Si ta përdorni Lidhjen në Distancë në televizorin inteligjent Samsung

Nëse keni dëshiruar ndonjëherë që televizorin ta kishit si një kompjuter të dytë, atëherë me televizorin inteligjent Samsung kjo dëshirë ju bëhet realitet. Kur keni nevojë të hyni në faqen e programit MS Office 365 në internet apo të ndani ekranin e kompjuterit, ekziston një mënyrë e lehtë për të hyrë në kompjuter në distancë, duke përdorur televizorin. 

Përdorni Remote Access (Lidhja në Distancë) kur punoni dhe mësoni nga shtëpia

Funksionet që mund të kryejë një televizor po zhvillohen dita-ditës. Vetë televizori mbështet shumë gjëra, por kur nëpërmjet televizorit mund të përdorësh edhe kompjuterin, atëherë mundësitë shtohen edhe më shumë. Krahas lidhjes në distancë me kompjuterin dhe pasqyrimit të kompjuterit, mund të hyni në MS Office 365 dhe t’i përpunoni dokumentet drejtpërdrejt në televizor. Hidhuni një sy mundësive që ofron Lidhja në Distancë. 

Remote Access: Work and learn on your TV | Samsung Remote Access: Work and learn on your TV | Samsung

Tri mënyra lidhjeje duke përdorur Lidhjen në Distancë në televizor

Në panelin e menysë së Lidhjes në Distancë ofrohen tre funksione bazë. Është kompjuteri në distancë të cilin mund ta komandoni nëpërmjet një rrjeti me internet, ndarja e ekranit ku mund të pasqyroni kompjuterin ose smartfonin e lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi, si edhe funksioni Office 365 me të cilin punoni drejtpërdrejt në program nëpërmjet shfletuesit të internetit në televizor. 

tre përdorime të ndryshme nëpërmjet funksionit të lidhjes në distancë

Funksioni Remote PC (Kompjuteri në Distancë) ju jep mundësi ta komandoni kompjuterin nga televizori inteligjent. Që të përdorni funksionet e kompjuterit në distancë, së pari, duhet të dini adresën e saktë IP të kompjuterit, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Sigurohuni që të keni lidhur tastierën dhe mausin me televizorin dhe ndiqni udhëzuesin se si të hyni në kompjuter nga televizori.

Si të lidheni me kompjuterin në distancë

Hapi 1. Përzgjidhni Source (Burimi) në menynë e Stacionit Inteligjent (Smart Hub) dhe pastaj përzgjidhni Remote Access (Lidhja në Distancë).

lidhja në distancë cilësimet menyja

Hapi 2. Përzgjidhni Remote PC (Kompjuteri në Distancë) në panelin e menysë së Lidhjes në Distancë. 

lidhja në distancë paneli kryesor kompjuteri në distancë

Hapi 3. Shkruani adresën IP të kompjuterit dhe emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që përdorni në kompjuter. 

lidhja me kompjuterin në distancë

Shënim : Ky funksion gjendet vetëm në modelet e televizorëve të vitit 2019 ose më pas. Televizorin dhe kompjuterin duhet ta keni të lidhur me një rrjet. 

Në kompjuterin në distancë kontrolloni aktivizimin e kompjuterit në distancë

Duhet të siguroheni që të jetë aktivizuar në kompjuterin tuaj konfigurimi i përdorimit të kompjuterit në distancë. Në panelin e kontrollit të kompjuterit, shkoni në menynë e Sistemit dhe përzgjidhni Remote Desktop (Kompjuteri në distancë), pastaj kaloni në Remote Desktope Activation (Aktivizimi i kompjuterit në distancë). 

parametrat e kompjuterit për aktivizimin e kompjuterit në distancë

Kushtet e mbështetura 

Windows: Mbështetet vetëm Windows 7 Professional ose një version më i lartë me RDP (protokoll i kompjuterit në distancë) me përjashtim të versionit win10 Home

MAC: Mbështetet vetëm MAC OSX 10.5 ose një version më i lartë me VNC (përdorimi virtual i kompjuterit nëpërmjet rrjetit)

Shënim : 

  • Nëse lidhja VNC me kompjuterin MAC është shumë e ngadaltë, duhet ulur rezolucioni i aplikacioneve të instaluara dhe i cilësimeve të tjera. 
  • Nuk ofrohet mbështetje për zërin në lidhjen VNC. (Nga kufizimi i protokollit)
  • Mbështetet me kushtin që të përdoret AP identike. (Pa shkruar adresën IP, lista e adresave IP shfaqet me AP identike)
  • Cilësimet e kompjuterit duhet të lejojnë komandim në distancë, ndërsa sistemi operativ Linux nuk mbështetet.

Lidhja në Distancë është e pajisur edhe me Wi-Fi Direct, funksion ky i cili ndihmon në ndarjen pa pengesa të ekranit midis televizorëve dhe kompjuterëve. Për ta ndarë ekranin e kompjuterit tuaj në televizor, apo anasjelltas, përdorni udhëzimet e shfaqura në ekran për të rregulluar cilësimet dhe për ta lidhur televizorin me një kompjuter nëpërmjet rrjetit Wi-Fi.

Si të aktivizoni ndarjen e ekranit

Hapi 1. Në kompjuter, përzgjidhni Qendrën e menaxhimit ose Pajisjen në fushën e njoftimeve të shiritit të komandave. 

shiriti i komandave në kompjuter

Hapi 2. Përzgjidhni Lidh (Connect) ose Projekto (Project) dhe pastaj përzgjidhni televizorin për ta kryer lidhjen.

përzgjedhja e televizorit në kompjuter

Shënim: 

  • Ndarja e ekranit mbështetet vetëm për Windows 10 Professional ose një version më i lartë. 
  • Nuk ka kufizim sa i takon rezolucionit, duke qenë se ekrani i kompjuterit transmetohet në kohë reale sipas formatit që mbështet televizori. 

Mund të hyni në faqen në internet të MS Office 365 nëpërmjet funksionit Lidhja në Distancë për të përpunuar materiale në programet Word, Excel dhe PowerPoint. 

Kjo mundësohet nga shërbimi në klaud i shfletuesit të internetit në televizor. Për këtë arsye, nuk ka asnjë kufizim sa i takon sistemit operativ. 

Si të hyni në Office 365

Hapi 1. Përzgjidhni ikonën Office 365 në panelin e Lidhjes në Distancë.

lidhja në distancë paneli kryesor office365

Hapi 2. Shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë Microsoft Office.

dritarja e identifikimit për të hyrë në office 365

Shënim: Disa simbole të cilat nuk mbështeten nga tipi i shkronjave të ndërfaqes së përdoruesit Samsung One mund të mos jenë të lexueshme. 

Shënim: Imazhet dhe menyja e pajisjes janë thjesht ilustrim në gjuhën angleze, por gjenden edhe në gjuhën e vendit tuaj.

Faleminderit për komentin tuaj