RR7000 Frigorifer i gjatë me një derë dhe teknologjinë No Frost, 387L
RR39M7565B1/EF
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Më shumë hapësirë brenda
Kapacitet i madh brenda raftit
Ka një kapacitet të madh, sipas dizajnit Cabinet Fit që do të përshtatet natyrshëm me kuzhinën tuaj aktuale. Në të ka hapësirë të mjaftueshme për të ruajtur pazarin e përjavshëm të ushqimeve, dhe është shumë më e lehtë që të mbani gjithçka të mirë-organizuar, në mënyrë që të gjeni dhe nxirrni me shpejtësi gjërat që ju nevojiten.
* Kapaciteti aktual mund të ndryshojë sipas specifikimit të secilit model
Pa akumulim akulli dhe ngrice
No Frost
Teknologjia No Frost rrit qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante në çdo qoshe të frigoriferit, e cila parandalon akumulimin e ngricës dhe akullit. Ajo gjithashtu arrin temperaturën e synuar shumë më shpejt, rrit qëndrueshmërinë e sistemit të ftohjes dhe shmang harxhimin e energjisë përmes cilësimit të parazgjedhjes.
Ftoh çdo qoshe
Ftohje nga të gjitha anët
Sistemi i ftohjes nga të gjitha anët monitoron vazhdimisht çdo luhatje të temperaturës dhe ftoh frigoriferin njëtrajtësisht në çdo cep. Ajri i ftohtë nxirret përmes vrimave të shumëfishta të ajrimit në çdo ndarje rafti për ta qarkulluar ajrin në shumë drejtime, në mënyrë që të ruhet një temperaturë konstante dhe që ushqimi të qëndrojë më i freskët.
Ruan freskinë e ushqimeve
Ftohje metalike
Pllaka ftohëse metalike në murin e pasmë ruan të ftohtin dhe ndihmon në ruajtjen e temperaturës optimale brenda frigoriferit, duke rikuperuar çdo humbje nxehtësie. Rrjedhimisht, ushqimi juaj ruhet më mirë, edhe nëse e hapni dhe mbyllni shpesh derën. Ajo i jep dhe një pamje vërtet shik dhe pastrohet tejet lehtësisht.
Ftohje dhe ngrirje e shpejtë
Power Cool dhe Power Freeze
Ofron një performancë të shpejtë ftohjeje për të ftohur pijet dhe për të prodhuar akull. Me një të prekur butoni, Power Cool e qarkullon ajrin e ftohtë vrullshëm brenda frigoriferit, në mënyrë që ushqimi dhe pijet të ftohen me shpejtësi. Power Freeze është i shkëlqyer për ngrirjen ose ngurtësimin e ushqimeve të ngrira, si për shembull akulloret, dhe për të prodhuar më shumë akull.
Kontrollojeni nga kudo
Mini-modem inteligjent
Përfshin një mini-modem inteligjent, kështu që ju mund të kontrolloni funksionet e tij kudo dhe kurdo përmes një Aplikacioni* në smartfonin tuaj. Ju mund të kontrolloni modalitetet e Ftohjes së shpejtë, të monitoroni temperaturën dhe të merrni njoftime nëse dera lihet hapur. Ai gjithashtu diagnostikon gabimet, kështu që nuk keni pse të lexoni manualin.
* I disponueshëm në pajisjet iPhone dhe Android. Nevojitet lidhje Wi-Fi.
Ruani dhe merrni me lehtësi artikujt
Raft i rrëshqitshëm
Të gjesh artikullin që të duhet në frigorifer shpeshherë do të thotë të rrëmosh nëpër një pirg me ushqime, por rafti i rrëshqitshëm lëviz lehtësisht. Pra ju mund të ruani, organizoni dhe merrni ushqimet tuaja në mënyrë efikase dhe të shpejtë, duke gjetur dhe marrë produktet e vendosura në pjesën e pasme dhe në çdo qoshe, pa lënë bosh asnjë hapësirë.
Vendosni më shumë artikuj në raftet e derës
Kosha dere të rregullueshëm
Sistemimi i artikujve të mëdhenj ose me forma të pazakonta brenda në frigorifer mund të jetë një sfidë më vete. Koshi i rregullueshëm në derë ju vjen në ndihmë që të organizoni dhe ruani me fleksibilitet më shumë artikuj të përmasave të ndryshme. Ju mund ta përshtatni hapësirën për të sistemuar shishet, kutitë e kartonit dhe artikuj të tjerë të madhësive të ndryshme dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojnë statikë.
Ndriçim i fortë
Ndriçimi i brendshëm
Ndriçimi i brendshëm shkëlqyes në pjesën e sipërme dhe anësore të frigoriferit i jep dritë çdo qosheje. Ai është edhe më efikas nga pikëpamja energjetike dhe zë më pak vend krahasuar me ndriçimin tradicional, duke ju kursyer para dhe duke krijuar hapësirë shtesë për të vendosur ushqimet. Ofron një ndriçim më të butë dhe më komod për sytë tuaj.
Vendosni ushqimin kudo
Shporta e lëvizshme
Shporta e lëvizshme ju lejon të ruani dhe të merrni lehtësisht nga frigoriferi ushqimet tuaja të preferuara, që i konsumoni më së shumti, si për shembull bulmetin, ëmbëlsirat ose verërat. Mund ta përdorni si raft ose shporta mund të hiqet, në mënyrë që të arrini lehtësisht çdo gjë. Duke qenë se është e tejdukshme, mund ta shihni me shpejtësi se çfarë ka brenda.
Lagështi optimale
Kontrolli i lagështirës për koshin e perimeve
Kontrolli i lagështirës për koshin e perimeve mban të freskët një sasi më të madhe frutash dhe perimesh për një kohë më të gjatë, pasi ka mjaftueshëm hapësirë për të ruajtur artikujt e mëdhenj. Ai rregullon vazhdimisht nivelin e lagështisë për të ruajtur lagështinë optimale duke hapur dhe mbyllur automatikisht një vrimë ajrimi, e cila bllokon ose çliron lagështinë.
Specifikimet
-
Lloji i ftohjes
Ftohje metalike (hyrje)
-
Totali bruto (litra)
387 ℓ
-
Totali bruto (litra)
387 ℓ
-
Gjerësia neto (mm)
595 mm
-
Lartësia neto e kasës me dorezën (mm)
1853 mm
-
Lartësia neto e kasës pa menteshën (mm)
1853 mm
-
Thellësia neto me dorezën e derës (mm)
694 mm
-
Thellësia neto pa dorezën e derës (mm)
644 mm
-
Thellësia neto pa derën (mm)
575 mm
-
Gjerësia e paketimit (mm)
646 mm
-
Lartësia e paketimit (mm)
1950 mm
-
Thellësia e paketimit (mm)
760 mm
-
Pesha neto (kg)
74 kg
-
Pesha e paketimit (kg)
79 kg
-
20/40/40H (Enë)
24/54/72
-
Lloji i ftohjes
Ftohje metalike (hyrje)
-
Numri i rafteve (total)
6 cp.
-
Numri i rafteve (me palosje)
1 cp.
-
Ndarja e bulmetit
Po
-
Rafti i verërave
Po
-
Tabaka që tërhiqet
Po
-
Numri i xhepave të derës
7 cp.
-
Mbajtësja e vezëve (vasketa e vezëve)
Po
-
Drita e brendshme LED
Po
-
Kontrolli i lagështirës (sirtari i zarzavateve dhe frutave)
Po (1cp.)
-
Stampimi me të nxehtë
Po
-
Numri i sirtarit të zarzavateve dhe frutave
2 cp.
-
Funksioni i ftohjes së fuqishme
Po
-
Dera e kthyeshme
Po
-
Alarmi i derës
Po
-
Agjenti ftohës
R600a
-
Kyçja dhe çelësi
Po
-
Lloji i ekranit
I jashtëm (i zi)
-
Doreza e derës
Dorezë e lehtë për tu hapur
-
Ngjyra
E zezë DOI
-
Klasa e efikasitetit të energjisë
E
-
Niveli i zhurmës
39 dBA
-
Kategoria klimatike
SN-T
-
Konsumi i energjisë
120 kWh/viti
-
Regjimi i pushimeve
Po
-
WiFi i integruar
Jo
-
Bluetooth
Jo
-
Mbështetje WiFi Modem (shitet veç).
Jo
-
WiFi Kit
Jo
-
Mbështetja e aplikacionit SmartThings
Jo
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
Pyetjet e shpeshta
- Çfarë duhet të bëj nëse frigoriferi nuk më funksionon si duhet?
- Pse nxehen muret anësore të një frigoriferi Samsung?
- Çfarë duhet të bëni nëse kullon ujë nga depozita e kullimit të frigoriferit?
- Si mund të parandaloj krijimin e akullit në frigoriferin ngrirës?
- Pse frigoriferi më ka akull ose rrjedhje?
Shikuar së fundmi