Gjithçka është më e mirë me Galaxy

Ne të gjithë duam të bëjmë atë që na pëlqen dhe ta bëjmë atë më mirë çdo ditë. Qoftë kur jeni në punë, në shtëpi ose duke punuar nga shtëpia, ju nevojitet teknologjia më e mirë në avantazhin tuaj. Me inovacionet e Galaxy në fuqinë dhe performancën e baterisë, ju keni mjetin e vetëm që ju nevojitet, në pëllëmbën e dorës.

"Veçori të shkëlqyera kudo, i shkëlqyer për biznes dhe argëtim!"

Bateria që i përshtatet
rutinës sonë

Bateria inteligjente 24-orëshe e Galaxy1 mund të përshtatet. Kjo do të thotë se ajo mëson rutinën tuaj të përditshme, dhe e optimizon jetëgjatësinë e baterisë sipas mënyrës se si e përdorni telefonin. Dhe kur ju nevojitet pak më shumë energji, karikimi me valë me teknologjinë Qi ju kthen në 100% duke marrë nga telefoni i shokut tuaj2.


Një procesor që lëviz
po aq shpejt sa ju

Ditët më të shpejta kanë nevojë për një telefon që punon po aq shpejt sa edhe ju. Me deri në 12GB RAM3 mund të mbështeteni te Galaxy që të performojë sipas hapit tuaj - edhe kur dërgoni email, modifikoni, komunikoni në video-konferencë, ose kur i bëni të gjitha këto në të njëjtën kohë.

Një ekran i
përshtatshëm për
shikimin tuaj

Ekrani Infinity-O i Galaxy pothuajse pa kornizë4 ju lejon të shikoni tablonë e plotë, të pandërprerë. Që nënkupton më shumë hapësirë për të perfeksionuar kryeveprën tuaj të radhës. Dhe me ekranin Dynamic AMOLED5, ju do të keni ngjyra dhe kontrast të shkëlqyer në çdo ndriçim.

Më shumë hapësirë, sa më shumë që t'ju nevojitet

Tani nuk është më nevoja të lironi hapësirë në telefon. Me më shumë hapësirë të brendshme ruajtëse3 se asnjëherë më parë, do të keni memorie të mjaftueshme për ruajtur idetë e mëdha. Dhe me një fole karte microSD6 keni memorie të zgjerueshme që ju lejon t'i transferoni dhe rezervoni të dhënat në mënyrë që të harxhoni më pak kohë për t'i fshirë.

Siguri e shkallës
ushtarake në xhep

Telefoni juaj di gjithçka rreth jush, prandaj bëjeni atë kasafortën tuaj private. Samsung Knox krijon mbrojtje të shkallës ushtarake për të dhënat, në mënyrë që ju të bëni më shumë dhe të shqetësoheni më pak. Dhe me sensorin e përparuar të gjurmës së gishtave7 dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës8 ju merrni përfitimin e dyfishtë të një privatësie më të lartë, plus kohën e kursyer në futjen e fjalëkalimeve për t'u identifikuar në sajtet tuaja të preferuara.

Çfarë funksionon për ju?

Shikoni videon

Samsung Knox

1 E disponueshme në Galaxy S10+. Përllogaritur kundrejt profilit të përdorimit të një përdoruesi mesatar/tipik. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga Strategy Analytics mes 7-25 janarit në SHBA dhe MB me versionet para publikimit të SM-G970, SM-G973, SM-G975 (128GB). Jetëgjatësia aktuale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve, dhe shumë faktorëve të tjerë.
2 Wireless PowerShare është e kufizuar për Samsung ose smartfonë të tjerë të markës me karikim me valë WPC Qi, si p.sh. Galaxy S9, S9+, S8, S8+, S8 Active, S7, S7 edge, S7 Active, S6, S6 edge, S6 Active, S6 edge+, Note9, Note8, Note FE, Note5 dhe pajisje që vishen si p.sh. Galaxy Watch Active, Gear Sport, Gear S3, Galaxy Watch dhe Galaxy Buds. Mund të mos funksionojë me disa aksesorë, kapakë ose pajisje të tjera të markës. Mund të ndikojë në marrjen e telefonatave ose shërbimeve të të dhënave, në varësi të mjedisit të rrjetit tuaj. Nevojitet karikim me bateri mbi 30% për PowerShare në lëvizje pa e lidhur me prizën për karikim.
3 Deri në 12GB RAM të disponueshme vetëm në modelet qeramike Galaxy S10+ Performance Edition (12GB RAM me hapësirë ruajtëse të brendshme 1TB). Kapaciteti i RAM-it mund të variojë sipas modelit, ngjyrës dhe vendit.
4 E disponueshme në Galaxy S10e, S10, S10+ dhe S10 5G.
5 Ekrani i Galaxy S10e, S10, S10+ dhe S10 5G ka marrë një certifikim për Mobile Color Volume 100% të DCI-P3 (Digital Cinema Initiatives) mbulim me raport kontrasti prej 2.000.000:1 nga VDE Germany.
6 Karta MicroSD shitet veç. Disponueshmëria mund të variojë sipas vendit dhe prodhuesit.
7 E disponueshme në Galaxy S10e, S10, S10+, S10 5G, A70 dhe Galaxy Note9.
8 E disponueshme në Galaxy S10e, S10, S10+, S10 5G, A70 dhe Galaxy Note9.