Si të konfiguroni cilësimet e thirrjeve në një telefon me sistemin Android

Pajisjet Samsung Galaxy me sistemin Android kanë një larmi opsionesh të thirrjeve. Disa prej opsioneve më të zakonshme janë bllokimi i numrave, njoftimet dhe zilet për thirrjet, përgjigjja dhe mbyllja e thirrjes, mesazhet e shpejta në refuzim të thirrjes dhe shfaqja e thirrjes gjatë përdorimit të aplikacioneve.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Bllokimi i numrave të panjohur/të fshehtë

Mund të bllokoni numra të panjohur/të fshehtë dhe numra të rinj telefoni.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Phone (Telefon) > prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale) > prekni Settings (Cilësimet).

Hapi 2. Prekni Block numbers (Blloko numrat) > aktivizoni Block unknown/hidden numbers (Blloko nr. e panjohur/privatë).

Hapi 3. Mund të shtoni një numër telefoni të cilin dëshironi ta bllokoni.

Bllokimi i numrave të panjohur/të fshehtë

Sinjalizimi për thirrjet dhe zilja

Mund të caktoni si të sinjalizoheni për thirrjet, llojin e ziles, llojin e dridhjes dhe tonin që lëshojnë butonat.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Phone (Telefon) > prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale) > prekni Settings (Cilësimet).

Hapi 2. Prekni Call alerts and ringtones (Sinj. për thirrjet & zilja).

Hapi 3. Përcaktoni Sinjalizimet dhe zilen e thirrjeve dhe tingujt që lëshon tastiera kur preket.

Bllokimi i numrave të panjohur/të fshehtë

Konfigurimi i përgjigjes dhe përfundimit të thirrjeve

Hapi 1. Hapni aplikacionin Phone (Telefon) > prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale) > prekni Settings (Cilësimet).

Hapi 2. Prekni Answering and ending calls (Për t’iu përgjigjur thirrjeve dhe për t’i përfunduar).

Hapi 3. Përcaktoni opsionet si t’u përgjigjeni dhe si t’i përfundoni thirrjet.

Konfigurimi i përgjigjes dhe përfundimit të thirrjeve

Konfigurimi i mesazheve të shpejta në rast të refuzimit të thirrjes

Nëse e refuzoni një thirrje, mund të dërgoni një mesazh.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Phone (Telefon) > prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale) > prekni Settings (Cilësimet).

Hapi 2. Prekni Quick decline messages (Refuzo shpejt mesazhet).

Hapi 3. Ndryshoni mesazhet përkatëse të shpejta në refuzim të telefonatës.

Konfigurimi i përgjigjes dhe përfundimit të thirrjeve

Konfigurimi i shfaqjes së thirrjeve gjatë përdorimit të aplikacioneve

Mund ta përcaktoni vetë se si shfaqen thirrjet hyrëse kur të jeni duke përdorur aplikacioneve të tjera.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Phone (Telefon) > prekni Opsione të tjera (tri pikat vertikale) > prekni Settings (Cilësimet).

Hapi 2. Prekni Call display while using apps (Afishimi i thirrjeve kur përdoren app-e).

Hapi 3. Përzgjidhni mes këtyre mundësive: Full screen (Gjithë ekrani), Pop-up (Njoftim kërcyes) dhe Mini pop-up (Dritare kërcyese mini).

  • Mbaji thirrjet në kërcyese: Pasi u përgjigjeni thirrjeve, ato qëndrojnë në dritaren kërcyese.
Konfigurimi i shfaqjes së thirrjeve gjatë përdorimit të aplikacioneve

Shënim: Cilësimet dhe ekranet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas operatorit të shërbimit, versionit të softuerit dhe pajisjes.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj