SmartThings

Jeta e lidhur me SmartThings.

Sinkronizoni shtëpinë tuaj për t'iu përshtatur stilit tuaj të jetesës. Lejoni SmartThings t'ju japë njohuri për pajisjet tuaja të lidhura, t’ju ndihmojë në punët e shtëpisë dhe të përmirësojë përvojat tuaja, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë suaj. Të gjitha këto mundësohen me një aplikacion të vetëm.

Shkarkoni aplikacionin SmartThings.

"Një shtëpi e madhe, moderne në sfond me një celular, tablet Galaxy, orë të zgjuar në plan të parë. Të tre ekranet tregojnë SmartThings me GUI me mundësinë për të drejtuar pajisje të ndryshme shtëpiake. "
Një video tregon të mirat e SmartThings në 4 raste të ndryshme. Një çift zgjohet me rutinën e automatizuar që ndez çajnikun. Shfaqet teksti "Good Morning automated at 7am". Burri nis rrobalarësen nga kuzhina përmes smartfonit të tij. Shfaqet teksti "Start the washing machine with Smart Control". Gruaja është ende në gjumë kur hapen perdet automatikisht. Shfaqet teksti "Wake Up automated at 9am". Në ekranin e frigoriferit të tyre inteligjent shfaqet një njoftim me tekstin "Cycle completed". Një burrë tjetër largohet nga banesa me qenin e tij. Shfaqet teksti "No motion detected in the house" dhe SmartThings Motion Sensor fik të gjitha pajisjet. Ai merr një njoftim në telefon dhe shfaqet teksti "Get notified when devices turn off". Një grua në punë merr një njoftim në telefonin e saj dhe shfaqet teksti "Get notified when noise is detected". Ajo kontrollon "SmartThings Cam" me telefon dhe shikon se është macja e saj. Së fundi, 3 gra hyjnë në një shtëpi dhe shfaqet teksti "Automate lights to turn on when you get home". Me të hyrë brenda një grua zgjedh një skenë të SmartThings në telefon dhe shfaqet teksti "Turn on Party Mode in a flash". Ndizen dritat dhe muzika, mbërrin një shok dhe shfaqet teksti "Stay connected, make life effortless".

Jeta e thjeshtuar. Shtëpi e personalizuar.

Optimizoni cilësimet e pajisjes tuaj shtëpiake për një stil jetese të zgjuar të përshtatur me nevojat tuaja. Shijoni më shumë kontroll mbi shtëpinë tuaj me pajisje inovative të përputhshme me SmartThings që thjeshtojnë jetën tuaj të përditshme.

Në plan të parë, shohim pjesën e pasme të kokave të dy grave - njëra me flokë bjonde dhe tjetra me flokë të kuq. Ato janë duke shikuar një shfaqje me në sfond një TV të madh në dhomën e ndenjes.
Një ekran Galaxy tregon SmartThings GUI me opsionin për të vendosur një pamje "movie mode" dhe të rregullojë TV, dritat dhe pastruesin e ajrit në dhomën e ndenjes.

Merr një emocion më të madh nga filmi me SmartThings. SmartThings kujdeset për TV, dritat dhe gjendjen shpirtërore; ju bëni kokoshka.

Një makinë larëse e zgjuar nga ana e djathtë dhe një divan, shportë lavanderije dhe disa rroba që duhet të lahen janë në anën e majtë.
"Një ekran i tablet tregon SmartThings GUI me një njoftim se lavanderia ka përfunduar dhe opsionet për të vendosur pamje të automatizuara. "

Merrni kujtesa të dobishme për gjëra të vogla, si psh. kur të ketë mbaruar larja e rrobave. Nëse ndodh që të jeni jashtë, SmartThings do t'i mbajë të freskëta rrobat tuaja të lara derisa të ktheheni.

Një dhomë ndenje me një divan të bardhë në qendër, një llambë dhe një bimë në të djathtë dhe ajër të kondicionuar të zgjuar në të majtë.
Një ekran Galaxy tregon SmartThings GUI Freskim i Mirëseardhjes në një temperaturë të caktuar, temperaturë të brendshme dhe të jashtme si edhe cilësimet shtesë.

Me SmartThings nuk keni nevojë të prisni që shtëpia juaj të freskohet . Kondicioneri juaj ndizet automatikisht për një hyrje freskuese kur të ktheheni në shtëpi.

Mos u shqetësoni

Shtëpia juaj në një vështrim

Menaxhoni cilësimet e shtëpisë tuaj pa u ngritur fare nga divani. Përdorni aplikacionin SmartThings kudo për të kontrolluar pajisjet dhe më shumë.

Një grua është shtrirë në divan, duke buzëqeshur dhe duke parë smartfonin e saj. Në anën e djathtë të planit të parë, një ekran Galaxy tregon aplikacionin SmartThings GUI me opsione për të drejtuar pajisje të ndryshme shtëpiake në dhomën e ndenjes, vlerësimin e cilësisë së ajrit dhe temperaturën aktuale.

Shtëpia juaj në duart tuaja

SmartThings është një telekomandë e fuqishme për shtëpinë tuaj. Zbuloni se si një aplikacion i vetëm mund të përmirësojë në mënyrë thelbësore stilin tuaj të jetësës.

Një dhomë ndenje me një kondicioner në mur dhe dy pastrues të ajrit kubik të grumbulluar pranë tryezës së kafesë në qendër të dhomës. Një divan është pas tryezës së kafesë dhe sipër divanit është një TV 65-inç Q7 QLED ngjitur në mur. Në planin e majtë, një ekran Galaxy tregon një telekomandë celular të TV të zgjuar.

Një shtëpi që funksionon me orarin tuaj

Tani shtëpia juaj mund të mbajë ritmin e orarit tuaj të ngjeshur. SmartThings ju lejon ta përshtasni shtëpinë tuaj në mënyrë që mëngjeset tuaja të jenë më të lehta dhe netët më të qeta.

Shfaqen tri ekrane të Galaxy. I pari tregon cilësimet e Automations me çelësa aktivizimi për 4 rutina: Good morning, I'm leaving, I'm home dhe Good night. I dyti tregon një grua që zgjohet në krevat, me cilësimet për "If 7:00am then open bedroom blind every day". I treti tregon një çift në shtrat natën, me cilësimet për "If 10:30pm then dim the bedroom light to 50% every night".

Një përvojë e pasur e Galaxy me SmartThings

Bëni atë që bëni çdo ditë, por më mirë me SmartThings. Tani i integruar në mënyrë të natyrshme në aplikacionet tuaja të Galaxy, SmartThings bën përvojat tuaja të përditshme më intuitive, të leverdisshme dhe të këndshme.

Brenda një dhome gjumi të pastër me një krevat, TV dhe më shumë. Është agim, grillat janë ulur dhe TV është fikur.
Një smartfon Galaxy në çarçafët e bardhë me zilen që bie në 7 të mëngesit.
Brenda të njëjtës dhomë gjumi, por kësaj rradhe TV është fikur dhe grillat janë ngritur.
Një grua po zgjohet, duke u shtriqur në krevat me një buzëqeshje.
Brenda të njëjtës dhomë gjumi me TV e ndezur dhe grillat të ngritura.
Një ekran i smartfonit Galaxy po tregon faqen e cilësimeve 'Zgjohuni me pajisjet e zgjuara'. Nën 'Pajisjet për t’u komanduar,' lexon, "Ndiz TV," "Ndiz dritat," dhe "Hap grillën." Të tre komandat janë të aktivizuara dhe nën secilën komandë lexohet, përkatësisht, "TV i dhomës së gjumit," "Drita e dhomës së gjumit, Llampa e dhomës së gjumit" dhe "Grillat e dhomës së gjumit." Nën "Pajisjet për t’u kontrolluar," "Më shumë opsione" jepen opsionet e mëposhtme të cilësimeve që tashmë janë çaktivizuar: "Përdoreni vetëm kur jeni në Shtëpia ime" dhe "Përdoreni kur hiqet zilja."

* Veçoria e përmendur më sipër është e disponueshme në pajisjet celulare që përdorin Android R, One UI 3.1 dhe janë në gjendje të shkarkojnë aplikacionin SmartThings. Kjo veçori është e disponueshme edhe në TV-të Samsung që u prodhuan pas 2018-tës dhe mund të lidhen me SmartThings.

Një dorë duke mbajtur një smartfon Galaxy përpara një televizori Samsung. Ekrani Galaxy tregon një imazh madhështor peisazhi.
Një smartfon Galaxy duke kaluar një imazh madhështor peisazhi në një televizor Samsung në sfond. Televizori shfaq imazhin identik të peisazhit.
Një grua ulur në një divan përpara një televizori Samsung, duke parë një imazh madhështor peisazhi në ekran, të kaluar nga smartfoni Galaxy i saj.
Një njoftim shfaqet në ekran me pyetjen, "Vendosni gjendjen shpirtërore me pajisjet e zgjuara?" dhe dy opsione nën të që lexojnë, "Komandoni dritat" dhe "Mbyllni grillat."

* Veçoria e përmendur më sipër është e disponueshme në pajisjet celulare që përdorin Android R, One UI 3.1 dhe janë në gjendje të shkarkojnë aplikacionin SmartThings. Kjo veçori është e disponueshme edhe në TV-të Samsung që u prodhuan pas 2018-tës dhe mund të lidhen me SmartThings.

Brenda një dhome ndenjeje të pastër me divanë, televizor dhe më shumë.
Një televizor Samsung në qendër dhe një soundbar që ndodhet nën të. Një flluskë me tekst blu nga soundbar lexon, "Keni një ngjarje "Festa e ditëlindjes" në orën 3 pasdite sot." Gjithashtu në cepin lart djathtas të televizorit është shfaqur një njoftim me të njëjtin kujtues dhe një buton 'OK' nën të.
Një festë datëlindjeje me fëmijë dhe të rritur të gjithë me kapele datëlindjeje. Ata po u fryjnë qirinjve të një torte datëlindjeje në qendër, të rrethuar nga konfeti.
Një ekran smartfon Galaxy duke treguar faqjen e cilësimeve të 'veprimeve të SmartThings '. Nën 'Pajisje,' lexon, "TV i sallonit" dhe "Altoparlant i sallonit." Të dyja pajisjet janë të aktivizuara. Nën "Pajisjet," "Kalendarët" japin opsione të cilësimeve për Kalendarin 1 dhe Kalendarin 2. Vetëm Kalendari 1 është aktivizuar.

* Veçoria e përmendur më sipër është e disponueshme në pajisjet celulare që përdorin Android R, One UI 3.1 dhe janë në gjendje të shkarkojnë aplikacionin SmartThings. Kjo veçori është e disponueshme edhe në TV-të Samsung që u prodhuan pas 2018-tës dhe mund të lidhen me SmartThings.

Shtoni pak zgjuarsi në shtëpinë tuaj

Lëreni SmartThings të merret me punët e përditshme dhe streset, që të mund të përqendroheni tek gjërat më të rëndësishme.

* Aktualisht i disponueshëm me smartfonë dhe tableta Galaxy mbi Android 8.0, Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live. Të tjerat për t'u lejuar që të përdoren në të ardhmen.
** Për të gjetur Galaxy Watch dhe Buds me SmartThings Gjej, duhet të instalohet versioni i fundit i aplikacionit të përshtatshëm për Galaxy.

Gjeni gjërat e rëndësishme në jetën tuaj

SmartTags* të fuqizuara nga Bluetooth mund të bashkëngjiten lehtësisht në çelësa, çanta ose edhe në kafshët tuaja shtëpiake. Nëse mendoni se sendi ose i dashuri juaj i humbur është aty pranë por nuk mund t’a gjeni saktësisht, thjesht prekni butonin e ziles në aplikacionin tuaj SmartThings dhe ndiqni tingullin e ziles tuaj.

Një Smart Tag është i vendosur në një divan, i lidhur me një pajisje tjetër të vogël Galaxy. Një imazh i vogël i vendndodhjes GPS me Smart Tag në qendër del nga Smart Tag.

* Galaxy SmartTags kanë një shtrirje të Bluetooth deri në 120m pa pengesa. Performanca konkrete mund të ndryshojë në varësi të mjedisit ku përdoren.

Komandoni shtëpinë tuaj nga makina juaj

SmartThings dhe Android Auto ju rregullojnë shtëpinë. Me njoftimet e shtëpisë tuaj që shfaqen direkt në ekran, mund të mbani sytë në timon dhe jo në smartfonin tuaj. Pothuajse në shtëpi? Ngrini temperaturën, ndizni pastruesin e ajrit dhe hapni derën e garazhit, gjithçka duke klikuar butonin ‘Mirëseardhët në shtëpi’ në makinën tuaj.

* Lidhuni përmes lidhjes me valë ose përdorni një USB për ta lidhur pajisjen celulare me makinën për të përdorur SmartThings në Android Auto.
** Për të mësuar nëse makina juaj është e përputhshme, kontrolloni faqen në internet Google Android Auto. - Lidhja tek faqja Google Android Auto webpage.

Majtas, një imazh i një sistemi të informacionit dhe argëtimit të makinës i lidhur me SmartThings dhe që po tregon menunë "Shtëpia ime". Djathtas, një smartfon Galaxy tregon faqen e cilësimeve të Android Auto me opsione të komandave të ndryshme. Komanda "Monitoroni sigurinë" nën "Monotoroni Shtëpinë me SmartThings" është çaktivizuar. Komandat "Ardhja në shtëpi" dhe "Mirësevini në shtëpi" janë aktivizuar nën "Skena." Nga opsionet "Kopshti pas," "Dera e garazhit" dhe "Kuzhina" nën "Pajisje," është aktivizuar vetëm opsioni "Dera e garazhit".

* Lidhuni përmes lidhjes me valë ose përdorni një USB për ta lidhur pajisjen celulare me makinën për të përdorur SmartThings në Android Auto.
** Për të mësuar nëse makina juaj është e përputhshme, kontrolloni faqen në internet Google Android Auto. - Lidhja tek faqja Google Android Auto webpage.

Jeta është pak më e lehtë me një asistent zëri - ose dy

Ndizni TV dhe fshesën me korrent me anë të zërit. Mund të kontrolloni shtëpinë tuaj me ndihmësin tuaj të preferuar të zërit, ose të gjitha ato në të njëjtën kohë.

Një grua rri në divan me telefonin e saj. Ka një kondicioner dhe një robofshesë elektrike në dhomë. Pranë gruas shfaqen dy flluska dialogu me tekstin "Hi Bixby, start the vacuum" dhe "Ok, starting the vacuum". 3 logo të asistentit AI shfaqen sipër: Bixby, Hey Google dhe Amazon Alexa.

*Google Duo është një markë tregtare e Google LLC.

Lidhu dhe përjeto më shumë me SmartThings

SmartThings është më i integruar me pajisjet e tjera të zgjuara për ta bërë jetën edhe më të lehtë. Thjesht kërkoni për simbolin "Works with SmartThings" tek dyqani dhe në internet.

A ‘Works with SmartThings’ logo and various icons such as those for TV, AV, air conditioner, washer/dryer, robot vacuum, refrigerator, Wi-Fi hub, motion sensor, camera, multi-functional sensor, doorbell, light bulb, lock, outlet, switch/dimmer, and thermostat, which are available with the SmartThings app.

Le të fillojmë me SmartThings

Jetesa e lidhur është vetëm një buton larg. Klikoni menunë How-to-use, në aplikacionin SmartThings.

Një kod QR që shpie në një udhëzues se si të filloni së përdoruri SmartThings. https://qr-st.samsungiotcloud.com?action=how_to_use
Një video tregon të mirat e SmartThings në 4 raste të ndryshme. Një çift zgjohet me rutinën e automatizuar që ndez çajnikun. Shfaqet teksti "Good Morning automated at 7am". Burri nis rrobalarësen nga kuzhina përmes smartfonit të tij. Shfaqet teksti "Start the washing machine with Smart Control". Gruaja është ende në gjumë kur hapen perdet automatikisht. Shfaqet teksti "Wake Up automated at 9am". Në ekranin e frigoriferit të tyre inteligjent shfaqet një njoftim me tekstin "Cycle completed". Një burrë tjetër largohet nga banesa me qenin e tij. Shfaqet teksti "No motion detected in the house" dhe SmartThings Motion Sensor fik të gjitha pajisjet. Ai merr një njoftim në telefon dhe shfaqet teksti "Get notified when devices turn off". Një grua në punë merr një njoftim në telefonin e saj dhe shfaqet teksti "Get notified when noise is detected". Ajo kontrollon "SmartThings Cam" me telefon dhe shikon se është macja e saj. Së fundi, 3 gra hyjnë në një shtëpi dhe shfaqet teksti "Automate lights to turn on when you get home". Me të hyrë brenda një grua zgjedh një skenë të SmartThings në telefon dhe shfaqet teksti "Turn on Party Mode in a flash". Ndizen dritat dhe muzika, mbërrin një shok dhe shfaqet teksti "Stay connected, make life effortless".

*Secila pajisje duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose rrjet tjetër me valë.
*Për ndërveprueshmëri përmes SmartThings, të gjitha pajisjet duhet të jenë të rregjistruara me një Llogari të vetme Samsung.
* Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit me valë ose produktit
dhe janë subjekt i ndryshimit pa njoftim.
* Ju lutemi gjeni logon 'Works with SmartThings' në paketën e produktit ose tek produkti.
*Imazhet dhe UX të simuluara për qëllime ilustrimi.
* ""Bixby"" është e kufizuar në gjuhë të përzgjedhura dhe thekse / dialekte të caktuara.
** Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi.
* Pajisjet e përputhshme duhet të blihen veç e veç për tu lidhur me Shërbimet SmartThings.

Kontakto "NDIHMA nga Samsung"

A ke pyetje të tjera?