Teknologjia Quantum Dot jep figurën më të mirë që kemi ofruar ndonjëherë. Me 100% Color Volume, teknologjia Quantum Dot merr dritën dhe e kthen atë në ngjyra mahnitëse që qëndrojnë të vërteta në çdo nivel ndriçimi.
* 100% Color Volume matet sipas standardit DCI-P3 të certifikuar nga VDE.
4K AI Upscaling
Përshkallëzoni përmbajtjen tuaj në një përvojë 4K
Teknologjia jonë 4K AI Upscaling transformon përmbajtjen në rezolucion me cilësi figure afërsisht deri në 4K.
* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. * 4K AI Upscaling mund të mos zbatohet për lidhjen e kompjuterit dhe modalitetin e lojës.
Sistemi operativ Samsung Tizen (Vetëm për BE)
Përmirësoni argëtimin tuaj me sistemin operativ Samsung Tizen
Përfitoni më shumë nga televizori juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në sistemin operativ Samsung Tizen. Shijoni kanale televizive falas dhe mijëra filma me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Qendrën e lojërave. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga televizori juaj me anë të SmartThings.
* Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. * Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Smart Hub.* Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim.* (Përveç Kinës, Turqisë dhe Izraelit) Nevojitet llogari Samsung për të përdorur gamën e plotë të veçorive të sistemit operativ Samsung Tizen duke përfshirë veçoritë dhe aplikacionet e televizorit inteligjent. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me televizorin tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme, si p.sh. përmes HDMI. Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (kompjuter ose celular) për të krijuar një llogari Samsung.
Motion Xcelerator 120Hz
Përfitoni qartësi lëvizjeje për përmbajtjen e lojërave që ju pëlqejnë deri në 4K 120 Hz
Me përmirësime të jashtëzakonshme të lëvizjes, Motion Xcelerator 120 Hz ofron performancë lëvizjesh të diferencuar për të mbështetur lojërat VRR deri në 120 Hz, në mënyrë që të mposhtni çdo armik, madje edhe në shpejtësi të larta.
* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit.
Cilësia e figurës
A QLED TV processor chip is adjusted on the circuit. The Samsung logo as well as the AI Quantum Processor 4K logo can be seen on top.
Procesor Quantum 4K
Inteligjenca pas figurës dhe tingullit të shkëlqyer
Procesori Quantum 4K drejton performancën e gjithanshme të televizorit, duke optimizuar në mënyrë inteligjente figurën, zërin dhe më shumë, për t’ju dhënë një përvojë vërtet të mahnitshme shikimi.
* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. * Përshkallëzimi mund të mos zbatohet për lidhjen e kompjuterit dhe modalitetin e lojës.
The sun is setting over a wide field with emphasis on a large hay stack. The scene after applying HDR 10+ ADAPTIVE\/GAMING technology is much brighter and crisper than the SDR version.
Quantum HDR
Gamë më e gjerë kontrasti në nivel kinematografik
Quantum HDR nxjerr në pah detajet dhe kontrastin, në mënyrë që ju të mund të përjetoni fuqinë e plotë të çdo imazhi. Duke shkuar përtej standardeve më të larta, përcaktimi i tonit dinamik të HDR10+ krijon të zeza më të thella, imazhe më të gjalla dhe detaje që janë gjithmonë të dukshme.
* Gama e ndriçimit Quantum HDR bazohet në standardet e testimit të brendshëm dhe mund të ndryshojë sipas kushteve ose specifikimeve të shikimit.
Vërtetuar nga PANTONE
Shijoni ngjyrat autentike të vërtetuara nga PANTONE
Vërtetimi nga PANTONE certifikon shprehjen e saktë të 2030 ngjyrave PANTONE dhe 110 tonaliteteve të lëkurës të shtuara rishtazi. Në këtë mënyrë mund të shijoni një përvojë shikimi sa më të saktë dhe sa më pranë jetës reale si kurrë më parë.
A QLED is displaying a man inside a snowy cave as well as a waterfall using the Dual LED backlight technology.
Dual LED
Kontrast i përmirësuar me drita të sfondit LED të ngrohta dhe të ftohta
Teknologjia novatore e ndriçimit të sfondit ofron kontrast më të fortë dhe më të saktë duke optimizuar tonin e ngjyrës së ndriçimit të sfondit për t’iu përshtatur llojit të përmbajtjes që po shikohet.
* Dual LED nuk ofrohet për Q60D 32".
The TV screen during daylight is bright. The screen is adjusted to be softer on the eyes as day changes into night. VDE 02\/2024 Tested Eye Care www.VDEinfo.com ID.40058041 Tested by VDE Germany. VDE 02\/2024 Tested CRD Circadian Rhythm Display www.VDEinfo.com ID.40058037 Tested by VDE Germany.
Modaliteti EyeComfort
Një figurë inteligjente e optimizuar për sytë tuaj
Modaliteti unik EyeComfort i Samsung rregullon automatikisht ndriçimin dhe ngjyrat e ekranit tuaj sipas orës së ditës. Pas perëndimit, cilësimet e ekranit janë më të buta për sytë tuaj.
* Shërbimet automatike të parangarkimit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak dhe mund të variojnë sipas rajoneve.
Përvoja e lojërave
FreeSync Premium
Lojëra HDR pa prerje ekrani, pa ngecje dhe me vonesë të ulët
Ndërtuar me teknologjinë kryesore AMD FreeSync™ për të reduktuar ngecjen dhe prerjen e ekranit, FreeSync Premium ofron një përvojë të vërtetë HDR të lojërave. Prodhon pamje të jashtëzakonshme me gamë të lartë dinamike ndërkohë që ruan vonesën e ulët për një lojë të lehtë pa ndërprerje.
* Përvoja e shikimit mund të ndryshojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe njësisë së përpunimit grafik, si edhe shpejtësive të lidhjes së rrjetit dhe niveleve të ping-ut kur luani në renë kompjuterike.
Optimizoni përvojën tuaj të lojërave
Shiriti i lojërave
Optimizoni përvojën tuaj të lojërave
Ekranet më të mëdhenj dhe më të gjerë të televizorit me raporte 21:9 dhe 32:9 ju japin pamje të zgjeruara dhe një përvojë të lartësuar lojërash. Optimizoni edhe më shumë lojën tuaj me Shiritin e lojërave për qasje të lehtë në disa cilësime lojërash.
* Super Ultrawide GameView (21:9, 32:9) ofrohet vetëm për disa lojëra të caktuara për kompjuter dhe konsolë që mbështesin ekranet ultra të gjerë. Mund të kërkohet ndryshimi i rezolucionit të ekranit nga pajisje e jashtme.* Disa tituj lojërash mund të mos e mbështesin këtë veçori.* Modaliteti i zmadhimit të shiritit të lojërave nuk mbështetet në disa shpejtësi rifreskimi.* Ndërfaqja e përdoruesit e shiritit të lojërave mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Sinkronizimi i nuancave
Shijoni ndriçim përfshirës që sinkronizohet me përvojat tuaja të shikimit dhe lojës
Përfshihuni në mjedise të personalizuara dinamike të krijuara nga dritat inteligjente që sinkronizohen automatikisht me çdo përmbajtje tuajën në ekran.
* Dritat inteligjente shiten veç.* Vetëm rajone të caktuara.* Nevojitet llogari Samsung. Kërkohet instalim shtesë i aplikacionit Philips Hue Sync dhe abonim me pagesë.
Tingulli
A Samsung TV plays a scene of a band performing, with a focus on the drummer. The TV emanates rings of sound in various sizes, which pulse energetically and travel in all directions to fill the space, indicating use of the Dolby Atmos feature.
Q-Symphony
Televizori dhe soundbari të orkestruar në harmoni të përsosur
Rrethojeni veten me tinguj nga televizori dhe soundbari të orkestruar në harmoni. Teknologjia Q-Symphony lejon altoparlantët e televizorit dhe soundbarit të funksionojnë njëkohësisht për një efekt më të mirë të tingullit rrethues, pa vendosur në heshtje altoparlantët e televizorit.
* Kontrolloni për përputhshmërinë e Q-Symphony te specifikimet e produktit të soundbarit. * Soundbari shitet veç.
A person on a motorcycle is zipping past from one side to another. Built-in speakers follow the sound of the motorcycle as it moves.
OTS Lite
Tingull virtual gjithëpërfshirës që ndjek aksionin
Tingulli rrethues 3D me audion virtuale të kanalit kryesor ju lejon të zhyteni në përvojën audio.
