Galaxy Z Flip5
  • *Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Galaxy AI është këtu

Mirë se vini në epokën e mobile AI. Me Galaxy Z Flip5 në duart tuaja, mund të çlironi nivele krejtësisht të reja të aftësisë krijuese, produktivitetit dhe mundësisë — duke filluar me pajisjen më të rëndësishme në jetën tuaj.​ Smartfoni juaj.

Epik, pikërisht ashtu.

Try Galaxy nё telefonin tuaj Skanoni kёtё QR code ose vizitoni trygalaxy.com
QR code pёr tё mundësuar përdorimin Try Galaxy

Një pamje nga shumë afër e një Galaxy Z Flip5 të palosur, siç duket nga Flex Window dhe nga korniza e poshtme. Duke e zvogëluar pamjen, pajisja hapet dhe qëndron në formën e një tende.

Flex Window. Ekrani më i madh i kapakut në një Galaxy Z Flip deri më tani

Galaxy Z Flip5 paraqitet me një Flex Window 3,4 inç të krijuar për të shprehur veten.6 Kompakte dhe tërheqëse në çdo aspekt, kjo pajisje e palosshme është sa portative aq edhe e gjithanshme.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Madhësi perfekte për çdo xhep

Galaxy Z Flip ynë më kompakt deri më tani paloset mirë për t'u futur në xhep po aq lehtë sa mbahet në dorë.9

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Galaxy Z Flip5 në Flex Mode dhe i parë nga Flex Window me një stil kornize ore në ekran. Një grua nxjerr një Galaxy Z Flip5 të palosur nga xhepi i përparmë i xhaketës së saj. Në ekranin e tij shfaqet një Flex Window e personalizuar në stilin e një kornize ore.

Zgjidh nga katër ngjyrat që janë frymëzuar nga natyra

Gjej atmosferën tënde në një botë me skema me ngjyra futuristike të frymëzuara nga natyra: Mentë, grafit, krem, vjollcë e hapur.10

*Imazh i simuluar për ilustrim.

Mentë

Dy pajisje Galaxy Z Flip5 në ngjyrë mente. E para është e palosur në formën e një tende dhe me pamje nga paneli i pasmë. E dyta është e palosur dhe pjesërisht e mbuluar nga pajisja e parë. Më pas, një pamje nga afër e kamerës së pasme. Më pas, një pamje nga afër e Flex Hinge.

Kamera. Përvoja më e mirë selfie në një smartfon Galaxy deri më tani

Një selfie e shkrepur gjatë natës në një makinë me horizont të një qyteti buzë detit në sfond. Ngjyra dhe tekstura e veshjeve të personit janë të theksuara dhe të ndezura dhe toni i lëkurës së saj është natyral, ndërkohë që detajet e sfondit qëndrojnë të qarta.

Kap selfie mahnitëse me FlexCam dhe bëj çdo kënd më të mirin tënd. Nuk ka rëndësi se cilën kamerë zgjedh, Galaxy Z Flip5 e lehtëson punën. Tani, e vetmja gjë që të ka mbetur është të mjeshtërosh artin e të pozuarit.

Selfie me FlexCam. Edhe kur pajisja është e mbyllur

Hap aplikacionin e kamerës me shkurtoren e Flex Window për të kapur momentin. Shkrep foto, rregullo cilësimet dhe shkrep sërish, gjithçka pa e hapur telefonin.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

*Kjo foto është modifikuar për të korrigjuar ngjyrat.

Një selfie është portretizuar në ndërfaqen e pamjes paraprake të fotove të Flex Window. Në ekran ka ikona shkurtore dhe tregues të cilësimeve për të kapur foto dhe video.

Selfie pa duar. E mira e FlexCam

Shpalose në Flex Mode dhe futi miqtë e tu në kuadër për një selfie në grup.11 Përdor Camera Controller në Galaxy Watch6 tënd dhe mahnit botën me selfiet e zmadhuara.12 Mund të mburresh me kënaqësi.

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Një pamje paraprake e selfie shfaqet në Flex Window të Galaxy Z Flip5 në Flex Mode. Tre miq pozojnë së bashku për një selfie të shkrepur nga një distancë e largët nga pajisja.

Regjistroni natën me Nightography13

Kamera e Gjerë e Galaxy Z Flip5 sjell edhe më shumë nga pamja në kuadër. Shpalosja është opsionale — thjesht rrëshqitni imazhin e vogël të Kamerës në Flex Window dhe filloni regjistrimin me FlexCam. Dhe mbajeni kamerën duke regjistruar, sepse me videon 4K Nightography, mungesa e dritës së diellit nuk nënkupton humbjen e cilësisë.14

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Një grua regjistron gjatë natës një video selfie bashkë me dy miq të saj mbrapa. Këndi i gjerë i kap të gjithë brenda kuadrit. Detajet janë të qarta, ngjyrat janë të ngrohta dhe detajet e sfondit janë të qarta.

Selfie me kamerën e përparme. Cilësi e jashtëzakonshme

Hapja e kamerës së përparme i përmirëson ndjeshëm aftësitë e selfieve. Harroji ditët e fotove të turbullta të fytyrës. Super Clear Lens i mban fotot të qarta dhe madje ul shkëlqimin e dritave të ndritshme pas teje.

Tre pajisje Galaxy Z Flip5, ku secila ka ndërfaqe shumëngjyrëshe të personalizuar të ndryshme të Flex Window.

Njihu me Flex Window 3,4”

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

  • Përgjigju mesazheve, telefono, kontrollo motin dhe paguaj, të gjitha duke përdorur Flex Window.6,15,16 Personalizo Flex Window me fushat e orës dhe përdor gjestet e kryqëzuara nga ekosistemi Galaxy.

    *Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

    Gjestet e kryqëzuara përdoren për të naviguar në aplikacione dhe miniaplikacione të ndryshme në Flex Window. Në ekranin kryesor, rrëshqitja djathtas nxjerr njoftimet. Tërheqja për poshtë nxjerr panelin e shpejtë. Në faqen kryesore, një rrëshqitje majtas të kalon në miniaplikacione, si p.sh. Samsung Health Steps dhe një kalendar me veçoritë e menusë ndërvepruese. Së fundi, rrëshqitja lart nga ekrani kryesor hap Samsung Wallet.

  • Nuk ka rëndësi sa miniaplikacione përdor, asnjëherë nuk do të humbësh në përzierjen e tyre me Multi widget View.

    *Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

    Mbledhja e gishtave diagonalisht nga ekrani kryesor hap Multi Widget View, që është një pamje me kutiza që tregon miniaplikacionet e instaluara. Hapja e gishtave të kthen në ekranin kryesor. Një rrëshqitje e gishtit nga e majta hap aplikacionin e kalendarit. Mbledhja e gishtave diagonalisht nga aplikacioni të kthen në Multi Widget View, tek e cila mund të lëvizësh dhe të cilën mund ta përdorësh për të naviguar në një miniaplikacion tjetër, si p.sh. Galaxy Wearable. Së fundi, rrëshqitja lart të kthen në ekranin kryesor.

Personalizo Flex Window ashtu siç të pëlqen

Merr kontrollin e plotë të Flex Window. Personalizo pajisjen tënde me mijëra miniaplikacione, sfonde video, fusha orësh, stile dhe më shumë, për ta bërë Galaxy Z Flip5 tuaj me të vërtetë tuajin.15,17

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Stili i kornizës së orës ka një foto të një gruaje duke buzëqeshur dhe një orë dixhitale.
Stili i orës së thjeshtë shfaq një dizajn shumëngjyrësh të artit modern dhe një orë analoge. Ikona shkurtore shkon te kamera.
Një stil i orës informuese të personalizuar ka një foto, orën, datën, baterinë, numëruesin e njoftimeve dhe një ikonë shkurtore të kamerës.
Një stil i personalizuar i orës informuese tregon një fotografi, orë, datë, bateri, matësin e njoftimeve dhe imazhin e vogël të shkurtores te kamera.
Stili i kornizës së orës ka një foto të një objekti të palëvizshëm dhe një orë dixhitale.
Stili i karakterit të orës ka pamjen e një luleje të çuditshme në 3D. Ikona shkurtore shkon te kamera.
Miniaplikacioni i komanduesit të Mediave tregon një komandues të mediave me kontrolle luajtjeje dhe njё shirit ecurie.
Miniaplikacioni i motit shfaq motin e ditës aktuale dhe parashikimin javor.
Miniaplikacioni i kalendarit shfaq një pamje paraprake të muajit dhe ngjarjet e planifikuara për ditën aktuale.
Miniaplikacioni i alarmit shfaq një listë të alarmeve të vendosura me opsionet e aktivizimit dhe çaktivizimit.
Miniaplikacioni i Veprimtarisë së përditshme tregon informacion të hapave, kohës aktive dhe kalorive të veprimtarisë.
Miniaplikacioni i hapave shfaq numrin e hapave të ditës aktuale dhe tregues të tjerë ditorë, si dhe një grafik përmbledhës të aktivitetit të javës së kaluar.
Miniaplikacioni i listës së telefonatave të fundit shfaq telefonatat e fundit me butonat e kthimit me shpejtësi të telefonatës.
Miniaplikacioni Telefononi direkt tregon informacion të gjashtë kontakteve.
Miniaplikacioni i rutinës së SmartThings shfaq skena të paracaktuara për automatizimin e shtëpisë.
Miniaplikacioni Lista vëzhguese e financave tregon grafikë dhe indekse.

Merr në kontroll të plotë Flex Window. Personalizo pajisjen tënde me plot miniaplikacione, me pamje sfondi videosh, me pamje të orës, me stile dhe shumë të tjera për ta bërë Galaxy Z Flip5 tënd unik.16,18

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

*Informacioni i shfaqur në miniaplikacionin Lista vëzhguese e financave është vetëm për qëllime ilustrimi.

Bateri që zgjat, gjatë gjithë ditës18 Dëgjo deri në 57 orë7 Shiko deri në 20 orë7

E mbështetur nga një procesor i fuqishëm, kjo bateri 3700 mAh (tipike) është akoma më efikase, duke e zgjatur karikimin në mënyrë që të vazhdosh të shijosh filma ose lojëra në orët e vona të natës.19 Të nevojitet më shumë energji? Aktivizo modalitetin e energjisë së ulët për të vazhduar argëtimin.

