Galaxy Z Flip7 FE

Telefoni Flip i aksesueshëm për të gjithë

Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të zezë shihet i shpalosur. Kur rrotullohet, paloset plotësisht derisa shfaqet ekrani i kapakut. Ka madhësinë e xhepit aq sa mund ta mbani në dorën tuaj.

Smartfoni ynë unik, tani gati për të gjithë për ta bërë të vetin. Galaxy Z Flip7 FE merr dizajnin unik Flip dhe e kombinon atë me veçoritë e performancës së lartë të smartfonëve premium - duke inkuadruar një kamerë të nivelit të lartë, ekrane të gjera dhe bateri afatgjatë në xhepin tuaj.

Shikoni pikat kryesore
  • Dizajn kompakt me ndikim të madh

    Pamje nga afër e Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të bardhë me pamje të mbyllur nga pjesa anësore. Kur rrotullohet, hapet në FlexMode dhe shihet nga ekrani i kapakut.

  • Qëndroni një hap përpara ditës suaj me Now Brief

    Përmbledhja javore e Now Brief mund të shihet në ekranin e kapakut të Galaxy Z Flip7 FE. Përdoruesi mund të shfletojë përmbledhjen e plotë në ekranin e kapakut për të parë të dhënat e stërvitjes ditore, motin, kujtimet e fotove dhe më shumë.

  • Përkuleni në këndet tuaja më të mira

    Pamje nga afër e Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të bardhë ku shihen objektivat e kamerës. Nga larg, pajisja shfaqet në FlexMode nga pjesa e pasme. Një selfie në grup mund të shihet në FlexWindow.

Dizajn kompakt me ndikim të madh

Me formën elegante dhe me madhësinë kompakte, Galaxy Z Flip7 FE është dizajnuar të mbahet lehtësisht në xhep. Shpaloseni për të përjetuar një ekran me madhësi të plotë me të gjitha veçoritë dhe funksionalitetet e një smarfoni premium, duke kombinuar lehtësinë me prakticitetin në një dizajn të vetëm.

Tregohet Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të zezë. Paloset dhe mbahet lehtësisht në xhep.
Galaxy Z Flip7 FE i zi shihet në FlexMode nga ekrani i kapakut.

Guxoni me pamje njëngjyrëshe

Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të zezë shihet i shpalosur nga pjesa e pasme dhe një pajisje tjetër shihet në FlexMode nga ekrani kryesor.

Aksesorë të përshtatshëm për telefonin tuaj praktik Flip

Kapak silikoni
Kapak transparent

*Galaxy Z Flip7 FE është i përputhshëm me të gjithë kapakët për telefonat Galaxy Z Flip6.

Kamera 50 MP për selfie

Një selfie e dy personave shkrepet pa duar me kamerën e pasme 50 MP të Galaxy Z Flip7 FE. Shkrepen detaje dhe tekstura më të sakta.
Shkrepni selfie më të pasura dhe të detajuara me përpjekje minimale drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut. Kamera me rezolucion të lartë 50 MP e përmirësuar nga ProVisual Engine ofron imazhe me ngjyra të qarta e të pasura me detaje reale, si p.sh. tone dhe tekstura të sakta të lëkurës.,
Rear Camera
  • 12 MP Ultra e gjerë
  • 50 MP E gjerë Zmadhim i cilësisë optike 2x
Front Camera
10 MP Ekrani kryesor

Përkuleni në këndet tuaja më të mira

Kamera e Galaxy Z Flip7 FE mund të dallojë automatikisht dritën e ulët me Nightography, duke pastruar zhurmën dhe duke rritur mprehtësinë për shkrepje të qarta edhe në hije. Prekni butonin Shqyrtim i dyfishtë dhe ekrani i kapakut lejon që subjekti juaj të ofrojë të dhëna krijuese.
Shfaqen dy pajisje Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të bardhë. Njëra është në FlexMode duke regjistruar një skenë pa duar. Falë Nightography, detajet mbeten të mprehta dhe të qarta edhe në dritë të ulët. Tjetri shfaqet nga ekrani kryesor, pak i palosur për të regjistruar video në stilin e një videokamere.
FlexCam i Galaxy Z Flip7 FE qëndron vetë — me të vërtetë. Vendoseni në FlexMode për të shkrepur skena pa duar ose përdorni stilin e videokamerës duke e kontrolluar me vetëm një dorë.

Qëndroni një hap përpara ditës suaj

Sinjalizimi i përmbledhjes së mengjesit nga Now Brief tani mund të shihet në Now Bar. Ajo transformohet duke u shfaqur në fund te kapakut të Galaxy Z Flip7 FE.