Active Voice Amplifier Pro
Përmirësimi i zërit i fuqizuar nga AI ju mundëson të ndiqni dialogun pa shpërqendrime
Teknologjia e përmirësimit të zërit e fuqizuar nga AI bën ta dëgjoni dialogun të pastër si kristal duke analizuar tingujt e sfondit, qartësinë e zërit dhe zhurmat e ambientit për të izoluar zërat nga tingujt e tjerë. Shijoni një përvojë të pakrahasueshme të tingullit me dialog të qartë edhe në mjedise shpërqendruese.
*Kjo veçori mund të aktivizohet te Menuja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Active Voice Amplifier Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Active Voice Amplifier Pro është joaktiv.
Soundwaves beneath the TV change in shape as the TV sound adapts to the dialogue, orchestra and soccer game being displayed.
Adaptive Sound Pro
Tingull autentik siç e ka pasur qëllim artisti, i rimasterizuar me përpunim audioje me AI
Adaptive Sound Pro optimizon tingullin në varësi të karakteristikave të dhomës tuaj dhe të përmbajtjes së audios. Përjetoni qartësinë e përmirësuar të zërit dhe tingullin e gjallë dhe të balancuar siç kanë pasur për qëllim krijuesit, falë përpunimit të audios me AI që nxjerr dhe përpunon objektet e tingullit.
*Kjo veçori mund të aktivizohet te Menuja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Adaptive Sound Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Adaptive Sound Pro është joaktiv.
SmartThings
Using SmartThings, an icon of the built-in hub on Samsung TV connects to other icons of various connected home devices in a living room, such as the AC, lights, oven, robot vacuum and air purifier.
SmartThings Hub i integruar
Lidhni lehtësisht pajisjet tuaja inteligjente me televizorin
Me një qendër të integruar SmartThings në televizorin tuaj, mund të lidhni dhe të kontrolloni lehtësisht pajisjet inteligjente të përputhshme me standardet Matter dhe HCA, pa pasuar nevojë për asnjë pajisje shtesë. Ju madje mund të merrni njoftime rreth statusit të pajisjes suaj inteligjente drejt e nga ekrani i televizorit.
Modaliteti 360 Audio
Tingull hapësinor 3D me Galaxy Buds
Kur lidhet me Galaxy Buds, modaliteti 360 Audio i bën tingujt nga televizori juaj të ndihen më realistikë sesa me kufje. Direct Multi-Channel dhe gjurmimi i përmirësuar i kokës munden madje të përcaktojnë drejtimin e zërit ndërkohë që lëvizni kokën për një përvojë hapësinore 3D me tinguj vërtet përfshirës.
Televizori juaj si qendra e kontrollit e shtëpisë suaj dhe pajisjeve IoT
Menaxhoni më mirë shtëpinë duke monitoruar dhe kontrolluar në mënyrë intuitive aplikacionet e shtëpisë tuaj dhe pajisjet IoT nga një hartë 3D e shtëpisë suaj. Shikoni lehtësisht dhe merrni njoftime për statusin e pajisjeve tuaja inteligjente në ekranin e televizorit tuaj.
* Imazhi është i simuluar dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Multi View
Shikojini të gjitha në një ekran
Shikoni çfarë ka në televizor dhe në celularin tuaj në të njëjtin ekran, në të njëjtën kohë. Pavarësisht nëse janë statistika të drejtpërdrejta për sporte ose video me të fshehta për lojërat, thjesht lidhni telefonin tuaj dhe disa ekrane si kurrë më parë. Ju gjithashtu mund të shijoni kryerjen e disa detyrave njëkohësisht në mënyrë të optimizuar dhe të shikoni përmbajtje njëkohësisht.
* Numri i shikimeve të disponueshme dhe aplikacionet/burimet e mbështetura varen nga modeli i televizorit dhe mund të përditësohet pa njoftim. Nevojitet llogari Samsung.* Mbështet smartfonë me sistem operativ Android dhe iOS në modelet n Q70D↑.* Multi View për telefona ofrohet për versionin 4.2 e lart të Android. Për pajisjet iOS, AirPlay mbështetet në iOS 12.3 e lart.* Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë nga imazhi i treguar.
