Njihuni me ekranin më të shpejtë 120Hz në Galaxy Note20 Ultra

Ekrani AMOLED u ofron përdoruesve një përjetim superior, si nëse janë duke lexuar artikuj, ashtu edhe nëse janë duke shikuar filma apo duke luajtur lojëra. E kemi për krenari t’ju prezantojmë ekranin novator të Galaxy Note20 Ultra, me rrjedhshmëri inteligjente dhe shikueshmëri të avancuar. Shihni listën bazë të elementeve më të veçanta të Galaxy Note20 Ultra më poshtë.

Kënaquni me rrjedhshmërinë inteligjente

Ekrani AMOLED 2X Dinamik i Galaxy Note20 Ultra ju jep mundësi ta konsumoni përmbajtjen në kushtet më të mira, duke i ndryshuar shpejtësitë e ekranit në mënyrë inteligjente sipas nevojës. Shpejtësia dinamike e ekranit i përshtatet përmbajtjes që shfaqet në të. Shpejtësia e ekranit, ndryshe e quajtur shpejtësia e ndërrimit të imazhit, matet me numrin e herëve me të cilat ekrani rifreskohet çdo sekondë, pra sa më e lartë shpejtësia, aq më shpejt reagon ekrani. Galaxy Note10 mbështeste një shpejtësi fikse prej 60Hz, por Galaxy Note20 Ultra mbështet një shpejtësi maksimale ekrani prej 120Hz, duke e makzimizuar rrjedhshmërinë e imazhit. Shpejtësia e rritur e ekranit mundëson një video më të qartë dhe më të rrjedhshme kur luani lojëra me aksion të shpejtë dhe kur shikoni video. Më poshtë bëhet një krahasim i shpejtësive 60Hz dhe 120Hz. 

galaxy-note20-intelligent-smoothness

Ekrani rifreskohet më shumë herë kur shikoni animacione me super cilësi dhe rifreskohet më pak herë kur lexoni artikuj të cilët nuk kanë nevojë për shpejtësi të lartë rifreskimi.

Si ta ndryshoni shpejtësinë e ekranit

Mund të përzgjidhni shpejtësinë përshtatëse e cila arrin 120Hz ose shpejtësinë standarde e cila arrin 60Hz. Nëse përzgjidhni shpejtësinë standarde, atëherë bateria do të zgjasë më shumë. Pra, ju rekomandojmë të përdorni shpejtësinë standarde të ekranit në përdorim normal, për të ruajtur më shumë baterinë.

Hapi 1. Në ekranin Cilësime, prekni Ekrani dhe pastaj përzgjidhni Rrjedhshmëria e lëvizjes.

Hapi 2. Përzgjidhni opsionin e dëshiruar.

galaxy-note20-display-adaptive

Shënim:

  • Nuk mund ta caktoni rrjedhshmërinë e lëvizjes në 120Hz me rezolucionin e ekranit të vendosur në WQHD+ apo në modalitetin e kursimit të energjisë.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Shënim: Ekrani 120Hz është në dispozicion vetëm në Galaxy Note20 Ultra 5G, Note20 Ultra.

Faleminderit për komentin tuaj