Konfigurimi i televizorit Samsung duke përdorur llogarinë Samsung.

Ta gëzoni televizorin tuaj të ri Samsung. Kur të konfiguroni televizorin për herë të parë, do t‘ju duhet të identifikoheni në llogarinë tuaj Samsung për të përfunduar konfigurimin fillestar. Ndiqni udhëzimet e thjeshta në këtë video.

Rasti 1 - Telefoni juaj Galaxy është tashmë i identifikuar në llogarinë tuaj Samsung.

Pas përfundimit të konfigurimit të rrjetit gjatë konfigurimit fillestar, mund të konfiguroni llogarinë tuaj Samsung duke zgjedhur Fillo konfigurimin.

Skanoni kodin QR në televizorin tuaj me kamerën e telefonit.

Nëse jeni i identifikuar në llogarinë Samsung në telefonin tuaj Galaxy, mund të identifikoheni në televizor me të njëjtën llogari.

Shënim: Duhet të identifikoheni në llogarinë Samsung pasi të keni konfiguruar lidhjen e rrjetit.

Prekni Identifikoje tani kur dritarja kërcyese të shfaqet.

Prekni Identifikohu.

Jeni identifikuar me sukses në televizor.

Më pas, mund të regjistroni kartën tuaj të kreditit. Gjithashtu mund të zgjidhni Më vonë për të ndaluar në këtë pikë.

Pranoni kushtet e përgjithshme dhe plotësoni cilësimet e mbetura sipas ekranit të televizorit. 

Pasi cilësimet të jenë përfunduar, mund të përdorni aplikacionet dhe veçoritë inteligjente.

 

Rasti 2 - Nëse keni një telefon jo Galaxy dhe gjithashtu një llogari Samsung.

Skanoni kodin QR në televizorin tuaj me kamerën e telefonit.

Identifikohuni në televizor duke vendosur kredencialet e llogarisë tuaj Samsung nga telefoni.

Prekni lidhjen kërcyese kur të shfaqet.

Vendosni adresën tuaj të emailit.

Vendosni fjalëkalimin.

Jeni identifikuar me sukses në televizor.

Mund të regjistroni kartën tuaj të kreditit. Ose, thjesht mund të ndaloni në këtë pikë. 

Pranoni kushtet e përgjithshme dhe plotësoni cilësimet e mbetura sipas ekranit të televizorit. 

Pasi cilësimet të jenë përfunduar, mund të përdorni aplikacionet dhe veçoritë inteligjente.

 

Deklarata e mohimeve

Do t‘ju duhet një llogari Samsung për të aksesuar Smart Hub, shërbimin tonë inteligjent me bazë në rrjet, që përfshin aplikacionet (si aplikacionet për shërbimet e transmetimit) dhe veçoritë tona të tjera inteligjente të disponueshme nëpërmjet pajisjes suaj. Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (laptop, desktop ose celular) për të krijuar ose për t'u identifikuar në llogarinë Samsung. Nëse zgjidhni që të mos identifikoheni në një llogari Samsung, do të mund të lidheni vetëm me pajisjet e jashtme (si p.sh. HDMI dhe televizorin tokësor nëpërmjet ajrit me përdorimin e sintonizuesve të antenave). Imazhet e përdorura në video mund të ndryshojnë nga pajisja juaj në varësi të modelit dhe zonës gjeografike.

 

SAMSUNG

Faleminderit për komentin tuaj