Chevron

Për njerëzit që bëjnë më shumë

Përmirësohu duke kaluar në Galaxy

Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më shumë. Inkurajojmë shtyrjen e kufijve të asaj që është e mundur. Kjo është arsyeja se pse celularët tanë bëjnë atë që të tjerët nuk munden.

Qielli i natës

Përmirësohu duke kaluar në një kamera më të mirë

Ju pëlqen të bëni fotografi të netëve tuaja të mrekullueshme dhe festave për t'u patur zili? Kështu menduam edhe ne. Teknologjia jonë e përparuar e kamerave, me një gamë të gjerë hapjesh, bën fotografi të shkëlqyera në çdo dritë. Nuk keni nevojë as për ndonjë aftësi të veçantë. Me veçori të zgjuara të krijuara për të optimizuar ngjyrën, kontrastin dhe balancën e bardhë, mund të arrini shkrepjen e përsosur çdo herë. Pra, futuni në Instagram.

e bardhë me ikonën e baterisë

Përmirësohu duke kaluar në një bateri që zgjat më shumë

E dimë se nuk jeni ai lloj personi që nuk bën asgjë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni një person i Instagramit ose i lojës, një bateri Galaxy do të zgjasë aq sa ju. Dhe mund t’a karikoni sërish në një moment me teknologjinë e avancuar të karikimit të shpejtë me valë.

I zi me ikonën e ndriçimit të përforcuar

Përmirësohu duke kaluar në një telefon të shpejtë për transmetim

Ndoshta nuk ju pëlqen të prisni. E pra, në saj të përmirësimeve të mrekullueshme të pajisjeve, telefoni juaj përdor shpejtësinë më të mirë të rrjetit të operatorit tuaj për të transmetuar dhe shkarkuar më shpejt. Në fakt, mund të përdorni shpejtësitë e rrjetit deri në 1.2Gbps. Së fundmi prezantuam ftohjen me ujë dhe karbon, kështu që procesori nuk nxehet, që do të thotë se performanca nuk do të ndryshojë edhe kur jeni duke luajtur.

I zi me ikonën e ekranit

Përmirësohu duke kaluar në një ekran akoma më përfshirës

Ai programi i pamohueshëm në TV për të cilën të gjithë po flasin? Duhet t’a shikoni edhe ju. Shfaqja mahnitëse e Infinity Display shtrihet nga skaji në skaj, që do të thotë më shumë ekran për më shumë nga ato që dëshironi. Ekrani ynë më i madh përfshin një gjerësi të pabesueshme prej 6.4 inç, me një rezolucion prej 2960x1440 për një pamje që është më afër realitetit sesa kurrë më parë. E përkryer për ndarje të ekranit në shumë dritare për të bërë shumë detyra në të njëjtën kohë gjithashtu.

I bardhë me ikonën e mburojës

Përmirësohu duke kaluar në një telefon më të qëndrueshëm

Shumicës së njerëzve u ka rënë telefoni nga dora. Ndodh. Lajmi i mirë është që celularët tanë janë testuar ndaj rrëzimeve. Ata gjithashtu janë shumë të qëndrueshëm ndaj ujit dhe pluhurit. Në fakt, telefonat tanë kanë standartin ndërkombëtar të IP68, që është vlerësimi më i lartë deri më tani. Pra, kudo që përdorni telefonin tuaj, është krijuar për të përballuar shumicën e aksidenteve.

I zi me ikonën e kartës së memories

Përmirësohu duke kaluar në ruajtje të zgjerueshme

Sepse askujt nuk i pëlqen të fshijë gjërat, tani mund të ruani çdo kujtim. Një telefon Galaxy ka memorie të madhe të brendshme, me ruajtje shtesë të zgjerueshme prej 512GB - ajo është deri në 1TB gjithsej. Gjë që do të thotë shumë fotografi, aplikacione dhe video që janë gati për ju për t’i shijuar.

I bardhë me ikonë bllokimi

Përmirësohu duke kaluar në një telefon që është i sigurtë

Vetëm ju mund të hapni telefonin tuaj me zhbllokimin super të shpejtë biometrik nëpërmjet shenjës së gishtit, irisit ose fytyrës suaj. Ka akoma më shumë, në momentin që ndizni telefonin tuaj, të dhënat tuaja mbrohen nga Samsung Knox. Ndryshe nga siguria e vetme që vjen nga programi i celularit, Knox është shkrirë me mbrojtjen nga qarku.

Shikoni çfarë po thonë njerëzit për Galaxy

The new Note9 reviewed

  • BGR
    “Falë stilit të mrekullueshëm të S Pen, Galaxy Note9 është klas më vete”.
  • Forbes
    “Note9 është një bishë lojrash.”

The S9 reviewed

  • Wired
    “Pjesa më e mirë e këtij telefoni? Kamera e tij.”
  • The Guardian
    “Smartfoni më i mirë padyshim, me ekran të madh”.
Çift duke bërë selfie për desktop , sfondi gri për celular

Ruani gjithçka që doni

Jua lehtësojmë që të ruani të gjitha gjërat që e rëndësishme në telefonin tuaj të vjetër. Smart Switch transferon aplikacionet, skedarët dhe fotot tuaja në pak minuta.

Më i fundit dhe më
i mrekullueshmi yni

Galaxy Note9

galaxy note9 galaxy note9 galaxy note9
Ocean Blue

128GB

512GB

128GB

512GB

128GB

Galaxy S9, S9+

Galaxy S9 Galaxy S9 Galaxy S9
Lilac Purple

64GB

256GB

64GB

256GB

64GB

256GB