Galaxy S25 FE
SM-S731BDBGEUC
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Veçoritë
Shiko pikat kryesore
Më i hollë, më i lehtë, gati për të lënë përshtypje
Me vetëm 7,4 mm gjerësi dhe 190 gram peshë, Galaxy S25 FE është telefoni FE më i hollë dhe më i lehtë deri më tani. Ka gjithashtu kornizat më të holla, së bashku me një dizajn pluskues të kamerës për një pamje elegante dhe përvojë më gjithëpërfshirëse të shikimit. 4
Njihuni me linjën tonë rrezatuese
Frymëzuar nga tradita e dizajnit të serisë S, Galaxy S25 FE vjen në katër ngjyra moderne me finiturë premium të mjegullt: Blu marinë, e zezë, blu e akullt dhe e bardhë. Ka gjithashtu një kornizë dyngjyrëshe për një pamje unike dhe të veçantë, duke u siguruar që stili yt është gjithmonë aty.5
Projektuar për rezistencë
Veshur me Corning® Gorilla® Glass Victus®+ dhe një kornizë të përforcuar Armor Aluminum, Galaxy S25 FE është krijuar nga materiale rezistente dhe premium. Gjithashtu vjen me një vlerësim IP68 kundër depërtimit të pluhurit dhe ujit, kështu që aventura juaj e re nuk do t'ju pengojë në këtë drejtim.6
Zbulo qartësi mahntiëse me AI ProVisual Engine
ProVisual Engine i Galaxy S25 FE fuqizon cilësinë më të mirë të kamerës ndonjëherë në një telefon FE. Përmirëson saktësinë, mprehtësinë dhe kontrastin e ngjyrave në kohë reale në mënyrë që fotografitë, videot dhe modifikimet e tua të duken të gjalla, të detajuara dhe si në jetë reale.
Selfie të qarta dhe të gjalla, në çdo kohë
Video të qarta natën të cilat ja vlejnë çdo moment
Redukton grimcat dhe rrit detajet për të ofruar foto dhe video të qarta dhe të mprehta — edhe në kushte me ndriçim të ulët. Bëj fotografi dhe filmime të qarta me zhurmë minimale, duke siguruar që përmbajtjet e tua të qëndrojnë të gjalla dhe të detajuara pavarësisht errësirës së mjedisit.9
Përfito 6 muaj Google AI Pro me 2 TB hapësirë ruajtjeje
Përfito një periudhë prove 6 mujore të paguar nga ne me më shumë akses në veçoritë e fuqishme në aplikacionin Gemini si p.sh. gjenerimi i videove të mundësuara nga Veo3, plus 2 TB hapësirë të sigurt ruajtjeje në renë kompjuterike. I disponueshëm me serinë Galaxy S25.16
Fuqi baterie që ja vlen të bësh më shumë
Galaxy S25 FE ka një bateri 4900 mAh për performancë të qendrueshme gjatë gjithë ditës. Mund ta karikosh deri në 65 % në vetëm 30 minuta me karikimin e shpejtë me kabllo, që të jesh gati për të dalë në pak kohë.19
Shpejtësi përpunuese marramendëse. Koha për lojëra
Galaxy S25 FE është ndërtuar për të ofruar lojëra ultra të qarta dhe reagim më të shpejtë. Me gjurmimin e rrezeve të bazuar në harduer për pamje grafike më reale dhe një Vapor Chamber 13% më të madhe për të mbajtur nxehtësinë nën kontroll, ai sjell në jetë pamjet e gjeneratës së fundit edhe gjatë aksionit intensiv.20
Ekran gjithëpërfshirës që ja vlen për një botë më të madhe
Ekrani 6,7" FHD+ i Galaxy S25 FE ofron një përvojë gjithëpërfshirëse shikimi me një shpejtësi rifreskimi deri në 120 Hz. Me një kornizë të minimizuar dhe ekran më të ndritshëm me Vision Booster, ofron pamje vizuale të gjalla dhe të qarta që e mbajnë të mprehtë pamjen e përmbajtjes tënde.21
Të dhënat personale mbeten private
Bota jote, widgets e tu, mënyra jote
Me One UI 8.0 të përditësuar, telefoni yt të përshtatet me një ndërfaqe të personalizuar dhe AI më inteligjente që i bën më të lehta detyrat e përditshme. Personalizo figurat e sfondit dhe widgets për t'ju përshtatur stilit tënd, shijo performancë më të shpejtë dhe akseso menjëherë në informacione thelbësore në çdo kohë me Now Bar e ri.23
Arsyet e kalimit në Galaxy
Try Galaxy në telefonin tënd
Try Galaxy është një aplikacion në rrjet që u lejon përdoruesve të shijojnë një përvojë të lehtë, intuitive dhe të personalizueshme, edhe pa pasur një telefon Galaxy. Thjesht skano kodin QR për të shkarkuar aplikacionin dhe fillo të eksplorosh.
Më mirë së bashku me Galaxy
Sinkronizo Galaxy S25 FE me pajisje të tjera Samsung në Galaxy për një jetesë inteligjente dhe të lidhur.
Mbaje me kapak, bëje tëndin
I dizajnuar për t'u përshtatur me stilin tënd, në çdo rast. Merr aksesorë funksionalë që reflektojnë personalitetin tënd.27
Krahaso smartfonët
Pyetjet e shpeshta
Writing Assist mbështet aktualisht 39 gjuhët e mëposhtme: Anglisht, portugalisht, spanjisht, frëngjisht, koreanisht, gjermanisht, italisht, kinezisht (e thjeshtuar, tradicionale), japonisht, hindisht, polonisht, tajlandisht, vietnamisht, arabisht, rusisht, indonezisht, turqisht, holandisht, suedisht, rumanisht, çekisht, danisht, finisht, hungarisht, ukrainisht, hebraisht, greqisht, serbisht, bullgarisht, kroatisht, norvegjisht, sllovakisht, lituanisht, sllovenisht, letonisht, estonisht, bengalisht, suahili.
Po, transferimi i të dhënave nga një pajisje iOS është e thjeshtë me aplikacionin Smart Switch të Samsung. Mund të zhvendosësh kontaktet, fotografitë, mesazhet, aplikacionet dhe më shumë — si me valë ashtu edhe me një kabllo USB — për një kalim të lehtë në telefonin tënd të ri. 28
Galaxy S25 FE është më i hollë, më elegant dhe më i lehtë se Galaxy S24 FE me korniza më të holla dhe një raport më të madh ekran-trup. Më poshtë janë specifikimet për të dyja modelet: Galaxy S25 FE - Përmasat: 161,3 mm x 76,6 mm x 7,4 mm - Pesha: 190 g - Përmasa e kornizës (E sipërme/e poshtme/e majtë): 1,47 mm / 2,51 mm / 1,47 mm - Raporti ekran-trup: 90,19% Galaxy S24 FE - Përmasat: 162,0 mm x 77,3 mm x 8,0 mm - Pesha: 213 g - Përmasa e kornizës (E sipërme/e poshtme/e majtë): 2,19 mm / 3,33 mm / 1,99 mm - Raporti ekran-trup: 87,9%
Përveç Google Gemini dhe Circle to Search, Galaxy S25 FE vjen i pajisur me një gamë të gjerë të veçorive të tij të AI, si Photo Assist, Drawing Assist, Fshirësin e audios, Note Assist, Transcript Assist, Browsing assist, Now Brief, Rutina, Gallery Search, Chat Translate, Interpreter, Call Assist, Writing Assist dhe rekomandimet e përgjigjeve. Ai ofron edhe veçori inteligjente nën Galaxy AI, si Fshirësin e objekteve, Edit Suggestion, Efektin Live, Filtrat, Best Face, Prerjen automatike, Leximin me zë dhe AI Select. Veçori të tjera janë Now Bar, Figura e sfondit dhe ngadalësimi i menjëhershëm. 29
Ndërkohë që kamerat kryesore janë të njëjta, Galaxy S25 FE ka një kamera të përparme 12 MP të përmirësuar (nga 10 MP), e cila ofron selfie më të qarta dhe videotelefonata më të mprehta. 30
Me një bateri 4900 mAh, Galaxy S25 FE është projektuar për performancë të qendrueshme gjatë gjithë ditës. Në përdorim të zakonshëm, mund të presësh deri në një ditë të plotë kohëzgjatje të baterisë. Për veprimtari më kërkuese si lojërat ose transmetimi i drejtpërdrejtë, koha aktive në ekran zgjat zakonisht rreth çerek dite. 31
Galaxy S25 FE mbështet karikimin me valë deri në 15 W. Ofron gjithashtu karikim të shpejtë 45 W me anë të një lidhjeje me tel, duke të dhënë opsione fleksibël në varësi të nevojave të tua.
Po, Galaxy S25 FE mbështet karikimin e shpejtë me karikues me tel deri në 45 W. Me një karikues të përputhshëm, mund të karikosh pajisjen në më pak se një orë. Mbështet gjithashtu karikimin me valë deri në 15 W, edhe pse kjo mënyrë zgjat pak më shumë.
Galaxy S25 FE është vlerësuar si IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit. Kjo do të thotë se mund të përballojë zhytje deri në 1,5 metra në ujë të freskët për deri në 30 minuta në kushte laboratorike. Është i mbrojtur mjaft mirë kundër derdhjeve të ujit në përditshmëri dhe shiut, por ekspozimi i gjatë ndaj ujit — në veçanti ujit të kripur ose burimeve me presion të lartë — duhet të shmanget gjithsesi. 32
Galaxy S25 FE ka teknologji të avancuar sigurie për të të ndihmuar të mbrosh informacionin tënd personal. Samsung Knox Vault ruan të dhënat e ndjeshme si fjalëkalimet dhe të dhënat biometrike në një mjedis të sigurt hadueri. Telefoni përpunon shumicën e të dhënave të tua në mënyrë lokale për të përmirësuar privatësinë dhe përfshin kriptografi post-quantum për mbrojtje të shtuar në të ardhmen. Me komandat e privatësisë të One UI mund të menaxhosh lehtësisht se cilat të dhëna ndahen. Veçoritë e mbrojtjes kundër vjedhjes ofrojnë një shtresë të shtuar sigurie nëse pajisja të humb ose ta vjedhin.
Specifikimet
-
Procesori
3.2GHz, 2.9GHz, 2.6GHz, 1.95GHz
-
Pesha (g)
190
-
Shpejtësia e CPU
3.2GHz, 2.9GHz, 2.6GHz, 1.95GHz
-
Lloji i CPU
Deca-Core
-
Emri i procesorit
Samsung Exynos 2400
-
Madhësia (Ekrani_kryesor)
171.1mm (6.7" drejtkëndësh i plotë) / 166.4mm (6.6" kënde të rrumbullakosura)
-
Rezolucioni (Ekrani kryesor)
1080 x 2340 (FHD+)
-
Teknologjia (Ekrani kryesor)
Dynamic AMOLED 2X
-
Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor)
16M
-
Shpejtësia maksimale e rifreskimit (Ekrani kryesor)
120 Hz
-
Kamera kryesore - Rezolucion (i shumëfishtë)
50.0 MP + 12.0 MP + 8.0 MP
-
Kamera kryesore - Numri F ( i shumëfishtë)
F1.8 , F2.2 , F2.4
-
Kamera kryesore - Fokusimi automatik
Po
-
Kamera kryesore - OIS
Po
-
Kamera kryesore - Zmadhimi
Zmadhimi optik 3x, Zmadhimi me cilësi optike 2x (Aktivizuar nga sensori Adaptive Pixel), Zmadhimi dixhital deri në 30x
-
Kamera e përparme - Rezolucioni
12.0 MP
-
Kamera e përparme - Numri F
F2.2
-
Kamera e përparme - Fokus automatik
Jo
-
Kamera kryesore - Blici
Po
-
Rezolucioni i regjistrimit të videos
UHD 8K (7680 x 4320)@30fps
-
Slow Motion
240fps @FHD, 120fps @FHD, 120fps @UHD
-
Memoria_(GB)
8
-
Magazina (GB)
256
-
Magazina e disponueshme (GB)
232.2
-
Numri i kartave SIM
Dual-SIM
-
Madhësia e kartës SIM
Nano-SIM (4FF), SIM i integruar
-
Lloji i folesë së kartës SIM
SIM 1 + SIM 2 / SIM 1 + eSIM / Dual eSIM
-
Infra
2G GSM, 3G WCDMA, 4G LTE FDD, 4G LTE TDD, 5G Sub6 FDD, 5G Sub6 TDD, 5G Sub6 SDL
-
2G GSM
GSM850, GSM900, DCS1800, PCS1900
-
3G UMTS
B1 (2100), B2 (1900), B4 (AWS), B5 (850), B8 (900)
-
4G FDD LTE
B1 (2100), B2 (1900), B3 (1800), B4 (AWS), B5 (850), B7 (2600), B8 (900), B12 (700), B13 (700), B17 (700), B18 (800), B19 (800), B20 (800), B25 (1900), B26 (850), B28 (700), B32 (1500), B66 (AWS-3)
-
4G TDD LTE
B38 (2600), B40 (2300), B41 (2500)
-
5G FDD Sub6
N1(2100), N2(1900), N3(1800), N5(850), N7(2600), N8(900), N12(700), N20(800), N25(1900), N26(850), N28(700), N66(AWS-3)
-
5G TDD Sub6
N38(2600), N40(2300), N41(2500), N77(3700), N78(3500)
-
5G SDL Sub6
N75(1500+)
-
Ndërfaqe USB
USB lloji C
-
Versioni USB
USB 3.2 Gen 1
-
Teknologjia e vendndodhjes
GPS, Glonass, Beidou, Galileo, NavIC, QZSS
-
Fisha e kufjeve
USB lloji-C
-
MHL
Jo
-
Wi-Fi
802.11a/b/g/n/ac/ax 2.4GHz+5GHz+6GHz, HE160, MIMO, 1024-QAM
-
Wi-Fi Direkt
Po
-
Versioni Bluetooth
Bluetooth v5.4
-
NFC
Po
-
PC Sync.
Smart Switch (version për PC)
-
Android
-
Ngjyra
Blu marinë
-
Lloji i formës
Shirit prekjeje
-
Matës shpejtësie, Barometër, Sensor i gjurmës së gishtit, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensori i Hall, Sensor drite, Sensor afërsie
-
Përmasat (LxGjxTh, mm)
161.3 x 76.6 x 7.4
-
Pesha (g)
190
-
Koha e luajtjes së videos_(orë)
Deri në 28
-
Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik)
4900
-
E çmontueshme
Jo
-
Mbështetja stereo
Po
-
Formati i luajtjes së videos
MP4, M4V, 3GP, 3G2, AVI, FLV, MKV, WEBM
-
Rezolucioni i luajtjes së videos
UHD 8K (7680 x 4320)@60fps
-
Formati i luajtjes së audios
MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA, DFF, DSF, APE
-
Mbështetja e Gear
Galaxy Ring, Galaxy Buds Core, Galaxy Buds3 Pro, Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Buds Pro, Galaxy Buds Live, Galaxy Buds+, Galaxy Buds3, Galaxy Buds2, Galaxy Buds, Galaxy Buds3 FE, Galaxy Buds FE, Galaxy Fit3, Galaxy Fit2, Galaxy Fit e, Galaxy Fit, Galaxy Watch FE, Galaxy Watch Ultra, Galaxy Watch8, Galaxy Watch7, Galaxy Watch6, Galaxy Watch5, Galaxy Watch4, Galaxy Watch3, Galaxy Watch, Galaxy Watch Active2, Galaxy Watch Active
-
Suporti Samsung DeX
Po
-
Bluetooth® Mbështetje për aparatin e dëgjimit
Android Audio Streaming for Hearing Aid(ASHA)
-
Suporti SmartThings
Po
-
Mobile TV
Jo
-
Periudha e përditësimit të sigurisë (E vlefshme deri në)
30 shtator 2032
Zgjidhje dhe këshilla
- Si të transferoni të dhëna nga një iPhone ose iPad te një pajisje e re Galaxy me Smart Switch?
- Unë nuk mund të zhbllokoj pajisjen time Samsung Galaxy
- Zhbllokoni Samsung Galaxy-n tuaj me një metodë të mëparshme të bllokimit të ekranit
- Si përdoret aplikacioni 'Samsung Members'.
- Çfarë bëhet nëse ekrani i prekjes së telefonit tuaj Galaxy nuk funksionon si duhet
Shikuar së fundmi
- 1. *Përmirësimi i rezolucionit bazohet në krahasimin me Galaxy S24 FE. Cilësia aktuale e imazhit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ndriçimit dhe mjedisit të përdorimit. Go to feature
- 2. *Krahasuar me Galaxy S24 FE Go to feature
- 3. *Krahasuar me Galaxy S24 FE Go to feature
- 4. *Krahasuar me Galaxy S24 FE *Trashësi e matur nga paneli i sipërm prej qelqi deri në panelin e poshtëm prej qelqi. Go to feature
- 5. *Disponueshmëria e ngjyrës mund të ndryshojë në varësi të shtetit/rajonit ose operatorit celular. Go to feature
- 6. *Xhami i pasmë nuk përfshin xhamin e kamerës. Korniza nuk përfshin butonat e volumit dhe ata anësorë ose folenë e kartës SIM. *Galaxy S25 FE është vlerësuar si IP68. Bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta dhe për mbrojtje ndaj një objekti të fortë më të madh se 1 mm, si për shembull tel. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Go to feature
- 7. *Përmirësimi i rezolucionit bazohet në krahasimin me Galaxy S24 FE. Cilësia aktuale e imazhit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ndriçimit dhe mjedisit të përdorimit. Go to feature
- 8. *Krahasuar me Galaxy S24 FE *Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të shkrepjes duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje. Go to feature
- 9. *Krahasuar me Galaxy S24 FE *Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të shkrepjes duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje. Go to feature
- 10. *Veçoria Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit mund të rezultojë në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Në imazhin e krijuar pas ruajtjes mbivendoset një shenjë e dukshme sigurie, në mënyrë që të tregohet se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar nuk është e garantuar. Go to feature
- 11. *Rezultatet e fshirësit të audios mund të ndryshojnë për çdo video, në varësi të mënyrës se si janë prezantuar tingujt në video. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disa lloje tingujsh mund të zbulohen, si për shembull zërat, muzika, era, natyra, turmat dhe zhurmat. I përputhshëm me formatet e zakonshme të videos/audios të aksesueshme në Gallery, Samsung Notes, Video Player, Voice Recorder dhe transkriptimin e telefonatave. Zbulimi i tingujve realë mund të variojë sipas burimit të audios dhe kushteve të videos. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Go to feature
- 12. *Kohëzgjatja maksimale për çdo klip që mund të modifikohet duke përdorur Prerjen automatike për Photo Assist është 90 minuta. Kohëzgjatja maksimale e klipeve të kombinuara që mund të modifikohen duke përdorur Prerjen automatike për Photo Assist është 180 minuta. Numri maksimal i klipeve që mund të modifikohen për çdo projekt video është 60 klipe. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Go to feature
- 13. *Imazh i simuluar. UI/UX aktuale mund të ndryshojë. Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje. Go to feature
- 14. *Disponueshmëria e veçorive mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes, gjuhës dhe versionit të shfletuesit. Nevojitet lidhje me internetin dhe Samsung Internet me version 28.0 e lart. Saktësia e përkthimit dhe përmbledhjes mund të ndryshojë në varësi të kompleksitetit të përmbajtjes. Go to feature
- 15. *Writing Assist kërkon një lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Duhet të plotësohen kërkesat e gjatësisë që veçoria të aktivizohet. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Go to feature
- 16. Gemini është markë tregtare e Google LLC. Zbatohen kushtet e përgjithshme. Duke u abonuar, pranon kushtet për Google One, kreditet AI dhe ofertat. Oferta përfundon më 31.1.2026. I disponueshëm vetëm për moshat 18+. Përveç nëse anulohet më parë, Google One do të tarifojë $19,99 në muaj pas përfundimit të periudhës së provës. Anulo kurdo. Rikthimi i pajisjes së blerë mund të rezultojë në anulimin e abonimit. Shiko kushtet e plota në https://one.google.com/offer/terms-and-conditions/samsung-s25-6month-trial Go to feature
- 17. *Gemini është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë për qëllime ilustruese. Veçoria Gemini Live kërkon lidhje interneti dhe identifikim në llogarinë e Google. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të abonimit dhe rezultatet mund të variojnë. I përputhshëm me disa veçori dhe llogari të caktuara. Aktualisht, mund të përdorësh një llogari personale të Google që e menaxhon vetë, ose një llogari pune apo shkolle për të cilën administratori yt ka aktivizuar aksesin në Gemini. Duhet të jesh 13 vjeç (ose mosha e lejueshme në vendin tënd) ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari personale ose shkolle të Google dhe 18 vjeç ose më shumë për të përdorur Gemini me një llogari pune. Go to feature
- 18. *Circle to Search është markë tregtare e Google LLC. Sekuencat janë të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet janë vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale ose të audios. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme dhe vetëm me muzikë ambienti. Nuk do ta identifikojë muzikën që vjen nga kufjet ose nëse volumi i telefonit është i çaktivizuar. Go to feature
- 19. *Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, përdorimit të aplikacioneve, cilësimeve të veçorive, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, zakoneve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. Kapaciteti nominal i Galaxy S25 FE është 4755 mAh. Kapaciteti nominal i Galaxy S24 FE është 4565 mAh. Performanca e baterisë është vlerësuar në bazë të profileve të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Go to feature
- 20. *Vapor Chamber 13% më e madhe krahasuar me Galaxy S24 FE (3,154 mm²). *Performanca mund të ndryshojë në varësi të optimizimit të lojës, përdorimit të aplikacioneve dhe cilësimeve të pajisjes. Efikasiteti i ftohjes varet nga kushtet e mjedisit dhe intensiteti i përdorimit. Go to feature
- 21. *Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 6,7" | 171,1 mm si drejtkëndësh i plotë dhe 6,6" | 166,4 mm duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta. Zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe vrimës së kamerës. Go to feature
- 22. *Knox Matrix mbështetet në smartfonët dhe tabletët Galaxy me One UI 7.0 ose më të ri. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit. Go to feature
-
23.
*Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të variojë sipas shtetit.
*Disa widgets funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account. Go to feature - 24. *Disponueshmëria dhe koha e përmirësimeve të Android OS dhe përditësimeve të sigurisë mund të ndryshojnë sipas modelit të pajisjes dhe tregut. Go to feature
- 25. *Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android™ 5.0 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 5.0 e lart. *Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 5.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Go to feature
- 26. *Veçoria Quick Share midis pajisjeve Galaxy është e disponueshme me OS të mëposhtme: smartfonë dhe tabletë me Android OS versioni 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më të lartë, PC me Windows 10 e lart. Kërkohet Samsung Account dhe lidhje me Wi-Fi dhe Bluetooth. Quick Share në pajisjet iOS dhe Android ofrohet duke dërguar lidhjen e përbashkët: skedarët individualë të ndarë nuk mund të kalojnë 10 GB (për një total prej 10 GB në ditë) dhe lidhja do të skadojë pas dy ditësh; kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje interneti. Go to feature
- 27. *Qi2 e mbështetur; mundëson karikim me valë deri në 15 W kur përdoret me një kapak të përputhshëm. Go to feature
- 28. *Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Për transferimet me valë, shkarko Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tënd. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas mënyrës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS. *Rekomandohet të përdoret një lidhje me tel kur transferohen grupe të ndryshme të dhënash njëkohësisht. *Për më shumë informacion, vizito faqen e Smart Switch. Go to feature
- 29. *Gemini është markë tregtare e Google LLC. Circle to Search është markë tregtare e Google LLC. *Mund të kërkohet hyrje në Samsung account për të përdorur disa funksione të AI. *Samsung nuk bën premtime dhe nuk jep siguri apo garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultateve të dhëna nga veçoritë AI. *Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të variojë sipas rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular të telefonit. *Veçoritë e Galaxy AI do të ofrohen pa pagesë të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë AI që ofrohen nga palët e treta. *Shërbimi i Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara ku ka kufizime moshe në lidhje me përdorimin e AI. Go to feature
- 30. *Krahasuar me Galaxy S24 FE Go to feature
- 31. *Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, përdorimit të aplikacioneve, cilësimeve të veçorive, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, zakoneve të karikimit dhe faktorëve të tjerë. Kapaciteti nominal i Galaxy S25 FE është 4755 mAh. Performanca e baterisë është vlerësuar në bazë të profileve të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Go to feature
- 32. *Galaxy S25 FE është vlerësuar si IP68. Bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta dhe për mbrojtje ndaj një objekti të fortë më të madh se 1 mm, si për shembull tel. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Jo rezistent ndaj pluhurit ose rërës. Go to feature
* Rrjeti: Rrjeti i mbështetur nga pajisja mund të ndryshojnë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
* Bateria: Jetëgjatësia aktuale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, frekuencës së telefonatave dhe mesazheve, numri i herëve të karikimit dhe shumë faktorë të tjerë.
* Memoria e disponueshme përdoruese: Memoria aktuale përdoruese do të ndryshojë në varësi të operatorit dhe mund të ndryshojë pasi të kryhen përmirësimet e softuerit.