Si të përdorni Wireless DeX me Galaxy Note20 | Note20 Ultra

Celularin mund ta përdorni si kompjuter me anë të Samsung DeX. Për këtë, ju nevojiteshin pajisje aksesorë të tilla si Dex Station, Dex Pad apo kabllo USB. Por tashmë nuk ju nevojitet më asnjë prej këtyre. Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra ofrojnë Wireless DeX i cili e lidh pajisje celulare me një Smart TV me anë të rrjetit Wi-Fi. Mund të shfaqni dy gjëra njëkohësisht, me televizorin si ekran të dytë, duke i komanduar të dyja pajisjet. 

Lidhje e thjeshtë dhe pa kabllo me Samsung DeX

Samsung DeX është një shërbim i cili ju jep mundësi ta përdorni celularin si kompjuter duke e lidhur këtë celular me një ekran të jashtëm, si televizori apo një monitor. Deri tani për Samsung DeX është mbështetur lidhja me kabllo HDMI/USB. Por, me modelet Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra mund ta bëni lidhjen pa kabllo me Samsung DeX nëpërmjet rrjetit Wi-Fi. Bëni disa gjëra njëkohësisht në një ekran të madh me anë të Wireless DeX. Përdorimi i aplikacioneve të veçanta mund të bëhet njëkohësisht në ekranin e jashtëm dhe në celular. Mund të ndiqni YouTube ose Netflix në televizor, ndërkohë që shfletoni njëkohësisht internetin në celular ose mund të mbani një shënim me Samsung Notes ndërkohë që ndiqni leksione online në televizor. 

Shënim:

  • Samsung DeX Wireless mund të lidhet vetëm me televizorë smart që mbështetin Miracast.
  • Sigurohuni që televizori me të cilin dëshironi të lidheni mbështet pasqyrimin e ekranit.
  • Rekomandohet të përdorni një televizor smart Samsung të prodhuar pas vitit 2019.
  • Deri në 5 aplikacione mund të përdoren njëkohësisht në televizor me funksionin DeX.

Mbështetje për rezolucionin QHD

Mund t’i shikoni përmbajtjet me rezolucion më të qartë se me FHD.

galaxy-note20-qhd-resolution

Rezolucioni 2560 x 1440 ofron përvojë të kënaqshme të shikimit të përmbajtjes me cilësi pamjeje të mprehtë dhe me ngjyra të gjalla. 

Shënim:

  • Ofrohet me Samsung 4K TV (i prodhuar pas vitit 2017) me lidhje Wi-Fi 5GHz.
  • Smart View mbështet deri në FHD (1920x1080).

Si ta lidhni pa kabllo funksionin DeX

Më parë ju nevojiteshin aksesorë të tillë si DeX Pad apo një kabllo për ta përdorur Samsung DeX i cili ju lidh celularin me televizorin smart. Por, tani që Wireless DeX është një funksion i ri në Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra, nuk ju duhet më një aksesor. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të konfiguruar Wireless DeX.
 

Hapi 1. Në smartfon, hapni panelin e shpejtë, tërhiqni me gisht për nga poshtë dhe pastaj prekni Dex.

galaxy-note20-dex-quick-panel

Hapi 2. Përzgjidhni një televizor nga lista e pajisjeve të zbuluara.

galaxy-note20-dex-quick-panel

Hapi 3. Prekni Fillo tani në dritaren e re që del për Samsung DeX. (Kërkohet për pajisjet pas sistemit operativ Q)

galaxy-note20-dex-quick-panel

Hapi 4. Pranoni në televizor kërkesën për lidhje.

Hapi 5. Kur lidhen, në televizor shfaqet ekrani Samsung DeX.

Kryeni disa gjëra njëkohësisht me modalitetin e dyfishtë të DeX

Bëni disa gjëra njëkohësisht me celularin dhe televizorin. Duke përdorur Samsung DeX, mund të përdorni njëkohësisht aplikacione të veçanta në ekranin e jashtëm dhe në celular.

galaxy-note20-dex-quick-panel
  • Përvojë e këndshme multimediale

Mund të ndiqni YouTube ose Netflix në televizor ndërkohë që dërgoni një mesazh me tekst apo ndërkohë që shfletoni internetin në të njëjtën kohë.
 

  • Arsimim efikas online

Mund të mbani shënime duke përdorur Samsung Notes ndërkohë që ndiqni leksione online në televizor si TED.

Shënim: Në modalitetin e dyfishtë, aplikacionet mund të përdoren veçmas në celular dhe në ekranin e lidhur me anë të DeX.

Fushë e përmirësuar me prekje në DeX

Fusha me prekje në DeX me Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra ju jep mundësi ta komandoni sikur të jetë kompjuter. Këtij funksioni të përmirësuar i janë shtuar tri lloje të reja gjestesh. Mund ta komandoni DeX më mirë duke fërkuar në ekran 3 gishta, që mbështetet nga Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra. Shikojini elementet e reja më poshtë.
 

Për të aktivizuar fushën e prekjes, pasi të keni bërë lidhjen me DeX, tërhiqni me gisht për nga poshtë panelin e shpejtë dhe përzgjidhni Përdor fushën me prekje.

galaxy-note20-dex-quick-panel
1 Fërkim për nga lart: kthehu në faqen “Të fundit”
2 Fërkim për nga poshtë: shko në faqen kryesore
3 Fërkim për nga majtas/djathtas: kalo nga një aplikacion në tjetrin

Shënim: Pamja e ekranit të pajisjes dhe menyja mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj