Hidhuni një sy funksioneve të kamerës të Galaxy Note20 | Note20 Ultra

Nuk ka ndryshuar vetëm pamja, por edhe kamera në modelet Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra, e cila është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me versionin e mëparshëm. Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra me një kamera të avancuar, do t’ju japin mundësi të arrini më shumë në jetën e përditshme.

Informacion i përgjithshëm mbi kamerën e Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra

Kamerat e modeleve Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra mundësojnë shkrepjen e pozave të një niveli profesional, njësoj si një kamerë e llojit DSLR. Note20 Ultra është i pajisur me një sensor më të avancuar me AF lazer, çka mundëson fokusim më të shpejtë dhe më të saktë mbi objektin. Me funksione të tilla të reja si modaliteti Pro Video, mund të regjistroni një vlog me filmim të rezolucionit 8K ose mund të nxirrni një fotografi nga materiali i filmuar me një rezolucion të lartë dhe ta ruani si një foto të çmuar.

Krahasim i specifikimeve të kamerave

Galaxy Note20

Galaxy Note20 Ultra

Kamera ultra e gjerë 

12 MP, 1.4µm, F2.2

12 MP, 1.4µm, F2.2

Kamera e gjerë

12 MP, 1.8µm, F1.8

108 MP, 0.8µm, F1.8

Kamera me telefotografim

64 MP, 0.8µm, F2.0

12 MP, 1.0µm, F3.0

Zmadhimi

3x objektiv optik hibrid,
30x zmadhim me super-rezolucion

5x objektiv optik, 50x zmadhim me super rezolucion

Kamera e përparme

10 MP, 1.22㎛, F2.2

10 MP, 1.22㎛, F2.2

Thellësia

E përforcuar me AF lazer

Përfitoni nga shkrepja e avancuar me një marrje

Inteligjenca e avancuar artificiale ju jep mundësi të bëni fotot dhe videot më të bukura me një shkrepje të vetme. Funksioni i avancuar “Një marrje” është shtuar në funksionin “Portret me zgjedhje të ngjyrave”, për ta bërë personin të dalë më në pah dhe kohëzgjatja e shkrepjes është zgjatur deri në 15 sekonda për të kapur maksimumi 14 lloje të ndryshme fotosh dhe videosh. 

Si ta përdorni modalitetin Një marrje
 

Hapi 1. Hapni aplikacionin e Kamerës. Prekni NJË MARRJE nga opsionet e menysë.

Hapi 2. Prekni butonin e shkrepjes dhe me objektivin e telefonit bëni kërkim panoramik për të bërë shkrepjen më të bukur. Kamera kap automatikisht pamjen dhe videot më të mira të çdo rasti.

Hapi 3. Kur të mbaroni, prekni miniaturën e imazhit. Do të shihni rezultatet e optimizuara për pamjen që keni kapur.
 

Për të parë rezultatet e tjera, thjesht prekni dhe tërhiqni ikonën për nga lart. Për t’i ruajtur veçmas rezultatet, prekni Përzgjidh dhe klikoni ato që dëshironi dhe pastaj prekni ikonën e shigjetës me kahun poshtë.

Si ta përdorni modalitetin Një marrje

Efektet që mund të shfrytëzoni me Një marrje të avancuar
 

inteligjenca artificiale kap min. 2, maks. 14 lloje fotosh dhe videosh (10 foto dhe 4 video) me një shkrepje të vetme. Rezultatet e Një marrje të avancuar paraqiten në Galeri. Efektet e modelit S20 janë ende të disponueshme dhe funksionit Një marrje e avancuar i janë shtuar Portreti me zgjedhje të ngjyrës dhe filtri me filtrin tim.

Shënim: Rezultatet ndryshojnë në varësi të kohës dhe objektit të regjistrimit.

Përjetoni Rezolucion super të lartë

Nxirrni foto dhe video të gjalla cilësore të cilat duken sikur i keni përpara syve me modelet Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra. Përfitoni nga modaliteti HDR i përmirësuar dhe teknologjia e uljes së zhurmës nëpërmjet kompozimit me rezolucion të lartë me disa kuadro.

Shkrepni foto me rezolucion të lartë

Shkrepni foto me rezolucion të lartë. Mund të prisni foto me rezolucion të lartë duke e zmadhuar pjesën që dëshironi dhe duke e ruajtur si një skedar me rezolucion të lartë. Mund të përzgjidhni me lehtësi një raport me rezolucion të lartë nga cilësimet e shpejta dhe ta bëni foton. 

Si të nxirrni foto me rezolucion të lartë

Regjistrimi i videove me rezolucion të lartë

Regjistroni video me rezolucion të lartë ose video profesionale me rezolucion maksimal 8K. Zgjidhni raportin me rezolucion të lartë nga cilësimet e shpejta dhe regjistroni një video. Kur ta përfundoni regjistrimin e videos 8K, shikojeni videon në aplikacionin Galeri. Kur e prekni butonin CAPTURE (KAP) në një kuadro që ju pëlqen, ai kuadër ruhet si foto me rezolucion të lartë. 

si të nxirrni video me rezolucion të lartë

Shënim: Rezolucioni mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Zmadhim hapësinor i shpejtë dhe pa ngecje

Falë përmirësimit të kapacitetit të zmadhimit në kamerën e Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra, nuk ka nevojë t’i afroheni objektit për të nxjerrë një foto të pastër. Inteligjenca e rritur artificiale mundëson një cilësi më të lartë të zmadhimit duke përdorur kompozimin me disa kuadro. 

  • Galaxy Note20: 30x zmadhim me super rezolucion të bazuar në inteligjencë artificiale dhe 3x zmadhim optik hibrid
  • Galaxy Note20 Ultra: 50x zmadhim me super rezolucion të bazuar në inteligjencë artificiale dhe 5x zmadhim optik hibrid

Shënim: Kur bëni foto ose video me rezolucion të lartë ose me raport me zmadhim të lartë, fokusi mund të mos jetë i qartë nëse objekti ndodhet pranë. Bëjini fotot ose videot nga një largësi e mjaftueshme. 

Regjistrim profesional me modalitetin Pro Video

Me modalitetin Pro Video, një element i ri ky në modelet Galaxy Note20 dhe Note20 Ultra, mund të merrni me lehtësi video cilësore dhe profesionale. Funksioni Pro Video ju jep mundësi të bëni regjistrime të ndryshme duke e ndryshuar zmadhimin dhe zërin sikur të ishit një profesionist.

Për të aktivizuar modalitetin Video Pro, në modalitetet e kamerës, prekni MË TEJ → VIDEO PRO.

Si të regjistroni me modalitetin video profesionale

Për më shumë hollësi mbi kamerën klikoni këtu.

Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit. 

Faleminderit për komentin tuaj