PERFORMANCA

Ky është një PC në xhepin tuaj me fuqinë për të bërë gjëra si asnjë PC tjetër
Ekrani Infinity-O Dynamic AMOLED 2X në Galaxy Note20 Ultra ofron 1500 nit për një pamje shumëngjyrëshe, pa vezullim, edhe në dritën e fortë të diellit.1 Dhe e redukton dritën blu në mënyrë të konsiderueshme për të lehtësuar lodhjen e syve.
*Ekrani Dynamic AMOLED në Galaxy Note20 Ultra ka marrë certifikim nga VDE Germany për 100 përqind Mobile Color Volume në gamën e ngjyrave DCI-P3, që do të thotë se imazhet nuk lënë gjurmë dhe do të keni ngjyra të gjalla të pabesueshme pavarësisht niveleve të ndryshme të ndriçimit. Ekrani mund të arrijë ndriçimin maksimal deri në 1500 nit, duke përmirësuar kontrastin mes aspekteve të errëta dhe të ndritshme të përmbajtjes dixhitale për një cilësi figure më të shkëlqyer, me raport kontrasti 3 000 000:1 për ta bërë përvojën tuaj në celular më tërheqëse.
*SGS, kompania lider botërore e certifikimit, akordoi për ekranin e Galaxy Note20 Ultra Certifikimin Eye Care bazuar në aftësitë e veta për të reduktuar në mënyrë drastike efektet e dëmshme të dritës blu. Ky certifikim mund të gjendet në www.sgs.com.
Ekrani 120 Hz e bën lëvizjen shumë të butë dhe ndërveprimet e prekjes jashtëzakonisht reaguese.2 Kjo e bën gjithashtu shkrimin me S Pen të duket si shkrim me laps real.3 Madje zbulon në mënyrë inteligjente se çfarë po bëni dhe ndryshon automatikisht shpejtësinë e rifreskimit, duke kursyer jetëgjatësinë e baterisë dhe duke ju dhënë më shumë kohë për argëtim.
Krahasimi krah për krah i ndryshimit të lëvizjes së butë mes një ekrani të vendosur në 60 Hz dhe një ekrani të vendosur në 120 Hz.
Filloni lojën, në çdo kohë e në çdo vend
Procesori i përmirësuar ofron më shumë performancë në setin e çipeve. Kjo ju lejon të përfitoni nga loja në re kompjuterike, pa ruajtje në ndërmemorie, ngecje apo shfaqje surprizë të rrotëzës së bezdisshme të ngarkimit.5
Galaxy Note20 Ultra e parë anash. Ai rrotullohet lehtë për të treguar më shumë nga ekrani Infinity-O dhe xhami ndahet nga telefoni për të shfaqur procesorin brenda telefonit.
Fshirja është vetëm një zgjedhje
Me fuqinë e S Pen dhe teknologjinë e videos 8K, aftësia juaj krijuese nuk njeh asnjë kufi — përfshirë ruajtjen. Mund të mbani deri në 1.5TB gjithsej me memorien deri në 512GB të përfshirë dhe deri në 1TB të zgjerueshme përmes kartës microSD.7, 8
Disa fotografi që lëvizin drejt qendrës nga të gjitha anët. Ato formojnë një rrjetë dhe Galaxy Note20 Ultra shfaqet prapa saj me të njëjtën rrjetë fotosh dhe ndërfaqen e Gallery në ekran.
Energji që ju mban juve në punë dhe lojë gjatë gjithë ditës, pa u shqetësuar
Me një kapacitet të jashtëzakonshëm baterie 4500 mAh (tipike), bateria më inteligjente e Galaxy e bën përdorimin e energjisë më efikas për të zgjatur gjatë gjithë ditës.9, 10 Prandaj ju shoqëron gjatë gjithë ditës, dhe vazhdon edhe me argëtimet tuaja deri natën vonë.
Karikim 25 W
Lidheni për të marrë 50% karikim në vetëm 30 minuta.11, 12
pa kordonë, thjesht i shpejtë
Thjesht ulni telefonin për një karikim të shpejtë.13
në pjesën e pasme të telefonit
Mund të karikoni kufjet buds, orën dhe madje edhe telefonin e shokut.14
*USB Implementers Forum, Inc. (USB-IF) u themelua më 1995 për të ndihmuar dhe përshpejtuar pranimin nga tregu dhe konsumatori të pajisjeve të përputhshme me USB. Karikimi Super i Shpejtë i Galaxy Note20 5G dhe Note20 Ultra 5G është çertifikuar për të qenë në përputhje me standartet USB, që do të thotë se produktet tuaja kanë përmbushur standartet më të larta në industri. Ky çertifikim mund të gjendet në www.usb.com me TID 3850, 3851, 3576, 3577.
Dy ekrane të mëdhenj, që ofrojnë shumë më tepër fuqi
Samsung DeX ju lejon të lidheni me valë me televizorin dhe të shikoni një film ose të bëni multitasking me disa aplikacione përmes DeX ndërsa bisedoni me një shok në telefon.16, 17 Madje mund ta ktheni Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra në një bllok me prekje ose të përdorni Bixby në telefon për kontroll të fuqishëm dhe praktik.
*Në prezantim do të mbështeten vetëm televizorët. Mbështetja e monitorëve është planifikuar të nisë në tetor.
Ndarja, e lehtë dhe e përpiktë
Ndarja e skedarëve është e thjeshtë dhe më e shpejtë se më parë me shtimin e teknologjisë së avancuar spaciale në Galaxy Note20 Ultra. Thjesht tërhiqni lart panelin e ndarjes dhe drejtojani telefonin telefonit të shokut tuaj për të dërguar me shpejtësi foto dhe video.18
Dy telefona Galaxy Note20 Ultra në ngjyrë Mistike Bronz, një që shihet nga përpara dhe tjetri që shihet nga pas. Ato drejtohen nga njëri-tjetri për të demonstruar pozicionin e Point to Share. Telefoni që ndodhet përballë pjesës së përparme ka një panel ndarjeje në ekran që dërgon një foto të titulluar Beach-day.jpg. Ikona e Shane është e theksuar dhe paneli ndryshon në “Connecting with Shane”. Më pas “Waiting for device to accept”, më pas “Sending”, dhe në fund “Sent”. Tregon se sa e lehtë është të ndahet me Point to Share.
Dhe të gjitha të preferuarat e Galaxy
Transmetoni, luani ose shkarkoni me shpejtësi të pabesueshme me deri në 8 GB RAM.
Bixby ju udhëzon ndërsa navigoni në Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra. Thjesht flisni dhe Bixby fillon punën.19
Drejtojani kamerën diçkaje dhe Bixby Vision ju jep informacion.20
Altoparlantët stereo dhe Dolby Atmos ju japin një përvojë më të mirë me tingullin.
Futni dy karta SIM nëse ju duhet SIM i dyfishtë, ose ndërrojeni njërën për më shumë hapësirë ruajtëse përmes kartës microSD.8, 21
Ju jep fuqinë që të ndërroni kartat SIM pothuajse në çast.22
Ofron siguri të nivelit “nga fundi në fund” në harduer dhe softuer për të mbrojtur të dhënat tuaja në kohë reale.
Shkyçeni telefonin me Dallimin e fytyrës ose Gjurmët e gishtave ultrasonike. Mund të zgjidhni gjithashtu një kod PIN, motiv ose fjalëkalim për të siguruar të dhënat tuaja.
Mbajeni telefonin të sigurt nga spërkatjet, pikimet dhe deri në 1,5 metra ujë thellësi për rreth 30 minuta.23
Shpaketoni mjetet bazë për të filluar mbarë përvojën tuaj me Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra.24