Performanca

Performancë si asnjë një smartfonë tjetër, sepse nuk është si asnjë smartfonë tjetër

Gjysma e sipërme e Galaxy Fold, e shpalosur dhe e vendosur me ekran poshtë parë në një kënd nga poshtë. Është përpara një lloji të trajtimit bardhë e zi që thotë Fold

Teknologji e fuqishme

Kapitulli tjetër në harduer të përparuar dhe performancë inteligjente

AP, RAM dhe ruajtja kombinojnë fuqi inovatore me ruajtje të pabesueshme.

Një procesor i përparuar dhe 12GB RAM të jashtëzakonshme ju japin performancë të shpejtë dhe të fuqishme për kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë dhe lojëra të rrjedhshme me pak vonesë — dhe ruajtja e brendshme 512GB ju jep hapësirën për ta mbajtur të gjithë.1

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Imazh i simuluar i procesit të përparuar celular brenda Galaxy Fold

Përmirësuesi Inteligjent i Performancës mëson të parashikojë nevojat tuaja.

Galaxy Fold i përshtatet mënyrës sesi e përdorni telefonin tuaj për performancë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Madje mëson zakonet tuaja, duke vendosur paraprakisht aplikacionet e përdorura shpesh për t’i hapur në çast kur ju nevojiten.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Imazhi me rreze iks i Galaxy Fold pa ekran, duke treguar harduerin e brendshëm. Shtresat ngrihen për të treguar vendndodhjen e çipit të procesorit

Bateria

Bateria revolucionare me qeliza të dyfishta që funksionon si një

Bateria me qeliza të dyfishta në mënyrë inteligjente i jep energji telefonit tuaj.

Bateria revolucionare me qeliza të dyfishta e Galaxy Ford funksionon si një, duke përdorur energji dhe duke karikuar në një mënyrë që parandalon mbinxehjen. Me Regjimin Adaptues Inteligjent të Kursimit të Energjisë mëson mënyrat tuaja të përdorimit për të menaxhuar kohëzgjatjen e baterisë — në mënyrë që të merrni më të shumtën nga kapaciteti mahnitës prej 4380mAh (zakonisht) i baterisë.2

*E disponueshme në modelin LTE. Modeli 5G ka një kapacitet prej 4235mAh (zakonisht) të baterisë.

*Imazhi i simuluar për qëllime ilustrimi.

Modeli LTE
4380 mAh
Modeli 5G
4235 mAh
Imazhi me rreze iks i Galaxy Fold pa ekran, duke treguar baterinë me qeliza të dyfishta dhe sesi përdorin energjinë në një mënyrë të ekuilibruar

Në karikim

Një telefon i rishpikur me një mënyrë të rishpikur të karikimit

Wireless PowerShare ju jep energji për të ndarë.

Jo vetëm i aftë për karikimin me valë, Galaxy Fold është krijuar për të funksionuar gjithashtu si një karikues me valë. Mund të ndajë energjinë e baterisë së tij me pajisje të certifikuara Qi dhe pajisje që mund të vishen.3 Thjesht vendosni pajisjen në qendër të telefonit tuaj për t’i dhënë energji Galaxy Watch tuaj ose Galaxy Buds kur jeni në lëvizje.

Galaxy Buds vendosen në pjesën e pasme të një Galaxy Fold të palosur, pjesa e sipërme hapet dhe ato fillojnë të karikohen
Galaxy Buds vendosen në pjesën e pasme të një Galaxy Fold të palosur, pjesa e sipërme hapet dhe ato fillojnë të karikohen
Galaxy Buds vendosen në pjesën e pasme të një Galaxy Fold të palosur, pjesa e sipërme hapet dhe ato fillojnë të karikohen

Karikimi i Shpejtë me Valë e bën karikimin të shpejtë dhe të volitshëm.

Karikoni Galaxy Fold tuaj pa u munduar me një kabllo. Falë kapaciteteve të tij për Karikimin e Shpejtë me Valë, thjesht mund ta vendosni telefonin tuaj tek karikuesi për t’i rikthyer në 100%.4

Galaxy Fold i shpalosur dhe parë nga përpara në Pad të Karikimit me Valë dhe GUI i karikimit në ekran
Galaxy-Fold
Galaxy-Fold
Galaxy-Fold
Galaxy-Fold

Lidhja

Teknologjia më e fundit që ju mban të lidhur

Galaxy Fold e shpalosur dhe parë nga përpara me figurën e Wi-Fi në ekran. Ekrani transformohet në një transmetim të drejtpërdrejtë të një koncerti me komente nga ndjekësit që shfaqen në ekran

Wi-Fi inteligjent dhe LTE ju mban të lidhur edhe në një turmë.

Përhapni, transmetoni dhe luani me internetin e shpejtë, të besueshëm. Wi-Fi inteligjent është më i shpejtë me Wi-Fi 6 dhe ndihmon t’ju mbrojë nga mashtrimi përmes Wi-Fi në rrjete publikë.5 Dhe kalon pa problem në LTE, duke ju lejuar të keni shpejtësi të pabesueshme edhe kur jeni jashtë nga sfera e Wi-Fi.6

Modeli LTE Wi-Fi
Deri në 1.2Gbps Shkarkimi
Deri në 1.2Gbps Ngarkimi
LTE
Deri në 1.2Gbps Shkarkimi
Deri në 150Mbps Ngarkimi

Bixby

Ndihmësi inteligjent që ju lejon të përqëndroheni në atë që ka më shumë rëndësi

Bixby e bën jetën tuaj të përditshme të ndjehet më e zgjuar dhe më e qetë.

Bixby mëson zakonet tuaja të celularit për të krijuar rutina, duke sugjeruar aplikacione ose veçori për t’i bërë detyrat tuaja të përditshme më të lehta ose duke ju lejuar të personalizoni një rutinë për t’iu përshtatur nevojave tuaja.7, 8 Gjithashtu i përgjigjet zërit tuaj, duke i bërë gjërat edhe kur i keni duart plot.9 Dhe me Vizionin Bixby, mund ta drejtoni kamerën tuaj tek objekte dhe vende për të marrë informacion.10

Dritarja e veprimeve të Rutinave Bixby të Aktivizuara, që thotë Tingulli regjimi i heshtur, filtri i dritës Blu i ndezur dhe regjimi Natën i aktivizuar
Përpara se të flini
Dritarja e veprimeve të Rutinave Bixby të Aktivizuara, që thotë Zëri vokal aktivizuar, Luajtja e Muzikës Samsung dhe Rrotullimi Automatik i orientimit të Ekranit
Ngarja e makinës
Dritarja e veprimeve të Rutinave Bixby të Aktivizuara, që thotë Tingulli regjimi i heshtur, Wi-Fi ndezur dhe Ndryshoni shkurtesën e Kyçjes së Ekranit shkurtorja e Majtë: Kalendari, shkurtorja e Djathtë: Email
Puna

Siguria

Krijuar për ta mbajtur jetën tuaj private të sigurt

Samsung Knox mbron sapo hapni kutinë.

Përfshirë në harduer dhe softuer, platforma Knox mbron Galaxy Fold tuaj në çdo shtresë. Ruan të dhënat tuaja, madje duke ofruar një pjesë të mbrojtur të quajtur Dosje e Sigurt, që nga momenti që ndizni telefonin tuaj.

Rrënja e Besimit në Harduer
Rrënja e Besimit në Harduer
TIMA
TIMA
Mbrojtje dhe Shifrim i Kohës së Përdorimit
Mbrojtje dhe Shifrim i Kohës së Përdorimit
SE për Android
SE për Android
Kuadri i Menaxhimit
Kuadri i Menaxhimit
Imazh i animuar i Galaxy Fold parë në një kënd me tre të katërtat në anën e menteshës. Duke dalë nga ekrani janë gjashtë shtresat e Samsung Knox që janë ndërtuar nga çipi dhe lart.
Konteiner

Autentifikimi biometrik kyç të dhënat tuaja kur nuk jeni aty afër.

Mbajeni telefonin tuaj të sigurt me opsionet e autentifikimit biometrik të Galaxy Fold. Me Njohjen e fytyrës ose skanimin e Shenjës së gishtit, qëndron i kyçur derisa zbulon tiparet unike tuaja. Ose zgjidhni një PIN, metodë ose fjalëkalim.

Dy telefona Galaxy Fold, një parë nga ana e butonit të ndezjes dhe tjetri parë nga përpara, duke treguar vendndodhjen e skanerit të Shenjës së gishtit dhe sensorit të Njohjes së fytyrës