokoni telefonin ose tabletin nga distanca.

Shënim: Nëse nuk bllokimi ose zhbllokimi i telefonit ose tabletit nuk del me sukses, atëherë shfaqet një pikëçuditje e kuqe.

  • Track location: Kontrolloni çdo 15 minuta se ku ndodhet telefoni ose tableti që ju ka humbur.

Kujdes: Nëse përdorni “Find My Mobile” për të lokalizuar një telefon ose tablet të vjedhur, mos shkoni menjëherë në vendndodhjen e pajisjes. Informoni autoritetet dhe ua lini atyre detyrën e gjetjes së pajisjes.

  • Erase data remotely: Mos ia lejoni hajdutit t’ju hyjë në të dhënat private. Mos harroni se telefoni ose tableti do të rikonfigurohet plotësisht nga e para dhe juve do t’ju humbin të gjitha të dhënat që kishit ruajtur në të, përfshirë edhe të dhënat tuaja financiare në Samsung Pay.

Shënim: Nëse keni regjistruar një llogari Google, do t’ju duhet të identifikoheni me këtë llogari përpara se ta përdorni sërish telefonin apo tabletin. 

  • Back up: Përpara fshirjes së informacioneve nga telefoni, mund t’u bëni me lehtësi backup të dhënave tuaja në Samsung Cloud.
  • Extend battery life: Gjëja e fundit që ju intereson në këtë situatë është që telefoni apo tableti i humbur të fiket. Përdorni këtë funksion për t’ia zgjatur sa më shumë jetën baterisë së telefonit ose tabletit dhe për t’i rritur mundësitë e gjetjes së tij.
  • Retrieve calls/messages: Mund të shihni deri në 50 telefonat dhe mesazhet më të fundit nga ky telefon. 
  • Set Guardians: Mund të caktoni kujdestarë të cilët mund ta lokalizojnë në distancë telefonin ose tabletin tuaj, të aktivizojnë modalitetin e urgjencës (Emergency Mode) apo ta bëjnë telefonin ose tabletin të tringëllojë. 

Shënim: Nëse përsëri nuk arrini ta lokalizoni telefonin ose tabletin, mbase operatori juaj mund të ketë ndonjë shërbim për lokalizimin ose pezullimin e telefonit. Ju lutemi, kontaktoni operatorin me të cilin e keni regjistruar telefonin, për më shumë informacione.

Si ta gjeni telefonin duke përdorur orën inteligjenteKliko për ta Shpalosur

E keni lënë diku pa dashje telefonin? Mund të përdorni orën tuaj inteligjente për ta lokalizuar.

 
Në orën inteligjente, shtypni tastin “Home” dhe pastaj kaloni me rrëshqitje të gishtit në “Find My Phone” dhe prekeni një herë me gisht këtë ikonë. Prekni “Start” për të filluar lokalizimin e telefonit. Zilja e telefonatave të telefonit do të fillojë të tringëllojë, për ta bërë më të lehtë gjetjen e tij. Pasi ta keni gjetur telefonin, rrëshqisni gishtin mbi ikonën “Dismiss”.

Gjeni orën tuaj inteligjente Kliko për ta Shpalosur

Shënim: Kujdesuni që t’i keni të gjitha kërkesat, si lidhja në distancë, të aktivizuar për çdo rast nëse ju humb ora inteligjente. 

Nëse ju humb ora inteligjente, mund ta gjeni duke përdorur aplikacionin “Galaxy Wearable”. Shërbimi “Find My Mobile” nuk ju lejon ta shihni vendndodhjen e orës, por ju jep mundësi ta bllokoni ose të fshini shërbimet Samsung, si funksioni “Samsung Pay”.


Në telefon, shkoni në aplikacionin “Galaxy Wearable” dhe prekni “Find My Watch” (Për byzylykët e fitnesit, prekni “Find My Band” ose “Find My Gear”.) Nëse ora është e lidhur me telefonin me anë të Bluetooth-it, prekni “START”. Ora do të fillojë të dridhet për ta bërë më të lehtë gjetjen e saj. Kur ta gjeni, prekni ikonën “X” dhe kalojeni djathtas me gisht.

Pamje e ndërfaqes për kërkimin e Galaxy Watch

*Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

Nëse ju ka humbur ora jashtë distancës së Bluetooth-it, keni dy mundësi të ndryshme, nëse është aktive lidhja në distancë: 

 

  • Get location: Kjo ju jep adresën se ku ndodhet në këtë moment ora. Mund të prekni “Show on map” për ta lokalizuar orën në hartë.
  • Set security: Me këtë shihni opsionet për ta bllokuar, rikonfiguruar ose vendosur një bllokim riaktivizimi. 

Si të gjeni kufjet “Galaxy Buds”Kliko për ta Shpalosur

Nuk do t’ju lindë nevoja të blini kufje të reja “Galaxy Buds” nëse i keni harruar diku, sepse aplikacioni “Galaxy Wearable” jua thjeshton në maksimum gjetjen e tyre. 


Në telefon ose në tablet, shkoni në aplikacionin “Galaxy Wearable”. Prekni “Find My Earbuds” dhe pastaj prekni “Start”. Kufjet do të fillojnë të lëshojnë një sinjal akustik, i cili rritet gradualisht në volum për një periudhë prej 3 minutash. Për t’i dhënë fund kërkimit prekni “Stop”.


Aplikacioni i shfaq kufjet si të shkëputura dhe nuk arrin t’i lokalizojë nëse kufja apo kufjet ndodhen jashtë distancës së funksionimit me Bluetooth prej 10m apo nëse është shkarkuar bateria. 

Pamje e ndërfaqes për kërkimin e Galaxy Buds

*Ky imazh është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ofrohet edhe në gjuhën e vendit tuaj. 

Shënim: Kufjet mund të mos lëshojnë sinjal akustik nëse brenda sensorit IR ka lëndë të huaja apo papastërti. 

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni