Udhëzime Riparimi
dhe Pjesë Këmbimi
Udhëzime Riparimi
dhe Pjesë Këmbimi
Samsungu është i përkushtuar të zgjatë jetën e produkteve dhe ulë mbetjet elektronike. Kështu ne po ndërmarrim hapa për ta bërë më të lehtë riparimin dhe riciklimin e produkteve tona.
Legjislacioni Europian Eco-design
Legjislacioni i ri nga Komisioni Europian hyn ën fuqi me 2021, me synim nxitjen e riparueshmërisë dhe zgjatjes së jetës së pajisjeve.
Posaçërisht kjo zbatohet për frigoriferët, lavatriçet, lavastovilet, por edhe mjetet elektronike si televizorët dhe monitorët e kompjuterëve.
Si ndikon kjo te ju?
Në Samsung ne kemi caktuar parime për të minimizuar ndikimin mjedisor duke dizenjuar produkte që konsumojnë më pak energji dhe përdorin burimet me më shumë eficiencë.
Ne vazhdimisht përpiqemi të përmirësojmë performancën mjedisore të të gjithë produkteve ton dhe zgjatja e ciklit te jetës së tyre është pjesë e kësaj.
Për të mbështetur këta produkte të qëndrueshëm, do të ofrohen pjesë këmbimi për një periudhë më të gjatë kohe dhe do të ofrohen brenda afateve kohore të shkurtra. Këto pjesë mund të hiqen lehtësisht dhe të zëvendësohen për të shtuar riparueshmërinë e produkteve tona.
-
Unë dua një Udhëzim Riparimi bazë për produktin tim të Samsungut
Udhëzimet e Riparimit janë tani në dispozicion për të gjitha dhe produktet përkatëse të përdorimit shtëpiak dhe të shfaqura që janë për shitje më ose pas datës 1 Mars 2021.
Merrni drivers, manualet, firmwares dhe softuerët më të fundit.
Jeni të lutur të vini re: Samsungu nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim të produktit, asnjë thyerje apo çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga një riparim i cili nuk ndjek udhëzimet në këto Udhëzime Riparimi. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një riparim i tentuar (nga dikush tjetër përveç një ofruesi të shërbimit të certifikuar nga Samsungu) gjithashtu nuk mbulohet nga garancia. -
Unë jam riparues profesionist dhe dua një Udhëzim Riparimi të hollësishëm
Riparues profesionist është ai që ka marr trajnimin e nevojshëm teknik dhe përmbush të gjitha kërkesat për riparuesit e pajisjeve elektrike në vendin tuaj.
Riparuesit profesionistë duhet të regjistrohen ose të futen tek Udhëzimet tona të hollësishme për riparimet.
Jeni të lutur të vini re: Samsungu nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim të produktit, asnjë thyerje apo çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga një riparim i cili nuk ndjek udhëzimet në këto Udhëzime Riparimi. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një riparim i tentuar (nga dikush tjetër përveç një ofruesi të shërbimit të certifikuar nga Samsungu) gjithashtu nuk mbulohet nga garancia. -
Unë dua të porosis Pjesë Këmbimi
Ju mund të futeni në internet dhe të blini pjesët e këmbimit të aprovuara nga Samsungu.
• Unë jam një Riparues i Autorizuar nga Samsungu dhe dëshiroj të blej pjesë këmbimi.
• Unë dua të blej pjesë këmbimi të cilat janë në dispozicion për të gjithë.
Nëse dëshironi më shumë detaje se cilat p Unë dua të blej pjesë këmbimi të cilat janë në dispozicion për të gjithë. Jesë rezervë janë në dispozicion për të blerë për secilin lloj të produktit, mund të shihni listën e plotë.
Jeni të lutur të vini re: Samsungu nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim të produktit, asnjë thyerje apo çështje tjetër të sigurisë së produktit të shkaktuar nga një riparim i cili nuk ndjek udhëzimet në këto Udhëzime Riparimi. Çdo dëmtim i produktit i shkaktuar nga një riparim i tentuar (nga dikush tjetër përveç një ofruesi të shërbimit të certifikuar nga Samsungu) gjithashtu nuk mbulohet nga garancia. -
Unë dua të porosis një riparim tek Samsungu
Samsungu ka një gamë të gjerë të shërbimeve riparuese, nëse ju dëshironi.