Si të përdorni Emoji AR në Galaxy S10

Nëse ju gjithmonë u dërgoni selfie dhe emoji miqve dhe familjes suaj, atëherë do të dashuroheni me telefonat S10, sepse ato vijnë me shumë funksione shtesë personalizimi, duke ju dhënë ju një emoji shumë më realist. 

GIF me Emoji AR të një burri që kërcen

Krijoni një emoji të riKliko për ta Shpalosur
1 Hapni kamerën.
2 Shtypni “Emoji AR” në krye të ekranit.
3 Shtypni “Krijo Emojin tim”.
4 Ndiqni komandat në ekran dhe kur të jeni gati, bëni foton tuaj selfie.
5

Zgjidhni një nga ikonat grua, burrë, vajzë ose djalë dhe shtypni “Tjetër”.

6 Filloni personalizimin:
  • Profili: Jepni emojit një emër.
  • Pamjet: Këtu ju mund të personalizoni tonalitetin e lëkurës, flokët, qimet e fytyrës, sytë, vetullat, hundën, buzët dhe veshët.
  • Rrobat: Këtu ju mund të zgjidhni rrobat tuaja dhe këpucët si dhe të blini veshje shtesë nga dyqani i aplikacioneve Galaxy.
  • Aksesorët: Këtu ju mund të zgjidhni artikujt që vihen në kokë, syze, vathë ose të blini aksesorë shtesë nga dyqani i aplikacioneve Galaxy.
7 Shtypni “Tjetër” dhe pastaj “U krye” pasi të keni mbaruar me personalizimin e emojit tuaj.
8 Emoji juaj tani do të jetë në pjesën “Emojit AR”.

Këshillë e rëndësishme: Provoni të ndryshoni “regjimin” e shkrepjes dhe të luani me funksionet e reja të shfaqjes si Maska, Gjurmimi Trupor dhe Figura me Lëvizje.

Personalizoni mesazhet me emojitKliko për ta Shpalosur
GIF-e me Emoji AR në aplikacionin e mesazheve
1 Hapni aplikacionin “Mesazhet” dhe krijoni një mesazh të ri.
2 Prekni vendos fushën e mesazhit dhe kur të shfaqet tastiera në ekran shtypni “Afishetë”. Këtu do të shihni afishetë dhe gif-et e emojive tuaja.
3 Zgjidhni emojin e dëshiruar dhe pastaj shtypni “Dërgo” për ta ndarë me miqtë tuaj.
Fshini emojitKliko për ta Shpalosur

Ndiqni hapat e mëposhtme për të fshirë një emoji.

1 Hapni kamerën dhe pastaj shtyypni “Emoji AR” në krye të ekranit.
2

Shtypni dhe mbani shtypur emojin që doni të fshini dhe pastaj shtypni ikonën e kuqe fshij.

3 Shtypni sërish “Fshij” për të konfirmuar që doni ta fshini emojin e zgjedhur.

Faleminderit për komentin tuaj

Nuk po e gjeni atë që po kërkoni? Jemi këtu për t'ju ndihmuar.

Telefono

045 620 202

Nga e Hëna deri te Premten : Nga 09:00 deri 17:00

* Për çdo pyetje në lidhje me printerin vizitoni faqen e internetit të "HP" .

Mbështetja në person

Vendodhja e Serviseve

Kërkoni Servisin më të afërt Samsung pranë jush

Na Kontaktoni