Now Bar. Fokusohuni në të tashmen

Now Bar, i disponueshëm drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut, ju jep akses të drejtpërdrejtë në muzikën që po luhet, njoftimet e drejtpërdrejta dhe më shumë.
Përditësimet e Now Bar shfaqen në fund të ekranit të kapakut të Galaxy Z Flip7 FE. Mund të lëvizni nëpër to për të parë se cilat aplikacione janë aktive si muzika, ushtrimi ose aksesoni përditësimin më të fundit të Now Brief, Përmbledhja e mëngjesit.

Përmbledhje të personalizuara me Now Brief

Merrni një përmbledhje të personalizuar të ditës suaj në Now Brief drejtpërdrejt nga ekrani i kapakut. Informacione të personalizuara, si moti dhe Rezultati i energjisë, janë të gjitha të disponueshme në një vështrim të vetëm.

Përmbledhja javore e Now Brief mund të shihet në ekranin e kapakut të Galaxy Z Flip7 FE. Përdoruesi mund të shfletojë përmbledhjen e plotë në ekranin e kapakut për të parë të dhënat e stërvitjes ditore, motin, kujtimet e fotove dhe më shumë.

Flisni me Gemini për çdo gjë që shihni

Google Gemini Live është aktiv dhe përdoruesi po kërkon këshilla për larjen e fustanit. Përmes kamerës, ekrani tregon etiketën e kujdesit, duke theksuar simbolet e larjes.

Flisni lirshëm dhe natyrshëm me Gemini Live për të marrë informacion në kohë reale. Ndani momentet tuaja me anë të kamerës për të kërkuar këshilla ose ide.

Merrni 6 muaj Google AI Pro duke përfshirë 2 TB hapësirë ruajtëse

Merrni një provë 6-mujore për ne, me akses më të lartë në veçori të fuqishme në aplikacionin Gemini si gjenerimi i videove të mundësuar nga Veo3, plus 2 TB ruajtje të sigurt në renë kompjuterike.

Privatësia juaj, e siguruar në epokën e AI

  • Mbrojtja në pajisje

    Motori i të dhënave personale mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë të sigurt. Më pas, ai i enkripton këto të dhëna dhe i ruan në pajisjen tuaj me Knox Vault, duke e vështirësuar edhe më tej aksesimin nga të tjerët.

  • Kontrolle të personalizuara

    Kini kontroll mbi Galaxy AI tuaj. Ju vendosni se ku do të përpunohen, në pajisje ose në renë kompjuterike.

  • Siguria e lidhur

    Teknologjia Knox Matrix Trust Chain ofron siguri në të gjitha pajisjet e lidhura Galaxy në mënyrë që të monitoroni sigurinë e pajisjeve të tjera drejtpërdrejt nga smartfoni juaj Galaxy.

Shprehe stilin tënd me One UI fringo të ri

Shfrytëzojeni në maksimum FlexWindow me personalizimin e përmirësuar të sfondit dhe widget-et e reja që mund të organizohen në një pamje multi-widget. One UI 8 ju lejon të krijoni një ekran të kapakut tërësisht të personalizuar që i përshtatet mënyrës se si e përdorni telefonin.,

Tre pajisje Galaxy Z Flip7 FE në ngjyrë të zezë mund të shihen në pozicione të ndryshme. Në secilin prej ekraneve të tyre të kapakut, shihen Clock Wallpaper, Brief Widget dhe Ekrani kryesor i kapakut.

Pamje të pabesueshme, brenda dhe jashtë

Bateria 4000 mAh optimizohet nga procesori i fuqishëm për më shumë orë argëtimi në ekranin kryesor. Me përmasa 6,7" me një ndriçim maksimal prej 2600 nit, ky ekran zhytës qëndron i detajuar dhe i pastër, në çdo kohë të ditës.,,

Një video mbi 3 orë e 15 minuta po shihet në ekranin kryesor të Galaxy Z Flip7 FE falë jetëgjatësisë së baterisë.

Hapësirë ruajtëse për gjithçka që ju nevojitet

Ruani të gjitha momentet tuaja të çmuara me memorien 8 GB dhe një nga dy opsionet e hapësirës së ruajtjes. Zgjidhni deri në 128 GB hapësirë ruajtëse nëse ju pëlqen të bëni foto dhe të transmetoni video. Ose, shkoni edhe më tej deri në 256 GB hapësirë ruajtëse, nëse jeni lojtar i apasionuar ose shkarkoni aplikacione më të mëdha, për të shmangur zënien e hapësirës ruajtëse dhe ngadalësimin e telefonit.

Arsyet e kalimit në Galaxy

Imagjinoni se ku mund t'ju çojnë smartfonët tanë më të fuqishëm ndonjëherë. Ju nuk do të zbuloni vetëm një botë krejt të re, por një Galaxy të tërë që funksionon pa problem me pajisjet e tjera Android. Madje mund të dërgoni pa mundim skedarë midis pajisjeve duke përdorur veçorinë tonë Quick Share. Bëni ndryshimin dhe hapni një horizont të ri me një smartfon Galaxy. Mëso më shumë

Galaxy Z Flip7 FE shfaqet i hapur me pamje nga ekrani kryesor. Pas pajisjes janë dy smartfonë të tjerë të zakonshëm. Aplikacionet dhe informacionet si Fotografitë, Kontaktet dhe Skedarët po transferohen lehtësisht nga smarftonët në Galaxy Z Flip7 FE duke përdorur Smart Switch dhe Quick Share.
  • Smart Switch

    Kalimi nga telefoni juaj aktual është i thjeshtë. Falë Smart Switch, ju mund t'i transferoni fotot, videot, kontaktet dhe aplikacionet tuaja pa mundim dhe në mënyrë të sigurt.,, Mëso më shumë

  • Quick Share

    Përdorni veçorinë Quick Share për të dërguar pa mundim skedarë midis pajisjeve brenda ose jashtë Galaxy, duke përfshirë Android OS dhe PC. Mëso më shumë

  • RCS

    Rich Communication Services (RCS) ju lejon të dërgoni media me cilësi të lartë, të shihni kur lexohen mesazhet dhe të reagoni në kohë reale për një komunikim pa ndërprerje midis Android dhe iOS. Mëso më shumë

  • Provoni Galaxy

    Dëshironi të shikoni risitë e Galaxy? Përjetoni Galaxy AI dhe One UI më të fundit në aplikacionin Try Galaxy ose në trygalaxy.com. Provo tani

    Kodi QR për të hyrë në Try Galaxy.

Mbështetje e shpejtë

Shijoni një shërbim premium për pajisjen tuaj Galaxy Z Series - e shpejtë, ekspert dhe pa mundim.

Mëso më shumë

Jetesa e lidhur nis me Galaxy

Lidhni Galaxy Z Flip7 FE tuaj me Galaxy Watch8, Buds3 Pro dhe pajisje të tjera Samsung Galaxy për një përvojë jetese të qetë dhe më inteligjente.

Mëso më shumë

Drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, hap pas hapi

Një e nesërme më e mirë fillon me hapa të vegjël. Me një mentalitet të orientuar drejt të ardhmes, ne po ndihmojmë në krijimin e një ekonomie qarkulluese ku materialet mund të riciklohen dhe ripërdoren.

Pyetjet e shpeshta

Galaxy Z Flip7

Galaxy Z Fold7

  1. Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
  2. Rezolucioni 50 MP ofrohet vetëm në kamerën e pasme të gjerë të Galaxy Z Flip7 FE.
  3. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
  4. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account.
  5. Funksioni Now Brief kërkon identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes ose aplikacioneve. Disa veçori mund të kërkojnë një lidhje rrjeti. Mënyrat dhe rutinat duhet të aktivizohen për të përdorur motorin e të dhënave personale për sugjerime rutinë të bazuara në kontekst. Përdoruesi duhet të pajtohet për të hyrë në lejet si fotografitë, videot, skedarët audio dhe ngjarjet e kalendarit. Mund të mos shihni momente në varësi të politikës suaj të ekspozimit. Përshkrimi i fotografisë i dhënë nga momentet mund të mos përputhet me qëllimin e përdoruesit. Njoftimi i ngjarjeve të kalendarit mbështetet nga aplikacionet e kalendarit që përdorin bazën e të dhënave të kalendarit Android dhe disponohet nëse keni të instaluar Samsung Kalendar. Njoftimet për kupon janë të disponueshme vetëm për kuponët e shtuar në Samsung Wallet që kanë një datë skadimi. Për të kontrolluar Energy Score tuaj, të dhënat shëndetësore të gjurmuara nga Samsung Galaxy Watch ose Samsung Galaxy Ring duhet të sinkronizohen me aplikacionin Samsung Health. Rezultati është vetëm për referencë personale dhe nuk është menduar për qëllime mjekësore.
  6. Gemini është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Veçoria Gemini Live kërkon lidhje me internet dhe identifikim në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. I përputhshëm me disa veçori dhe llogari të caktuara. Aktualisht, mund të përdorni një llogari personale të Google që e menaxhoni vetë, ose një llogari pune ose shkolle për të cilën administratori juaj ka aktivizuar aksesin në Gemini. Duhet të jeni 13 vjeç (ose mosha e lejueshme në vendin tuaj) ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari personale ose shkolle të Google dhe 18 vjeç ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari pune.
  7. Imazhi i shkurtuar dhe simuluar. Rezultatet për qëllime ilustrimi dhe mund të ndryshojnë. Kontrolloni saktësinë e përgjigjeve tuaja. Gemini është markë tregtare e Google LLC. Zbatohen kushtet. Duke u abonuar, ju pranoni kushtet për Google One, AI Credits dhe ofertat. Oferta përfundon më 20 korrik 2026. E disponueshme vetëm për moshat 18+. Nëse nuk anulohet më herët, Google One do të tarifojë 19.99 USD/muaj pas përfundimit të provës. Anuloni në çdo kohë. Kthimi i pajisjes së blerë mund të rezultojë në anulimin e abonimit. Shihni kushtet e plota në https://one.google.com/offer/terms-and-conditions/samsung-flipfold7-6month-trial
  8. Motori i të dhënave personale funksionon me kusht që menyja Inteligjenca e të Dhënave Personale të jetë e aktivizuar. Të dhënat e analizuara do të fshihen sapo të çaktivizohet menyja e Inteligjencës së të Dhënave Personale. Motori i të dhënave personale njeh gjuhë të zgjedhura dhe thekse/dialekte të caktuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në arabisht, (të thjeshtuar) kinezisht, holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hindisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, spanjisht, suedisht, tajlandisht, turqisht dhe vietnamez. Motori i të dhënave personale aktualisht analizon aplikacionet origjinale të Samsung.
  9. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit.
  10. Veçoria Weather Wallpaper kërkon lidhje me rrjetin për të marrë të dhënat e motit. Mund të pasqyrojë të dhënat e motit pa lidhje me rrjetin pasi të dhënat të mbërrijnë te pajisja. Pasqyrimi i kushteve atmosferike reale mund të vonohet pasi shërbimi mbështetet në përditësimet e informacionit lokal të motit. Disa foto të bëra në ambiente të brendshme ose në kushte me dritë të ulët ose me rezolucion të ulët mund të mos jenë të pajtueshme. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar.
  11. Vlera tipike e testuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë ndërmjet kampionëve të baterive të testuar sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal është 3887 mAh për Galaxy Z Flip7 FE.
  12. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruhet në pajisje). Koha reale e shikimit të videos mund të ndryshojë në varësi të lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit të videos, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  13. Jetëgjatësia reale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorur, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numri i herëve të karikuara dhe shumë faktorë të tjerë. Vlerësuar kundrejt profilit mesatar të përdorimit të përpiluar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research midis 31.5.2025-8.6.20258 në Britani me versione paraqarkullimi të SM-F761 nën cilësimet e paracaktuara duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar në rrjetin 5G mmWave.
  14. Opsionet e hapësirës ruajtëse dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë sipas operatorit celular, shtetit ose rajonit. Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë në varësi të softuerit të instaluar paraprakisht.
  15. Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 5.0™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 5.0 e lart. Hap Smart Switch Mobile te "Cilësimet" në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarko aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të ndryshojnë sipas metodës së transferimit.
  16. Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hap Smart Switch Mobile te "Cilësimet" në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarko aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarko Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tënd. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të ndryshojnë sipas metodës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS.
  17. Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
  18. Funksioni Quick Share midis pajisjeve Galaxy është i disponueshëm me OS të mëposhtme: smartfonë dhe tabletë me Android OS versioni 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më të lartë, PC me Windows 10 e lart. Kërkohet Samsung Account dhe lidhje me Wi-Fi dhe Bluetooth. Quick Share në pajisjet iOS dhe Android ofrohet duke dërguar lidhjen e përbashkët: skedarët individualë të ndarë nuk mund të kalojnë 10 GB (për një total prej 10 GB në ditë) dhe lidhja do të skadojë pas dy ditësh; kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje interneti.
  19. Disponueshmëria e RCS dhe veçoritë mund të variojnë sipas modelit të pajisjes, rajonit dhe operatorit celular. Të gjithë anëtarët e një bisede në grup duhet të kenë RCS të aktivizuar. Transferimet me rezolucion të lartë janë të kufizuara në skedarë deri në 100 MB për transferim.
  20. Pajisjet Galaxy shiten secila veç.
  21. AI Zoom zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.