Samsung Daily+
Samsung Daily+
Menaxhoni aktivitetet e tuaja ditore dhe stilin e jetesës më lehtësisht përmes sistemit operativ Samsung Tizen
Përmes ekosistemit të hapur të aplikacioneve të sistemit operativ Samsung Tizen, Daily+ ju lejon të menaxhoni me lehtësi aktivitetet ditore dhe stilin e jetesës nga rehatia e televizorit tuaj. Daily+ përfshin aplikacionet dhe shërbimet si SmartThings dhe Workspace.
* Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë nga shërbimet e palëve të treta dhe nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim apo humbje të shkaktuar nga shërbimet e palëve të treta.* Shërbimi i disponueshëm dhe ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojnë pa njoftim.
SmartThings
Bëni SmartThings!
Optimizoni pajisjet tuaja elektroshtëpiake në një stil jetese inteligjente të krijuar sipas nevojave tuaja. E përmirësuar me qendrën tonë të integruar SmartThings, keni mundësinë të shijoni një shtëpi inteligjente të personalizuar me pajisje të ndryshme të përputhshme me SmartThings të cilat do të lehtësojnë jetën tuaj të përditshme.
* Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim. * Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë dhe identifikimi në llogarinë Samsung. * Pajisjet e lidhura shiten veç.* Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings ashtu edhe te ato të pajisjes së regjistruar automatikisht.
Dizajni
Profile view of QLED TV is on display to shows its ultra slim design.
Dizajni AirSlim
I hollë dhe elegant, më shumë se kurrë
Dizajni tejet i hollë i televizorit tuaj gërshetohet më së miri me murin siç nuk e keni parë kurrë më parë.
Siguri dhe qëndrueshmëri
Samsung Knox Security
Privatësia juaj. E siguruar.
Privatësia juaj tani është e sigurt në televizorët Samsung. Të dhënat tuaja delikate si kodet pin ose fjalëkalimet janë të mbrojtura nga shtresa të shumta softueri dhe hardweri. Gjithashtu, Samsung Knox Security siguron pajisjet shtëpiake IoT të lidhura me televizorin tuaj dhe bllokon automatikisht ekzekutimin e aplikacioneve keqdashëse të paautorizuara ose aksesin në faqe mashtruese. Së fundmi, ekipi i dedikuar i sigurisë së Samsung ju ndihmon të mbani televizorin të sigurt me përditësime të rregullta.
* Siguruar nga Knox’ zbatohet vetëm në televizorët Samsung të fuqizuar nga Tizen®, të hedhur në treg që nga viti 2015.* Përditësimi i softuerit të sigurisë garantohet për të paktën tre vite nga dalja në treg e produktit.* Nevojitet përditësimi i fundit i softuerit.
When AI Energy Mode is off, the surroundings around the TV appear bright. A smartphone screen displaying AI Energy Mode pops up, and it switches from Off to On. With adaptive brightness and AI Energy Mode activated, the energy level decreases significantly, and the scale shifts from day to night.
Modaliteti AI Energy
Kursen energji me analizë inteligjente
Kursimi i energjisë është bërë më i thjeshtë me SmartThings. Me aktivizimin e modalitetit AI Energy, televizori juaj dikton automatikisht nivelin e dritës në ambientin rrethues dhe analizon mënyrat e përdorimit për të përshtatur ndriçimin, i cili ndihmon në reduktimin e konsumit të përgjithshëm të energjisë. Ai gjithashtu analizon përmbajtjen e televizorit skenë pas skene për të përshtatur ndriçimin aty ku është e mundur dhe pa u vënë re, për të zvogëluar konsumin e energjisë.
* Norma e kursimit të energjisë mund të variojë sipas rajoneve, modeleve, madhësive, kushteve të shikimit ose llojeve të përmbajtjes. * Produktet e transportuara në modalitetin Eco kanë disa funksione të modalitetit AI Energy të aktivizuara në mënyrë të paracaktuar, kështu që nivelet e kursimit të energjisë duke aktivizuar modalitetin AI Energy mund të duken më të ulëta krahasuar me modalitetin standard.* Modaliteti AI Energy nuk funksionon me modalitetin e lojës.* Kursimet e energjisë bazuar në rezultatet e testimeve të brendshme mund të ndryshojnë në varësi të përmbajtjes së shfaqur dhe niveleve të ndriçimit rrethues.
SolarCell Remote
Një telekomandë e prodhuar me materiale të ricikluara dhe që karikohet me dritë dielli dhe dritën e ambienteve të brendshme
Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin.
* Për të karikuar telekomandën me energji diellore, uleni telekomandën e televizorit poshtë me panelin diellor të drejtuar për lart. Vendoseni në dhomën tuaj të ndenjes ndërkohë që dritat janë të ndezura ose mund ta vendosni pranë një dritareje ku do të përdorë dritën natyrale të diellit.* Në rast se bateria e telekomandës përfundon, mund ta karikoni atë duke përdorur një kabllo USB-C. Për të kontrolluar nivelin e mbetur të baterisë në telekomandë, referojuni menysë së televizorit (Cilësimet > Të përgjithshmet dhe privatësia > Energjia dhe Kursimi i energjisë> Bateria e disponueshme e telekomandës).* Dizajni dhe pamja e butonit të telekomandës SolarCell mund të variojnë sipas rajonit.* SolarCell Remote në modelet e televizorëve të vitit 2024 përmban minimumi 24% plastikë të ricikluar (duke u bazuar në peshën e të gjithë plastikës)
Tingëllojnë mrekullueshëm së bashku
Premium Q-Series Soundbar
Përvojë plotësisht Wow si në kinema
Ultra Slim Soundbar
Jashtëzakonisht i hollë dhe i fuqishëm
Essential B-Series Soundbar
Tingull i përmirësuar që fuqizon përvojën tuaj me televizorin
Blini direkt. Merrni më shumë.
Specifikimet
QLED
Madhësia e ekranit
55"
Shkalla e rifreskimit
100Hz
Rezolucioni
4K (3,840 x 2,160)
Motori i figurës
Procesor Quantum 4K
HDR (Sfera e lartë dinamike)
Quantum HDR
HDR 10+
Po (I NDRYSHUESHËM/ PËR LOJËRAT)
Përmirësimi me inteligjencë artificiale
4K AI Upscaling
Kontrasti
Dual LED
Këndi i shikimit
Kënd i gjerë shikimi
Micro Dimming
Supreme UHD Dimming
Përforcuesi i kontrastit
Po
Teknologjia e lëvizjes
Motion Xcelerator 120Hz
Kalibrim Smart
Bazë
Modaliteti filmmaker (FMM)
Po
Object Tracking Sound
OTS Lite
Q-Symphony
Po
Përshkruesi i zgjedhjes paraprake të audios
Po
Dalja e tingullit (RMS)
20W
Lloji i altoparlantit
2CH
Multiroom Link
Jo
Active Voice Amplifier Pro
Po
Tingull përshtatës
Adaptive Sound Pro
360 Audio
Po
Sistemi operativ
Tizen™ Smart TV
Bixby
Po
Interaksioni i Zërit me Fusha të Largëta
Po
Voice Assistant i integruar
Alexa (GB, DE, FR, IT, ES, AT, IE)
Samsung TV Plus
Po (GB, FR, DE, IT, ES, CH, AT, NL, SE, NO, DK, FI, PT, IE, BE, LU)
Shfletues interneti
Po
Punon me AI Speaker
Alexa (GB, DE, FR, IT, ES, AT, IE)
SmartThings Hub / Matter Hub / Funksionaliteti i sensorit IoT / Telekomanda e shpejtë
Po
Samsung Health
Po (vetëm për GB, IR)
Udhëzues Universal
Po (GB, FR, DE, IT, ES)
Përvoja me shumë pajisje
Televizor në celular, celular në televizor, fillimi i pasqyrimit të televizorit, pasqyrimi i tingullit, televizor i ndezur me valë, Tap View
Pamje e shumëfishtë
deri në 2 video
Modaliteti i ambientit
Ambient Mode+
NFT
Nifty Gateway
Apple AirPlay
Po (pa Ishujt Aland, Ishujt Faraoe, Antilet Hollandeze, San Marino)
Daily+
Po
Modaliteti automatik i lojës (ALLM)
Po
Game Motion Plus
Po
Dynamic Black EQ
Po
VRR
Po
Tingulli rrethues
Po
Pamje Super Ultra e gjerë e lojës
Po
Zmadhimi i mini hartës
Po
FreeSync
FreeSync Premium
Sinkronizimi i dritës
Po (AT, BE, DK, FI, FR, DE, IT, NL, NO, PT, ES, SE, CH, GB)