Specifikimet e kamerës në Galaxy S10

Kamerat ne S10e,S10 dhe S10+ jane te vendosura ne ekranin e pafundëm. Ne kete mënyre, ju arrini të shikoni nje ekran akoma më të madh dhe eksperience më të mire ne shikueshmëri.

Sistem profesional me shumë kamera

Në telefonat S10 ka shumë kamera, të cilat përdorin teknologjinë më të fundit për të rritur ngjyrat në definicionin ultra të lartë dhe për të reduktuar turbullimin me softuer stabilizues të integruar.
 

Me lentat e reja ultra të gjera, ju keni një kamerë tjetër nga ku mund të zgjidhni, e cila ju lejon të nxirrni pamje më të gjera sikur të ishin parë përmes syrit të njeriut.
 

Kamera e pasme e trefishtë në modelet S10 dhe S10+ ju lejon të nxirrni foto me cilësi profesionale sikur të përdornit një kamerë DSLR.
 

Zbuloni më shumë rreth funksioneve të kamerës së re në Galaxy S10 

Zgjidhni modelin tuaj

Numri dhe vendndodhja e kamerave janë paksa të ndryshme në secilin model S10, siç përshkruhet edhe më poshtë.

Kamera teke e përparme

 

S10e ka një kamerë teke të përparme, e cila ka një fokus automatik 10MP me piksel të dyfishtë dhe teknologji UHD për selfie.

Kamera e përparme e Galaxy S10e

Kamera e dyfishtë e pasme
 

Në anën e pasme keni dy kamerat e mëposhtme të rreshtuara horizontalisht:
 

  1. Një lente 12MP me kënd të gjerë (77⁰) me hapje të dyfishtë dhe piksel të dyfishtë. Ajo përfshin edhe softuerin e integruar Stabilizimi i Imazhit Optik (OIS) për të reduktuar pamjet e turbullta.
  2. Një lente 16MP me kënd ultra të gjerë (123⁰).
Kamera e dyfishtë e pasme e Galaxy S10e

Kamera teke e përparme

 

S10 ka një kamerë teke të përparme, e cila ka një fokus automatik 10MP me piksel të dyfishtë dhe teknologji UHD për selfie.

Kamera e përparme e Galaxy S10

Kamera e trefishtë e pasme
 

Në anën e pasme keni tre kamerat e mëposhtme të rreshtuara horizontalisht:
 

  1. Një lente 12MP telefoto (45⁰) me 2x zmadhim dhe softuer OIS kundër turbullimit.
  2. Një lente 12MP me kënd të gjerë (77⁰) me hapje të dyfishtë dhe piksel të dyfishtë. Ajo përfshin edhe softuerin e integruar Stabilizimi i Imazhit Optik (OIS) për të reduktuar pamjet e paqarta.
  3. Një lente 16MP me kënd ultra të gjerë (123⁰).
Kamera e trefishtë e pasme e Galaxy S10

Kamera e dyfishtë e përparme
 

Në anën e përparme keni dy kamerat e mëposhtme të rreshtuara horizontalisht:
 

  1. Një lente 10MP me fokus automatik dhe piksel të dyfishtë që përfshin teknologjinë UHD të selfie.
  2. Një lente 8MP që i jep intensitetin e shtuar fotove tuaja.
Kamera e dyfishtë e përparme e Galaxy S10+

Kamera e trefishtë e pasme
 

Në anën e pasme keni tre kamerat e mëposhtme të rreshtuara horizontalisht:
 

  1. Një lente 12MP telefoto (45⁰) me 2x zmadhim dhe softuer OIS kundër turbullimit.
  2. Një lente 12MP me kënd të gjerë (77⁰) me hapje të dyfishtë dhe piksel të dyfishtë. Ajo përfshin edhe softuerin e integruar Stabilizimi i Imazhit Optik (OIS) për të reduktuar pamjet e turbullta.
  3. Një lente 16MP me kënd ultra të gjerë (123⁰).
Kamera e trefishtë e pasme e Galaxy S10+

Faleminderit për komentin tuaj