Si mënjanohet defekti i një telekomande që nuk funksionon

Ka shumë arsye që e bëjnë telekomandën të mos funksionojë. Megjithatë, arsyet më të zakonshme për një telekomandë të televizorit që nuk funksionon janë problemet e baterisë, problemet e sinkronizimit ose problemet me sensorin infra të kuqe. 

1. Kontrolloni bateritë në telekomandë

Shtypni butonin e ndezjes ndërsa e drejtoni telekomandën drejt televizorit. Sigurohuni që treguesi LED në televizor të pulsojë. Nëse jo, telekomanda juaj nuk ka mjaftueshëm energji të mbetur në bateri. 

Zëvendësimi i baterive.

Shënim:

  • Sigurohuni që polaritetet e baterive (pozitive, negative) të jenë të orientuara saktë.
  • Nëse bateritë janë futur siç duhet, por përsëri nuk funksionojnë, zëvendësoni bateritë me bateri të reja. Rekomandohet që bateritë të zëvendësohen në çifte, jo individualisht.

2. Sinkronizoni telekomandën tuaj smart

Nëse përdorni telekomandë smart, mund të jetë e nevojshme të sinkronizohet për të funksionuar përsëri siç duhet. Shtypni njëkohësisht butonat Return dhe Play/Pause për më shumë se 3 sekonda për të shfaqur dritaren e sinkronizimit. 

Sinkronizimi i telekomandës smart.

3. Kontrolloni për ndërhyrje ose pengesa

Hiqni çdo pengesë midis televizorit dhe telekomandës. Nëse ka objekte midis telekomandës dhe marrësit në televizor, sinjalet infra të kuqe mund të bllokohen. Përveç kësaj, pajisjet elektronike mund të prishin sinjalin nga telekomanda juaj. Nëse keni pajisje elektronike, të tilla si drita, radio ose pajisje celulare rreth televizorit tuaj, provoni t'i largoni ato.

Verifiko sinjalin.

4. Verifikoni sinjalin infra të kuqe vizualisht

Mund të kontrolloni sinjalin infra të kuqe duke përdorur çdo aparat fotografik dixhital, përfshirë atë në pajisjen tuaj celulare. Ndizni kamerën dhe drejtojeni majën e përparme të telekomandës te lentet e kamerës. Shtypni dhe mbani të shtypur butonin në telekomandë ndërsa shikoni ekranin e pajisjes celulare. Do të shihni një dritë ose blic që vjen nga telekomanda. 

Verifikoni sinjalin duke përdorur celularin.

Nëse nuk mund të shihni ndonjë dritë ose blic që vjen nga telekomanda dhe i keni zëvendësuar tashmë bateritë e telekomandës, do të thotë se telekomanda ka një problem.

Shënim: Nëse telekomanda nuk funksionon edhe pas kryerjes së zgjidhjeve të mësipërme, jeni të lutur të kontaktoni Samsung Support.

Faleminderit për komentin tuaj