Kënaquni me një pamje të pastër ekrani në telefonat Galaxy S20 | S20+ | S20 Ultra me shpejtësi dinamike të ndërrimit të imazhit

Ekrani dinamik AMOLED 2X i modelit Galaxy S20 ka një shpejtësi të ndërrimit të imazhit e cila ju ofron pamje më të pastra dhe pa ngecje me cilindo aplikacion që do të përdorni, sidomos kur jeni duke luajtur lojëra apo kur jeni duke parë video në telefon.  Ndërkohë që modelet e mëparshme Galaxy e kanë shpejtësinë e ekranit 60 Hz, seria S20 mund të arrijë deri në 120 Hz.

Krahasoni shpejtësinë e ekranit

Shpejtësia e ndërrimit të imazhit, ndryshe e quajtur Hz (herc) matet me numrin e herëve me të cilat një ekran mund ta rifreksojë pamjen brenda një sekonde.   Shumica e telefonave celularë e kanë shpejtësinë 60 Hz, që do të thotë se bëjnë 60 ndërrime të imazhit në 1 sekondë. 

Me një vlerë më të lartë Hz (apo shpejtësi të ndërrimit të imazhit) ka më pak ngecje të videos dhe reagim më të shpejtë të ekranit.  Krahas kësaj, filmat dhe videot me shumë lëvizje duken më realë. 

dy pamje ku krahasohet shpejtësia e ekranit

Shpejtësi e përmirësuar dinamike e ekranit në Galaxy S20 AMOLED 2X

Kjo cilësi ekrani më parë është përdorur në monitorët cilësorë të lojërave, por tani përdoret në serinë Galaxy S20. Tani mund ta ndryshoni shpejtësinë e ekranit nga 60 Hz në 120 Hz. Ky ndryshim ju ofron të shihni animacione më reale dhe të luani më bukur. 

Si ta përcaktoni shpejtësinë e ndërrimit të imazhit në telefonin Galaxy S20

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet dhe prekni menynë e Ekranit.
Hapi 2. Nga lista e menysë, prekni Rrjedhshmëria e lëvizjes. Prekni Shpejtësi freksimi e lartë.

Pamje e një telefoni Galaxy S20 ku po vendoset shpejtësia e ekranit

Shënim: 

  • shpejtësia e ekranit 120 Hz nuk mbështetet në rezolucionin WQHD+. Nëse vendosni këtë rezolucion, shpejtësia e ekranit do të bjerë në 60 Hz. 
  • Bateria zgjat më shumë me shpejtësinë 60 Hz.

Faleminderit për komentin tuaj