Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Veçoritë
Për herë të parë, seria Tab S10 është e pajisur paraprakisht me Galaxy AI, duke sjellë kështu në duart tuaja një kanavacë studio të madhe, të fuqizuar nga AI.
Shihni pikat kryesore
Dizajn emblematik. Ndjesi unike
Ka grimca risie në çdo detaj, me karakteristika dizajni plotësisht të reja te S pen, zona e karikimit dhe struktura e kamerës. Dhe secila jep një ndjesi të mrekullueshme në prekje.
Zgjidhni mes dy ngjyrave të forta
Zgjidhni midis ngjyrës Gur Hëne gri dhe Gri platini, secila me një S Pen të kombinuar dhe të disponueshme për Tab S10+ ose Tab S10 Ultra i madh.
Galaxy AI i optimizuar për ekran të madh
E keni parë Galaxy AI, por jo kështu. Ky ekran masiv sjell në jetë karakteristikat e Galaxy AI në përmasa të mëdha për të maksimizuar produktivitetin dhe argëtimin tuaj. 3
Modifikoni me veçorinë "Ndarja e ekranit"
Formatimi i shënimeve tuaja bëhet edhe më i lehtë me veçorinë "Ndarja e ekranit" që ju ndihmon të formatoni shënimet duke ndjekur versionin origjinalin. 5
Përllogaritjet matematikore sapo u bënë më të thjeshta
Solve Math i bën përllogaritjet shumë të lehta falë përllogaritjes automatike të formulave komplekse. Dhe me Handwriting Help, mund të deshifrojë edhe shkrimin tuaj të dorës. 10
Circle to Search me Google në ekranin e madh
Përjetoni fuqinë e Circle to Search me Google në një ekran më të madh. Thjesht rrethoni, nënvizoni, ose prekni një imazh ose tekst për të marrë rezultate nga kërkimi në Google. Mund të merrni edhe përkthime të menjëhershme. 11
Hapni AI me një prekje të vetme
Prekni Galaxy AI Key për të lejuar Galaxy AI të kërkojë atë që dëshironi. Tashmë, tastiera juaj është pa dyshim e hatashme. 13
Zgjidhni përmasën e madhe ose ultra të madhe
Zhytuni në ngjyra më të thella dhe të zeza më të errëta, të gjitha të optimizuara për ekranin Dynamic AMOLED 2X. Përjetoni një përvojë kinematike me rezolucionin e pabesueshëm dhe ndërveprimet ultra të qarta në atë që konsiderohet si ekrani më i mirë nga shumë persona. 16
Më pak reflektim kudo
Reduktoni reflektimin dhe përmirësoni shikueshmërinë me teknologjinë anti-refleks dhe Vision Booster të fuqishëm.
Qëndron i freskët edhe kur rritet niveli i lojës
Rrisni adrenalinën me një procesor ultra të shpejtë dhe të fuqishëm. Kur përdorimi rritet në masë të konsiderueshme, ai qëndron i freskët me sistemin më të madh të ftohjes Vapor Chamber, i cili është projektuar për të freskuar në mënyrë më efikase sa më shumë të luani lojëra ose video. 17
Ruani më shumë nga gjërat që ju pëlqejnë
Ruani më shumë. Nga projektet krijuese, deri te filmat, lojërat ose edhe thjesht fotografitë, falë sasisë së madhe të hapësirës së brendshme ruajtëse në dispozicion. 18
Rezistent ndaj pluhurit. I reziston ujit
Pak ujë nuk do ju dëmtojë. Në fakt, jeni të mbrojtur deri në 1,5 metra thellësi në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. 19
Rezistencë që nuk mund të tejkalohet
Korniza me mburojë të përforcuar alumini është më rezistente se kurrë dhe gati për të përballuar të gjitha llojet e pikave të ujit. 20
Më shumë bateri. Më shumë lojëra. Më shumë video
Shfrytëzoni në mënyrë efektive jetëgjatësinë e lartë të baterisë. Luani për orë të tëra, shikoni shfaqjet tuaja të preferuara dhe më pas karikojeni sa hap e mbyll sytë deri në 100% përmes karikimit super të shpejtë. 21
Një kamerë ultra e gjerë për të kapur më shumë nga bota juaj
Kamera e përparme ultra e gjerë garanton që thirrjet me video t'ju inkuadrojnë në perfeksion. Nga ana e palosshme, kapni video dhe foto të mrekullueshme në HD që mund t'i modifikoni menjëherë në pajisjen tuaj të serisë Tab S10. 22
E mahnitshme më vete. Më mirë së bashku
Merrni maksimumin nga seria Tab S10 duke e çiftuar me produkte të tjera Galaxy. Ato funksionojnë në mënyrë të përkryer së bashku, në mënyrë që çdo gjë që të bëni të realizohet natyrshëm. 23
Sjellim në tavolinë aplikacionet më të mira
Aplikacione të hatashme si LumaFusion dhe Clip Studio Paint janë ngarkuar paraprakisht për të nxitur kreativitetin tuaj, por mund të shkarkoni lehtësisht aplikacione të tjera, ku përfshihen: PicsArt, Sketchbook, Noteshelf3 dhe Wall Street Journal. 24
