Si ka përmirësuar ndërtimi dhe ekrani i Galaxy A6/A6+?

Galaxy A6/A6+ i ri ka përmirësuar ndërtimin dhe ekranin e tij për t’ju dhënë mundësi të përfitoni sa më shumë nga telefoni juaj.

 

Anët e harkuara (xhami 2.5D) dhe linjat e pandërprera i japin një stil elegant dhe prekje të rehatshme. Përveç kësaj, pamja është përmirësuar më shumë nga ekrani i ri infinity, ideal për lojëra, mesazhe, shfletime dhe më shumë, si edhe trupi i plotë metalik i jep më shumë rezistencë.

Ekrani i A6

Ekrani është përmirësuar gjithashtu me përdorimin e ekranit Super AMOLED i cili prodhon kontraste më të mprehta dhe ngjyra më dinamike duke ju lejuar të përjetoni një pamje më të qartë dhe më intensive të botës.

 

Dhe në fund sensori i shenjës së gishtit tani ndodhet në vend të mirë mbrapa pajisjes ku gishti qëndron natyrshëm kur mbani telefonin.

Sensori i gishtit të A6/A6+

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni