Çfarë është Skanimi i Iridave dhe si mund ta përdor në Galaxy S9/S9+?
Veçoria e njohjes së iridave përdor karakteristika unike të iridave të syve tuaj si për shembull formën dhe modelin për të forcuar sigurinë e pajisjes suaj. Të dhënat e iridave mund të përdoren për qëllime të ndryshme verifikimi.
Regjistrimi i iridave për njohjen e tyre
Pajisja mund të ruajë të dhënat e iridave vetëm të një personi. Nuk mund të regjistroni më shumë se një çift iridash.
Kur lëvizni në çfarëdo drejtimi në ekranin e kyçur, do të shfaqet ekrani i njohjes së iridave.
Nëse iridat tuaja nuk njihen, zhbllokoni pajisjen duke përdorur vizatimin, PIN-in ose fjalëkalimin, dhe pastaj regjistroni iridat tuaja.
Nëse ndryshoni metodën e kyçjes së ekranit në Rrëshqit ose Asnjë, të cilat nuk janë të sigurta, të gjitha të dhënat tuaja biometrike do të fshihen. Për të përdorur Samsung Pass ose Pay, regjistroni të dhënat tuaja biometrike përsëri.
Fshirja e iridave të regjistruara
A ka rrethana ku skanimi i iridave mund të mos punojë mirë?
Skanimi i iridave mund të ketë probleme me njohjen e iridave në disa raste:
Kur mbani syze të trasha optike, syze dielli, lente kontakti me ngjyrë ose lente kontakti rrethore.
Nëse kohët e fundit keni bërë ndërhyrje me laser për korrigjimin e shikimit, si për shembull LASIK ose LASEK.
Nëse sipërfaqja e sensorit të dritës mbulohet me aksesorë ekrani, si për shembull mbrojtëse ose ngjitëse ekrani.
Nëse ka papastërti ose mbeturina në kamerën e iridave, sensorin LED.
Nëse jeni në dritë të fortë të diellit ose në dritë të dobët, ambiente me ujë ose me lagështi.
Ju lutemi vini re: Nëse sytë janë të ekspozuara ndaj njohjes së iridave brenda një distance prej 2cm për më shumë se 10 sekonda, kjo mund të jetë e dëmshme për sytë tuaj. Galaxy S9 do të ndalojë automatikisht njohjen e iridave të syve për të mbrojtur sytë tuaj nëse dallon një përdorim të gabuar të kësaj veçorie.
Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.