Specifikimet
-
Procesori
3.4GHz, 2.8GHz, 2GHz
-
Ekrani
14.6" (369.9mm)
-
Kamera kryesore - Rezolucioni
13.0 MP + 8.0 MP
-
Pesha (g)
723
-
Shpejtësia e CPU
3.4GHz, 2.8GHz, 2GHz
-
Lloji i CPU
Octa-Core
-
Madhësia (Ekrani kryesor)
14.6" (369.9mm)
-
Madhësia (Ekrani_kryesor)
369.9mm (14.6" drejtkëndësh i plotë) / 367.2mm (14.5" kënde të rrumbullakosura)
-
Rezolucioni (Ekrani kryesor)
2960 x 1848 (WQXGA+)
-
Teknologjia (Ekrani kryesor)
Dynamic AMOLED 2X
-
Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor)
16M
-
Po (Gjest/Telekomandë)
-
Kamera kryesore - Rezolucioni
13.0 MP + 8.0 MP
-
Kamera kryesore - Fokusimi automatik
Po
-
Kamera e përparme - Rezolucioni
12.0 MP + 12.0 MP
-
Kamera kryesore - Blici
Po
-
Rezolucioni i regjistrimit të videos
UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
-
Memoria_(GB)
12
-
Magazina (GB)
256
-
Magazina e disponueshme (GB)
225.1
-
Mbështetje për magazinën e jashtme
MicroSD (deri në 1,5 TB)
-
Numri i kartave SIM
Dual-SIM
-
Lloji i folesë së kartës SIM
SIM 1 + SIM i integruar + MicroSD
-
3G UMTS
B1 (2100), B2 (1900), B4 (AWS), B5 (850), B8 (900)
-
4G FDD LTE
B1 (2100), B2 (1900), B3 (1800), B4 (AWS), B5 (850), B7 (2600), B8 (900), B12 (700), B13 (700), B17 (700), B20 (800), B25 (1900), B26 (850), B28 (700), B32 (1500), B66 (AWS-3)
-
4G TDD LTE
B38 (2600), B39 (1900), B40 (2300), B41 (2500)
-
5G FDD Sub6
N1(2100), N2(1900), N3(1800), N5(850), N7(2600), N8(900), N12(700), N20(800), N25(1900), N26(850), N28(700), N66(AWS-3)
-
5G TDD Sub6
N38(2600), N40(2300), N41(2500), N77(3700), N78(3500)
-
Versioni USB
USB 3.2 Gen 1
-
Teknologjia e vendndodhjes
GPS, Glonass, Beidou, Galileo, QZSS
-
Fisha e kufjeve
USB lloji-C
-
MHL
Jo
-
Wi-Fi
802.11a/b/g/n/ac/ax/be 2.4GHz+5GHz+6GHz, EHT320, MIMO, 4096-QAM
-
Wi-Fi Direkt
Po
-
Versioni Bluetooth
Bluetooth v5.3
-
NFC
Jo
-
Profilet Bluetooth
A2DP, AVRCP, DI, HFP, HID, HOGP, HSP, MAP, OPP, PAN, PBAP, PBP, TMAP
-
PC Sync.
Smart Switch (version për PC)
-
Android
-
Ngjyra
Gur Hëne gri
-
Lloji i formës
Tablet
-
Matës shpejtësie, Sensor i gjurmës së gishtit, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensori i Hall, Sensor drite
-
Përmasat (LxGjxTh, mm)
208.6 x 326.4 x 5.4
-
Pesha (g)
723
-
Koha e luajtjes së videos (orë, Wireless)
Deri në 16
-
Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik)
11200
-
E çmontueshme
Jo
-
Formati i luajtjes së videos
MP4, M4V, 3GP, 3G2, AVI, FLV, MKV, WEBM
-
Rezolucioni i luajtjes së videos
UHD 8K (7680 x 4320)@60fps
-
Formati i luajtjes së audios
MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
-
Mbështetja e Gear
Galaxy Buds3 Pro, Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Buds Pro, Galaxy Buds Live, Galaxy Buds+, Galaxy Buds3, Galaxy Buds2, Galaxy Buds, Galaxy Buds FE
-
Mobile TV
Jo
-
Suporti SmartThings
Po
-
Periudha e përditësimit të sigurisë (E vlefshme deri në)
31 Tetor 2031
Zgjidhje dhe këshilla
- Zhbllokoni Samsung Galaxy-n tuaj me një metodë të mëparshme të bllokimit të ekranit
- Si të përditësoni telefonin ose tabletin tuaj Samsung Galaxy
- Përdorni aplikacionin Samsung Find për të gjetur një pajisje të humbur
- Si të përdorësh cilësimet e përditësuara të njoftimeve në Samsung One UI 8
- Si të vendosni sfondin e ekranit gjenerativ në pajisjet Galaxy
Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
*Disponueshmëria e opsionit të ruajtjes së brendshme mund të ndryshojë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular dhe hapësira reale ruajtëse në dispozicion mund të ndryshojë në varësi të softuerit të instaluar paraprakisht.
* Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 62133. Kapaciteti tipik është 11 200 mAh për Galaxy Tab S10 Ultra dhe 10 090 mAh për Galaxy Tab S10+. Kapaciteti nominal (minimal) është 10 880 mAh për Galaxy Tab S10 Ultra dhe 9800 mAh për Galaxy Tab S10+. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy Tab S10 Ultra është 14,6" si drejtkëndësh i plotë dhe 14,5" duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe folesë së kamerës.