Procesori më i fuqishëm deri më tani në pajisjet e palosshme Galaxy

I riu Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile Platform for Galaxy të çon në një nivel fuqie krejtësisht të ri.20 Përjeto pamje grafike më të mira, AI më të shpejtë dhe performancë të përmirësuar të baterisë.

*Tregohen përmirësimet e performancës së AP të krahasuara me Galaxy Z Flip4. Performanca reale do të varet nga mjedisi i përdorimit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e instaluara paraprakisht.

Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile Platform for Galaxy
25 %↑

GPU

20 %↑

NPU

17 %↑

CPU

*Tregohen përmirësimet e performancës së AP të krahasuara me Galaxy Z Flip4. Performanca reale do të varet nga mjedisi i përdorimit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e instaluara paraprakisht.

Një fleksibilitet krejtësisht i ri - Flex Mode Panel8

Lartëso përdorimin e Flex Mode me më shumë komanda në pëllëmbë të dorës.11 Fshih ose zgjero panelin me prekjen e një butoni. Madje mund të marrësh edhe një bllok me prekje dhe një kursor. Dhe një panel i përmirësuar i komandave të playbak e bën navigimin te muzika dhe mediat më të thjeshtë dhe më të saktë se kurrë.21

*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja reale e përdoruesit mund të ndryshojë.

Videoja luhet në Flex Mode të Galaxy Z Flip5. Flex Mode Panel zgjerohet nga një buton hapës dhe përdoret për të naviguar në video me një kronologji ripërsëritje dhe me butonat e komandave të avancuara, si p.sh. volumi dhe kapërcimi në videon tjetër.

Jetëgjatë që të të mbajë në lëvizje

Galaxy Z Flip5 qëndron i fortë. Edhe më shumë arsye për t’iu bashkuar anës së shpalosjes.

  • Kjo pajisje e palosshme mbështillet me një kornizë të fortë mbrojtëse - Armor Aluminium.22

    Pamje nga afër e kornizës anësore dhe e Flex Hinge.
  • Prezantimi i një dizajni të ri, të qëndrueshëm, të dyfishtë për menteshat tona të palosshme.

    Pamje nga afër e Flex Hinge të një pajisjeje pjesërisht të hapur dhe të parë nga profili anësor.
  • Me Galaxy Z Flip5, pak lagështi nuk do të ta prishë ditën.23

    Pamje nga afër e një cepi të Galaxy Z Flip5 me pikëza uji në pjesën e jashtme.

Watch6. Fillo udhëtimin tënd të fitnesit

Lidhe Galaxy Z Flip5 me një pajisje të serisë Galaxy Watch6 për të mësuar më shumë rreth performancës tënde të stërvitjes.24,25 Shihe veten teksa përmirësohesh çdo ditë me selfiet në palestër për ta vërtetuar këtë, nuk nevojitet pasqyrë kur përdor Camera Controller.12,26 Dhe me një pajisje të serisë Galaxy Watch6 që mban shënim se ku e ke lënë telefonin, je i lirë të shkosh kudo që dëshiron.

*Imazh i simuluar për ilustrim. UI aktual mund të jetë i ndryshëm.

Më mirë së bashku

Seria e Galaxy Watch624

Galaxy Z Flip5 në Flex Mode dhe i parë nga Flex Window. Në Flex Window ka një pamje paraprake të një gruaje duke bërë joga. Pranë pajisjes është Galaxy Watch6 me matjet e përbërjes së trupit të Samsung Health të shfaqura në ekran.

Projektuar duke pasur parasysh planetin

Galaxy Z Flip5 dhe Fold5 paraqesin një shumëllojshmëri më të gjerë materialesh të ricikluara se gjeneratat e mëparshme të tyre, duke përfshirë xhamin dhe aluminin e ricikluar para-konsumit dhe plastikën e ricikluar pas-konsumit, me burim nga rrjeta peshkimi të hedhura, fuçi uji dhe shishe PET.27,33

*Imazh i simuluar për qëllime ilustruese. UI aktual mund të jetë i ndryshëm.

Ndërro, përmirëso dhe shkëmbe. Është shumë e thjeshtë

Përmirëso ditën me aksesorët elegantë

Pyetjet e shpeshta

  • Galaxy Z Flip5 është i disponueshëm në ngjyrë mente, grafiti, kremi dhe vjollcë të lehtë.

    SHKO TE NGJYRAT
  • Galaxy Z Flip5 ka një Flex Window 3,4 inç që mbështet më shumë miniaplikacione, më shumë personalizime dhe përvojën më të mirë të selfiet të ofruar deri më tani në një smartfon Samsung Galaxy.6,13,21 Përvoja në Flex Mode është përmirësuar nëpërmjet Flex Mode Panel krejtësisht të ri.8,11 Ai gjithashtu përmban një Flex Hinge me një dizajn me dy shina.

    KRAHASO PAJISJET
  • Galaxy Z Flip5 është i pajisur me një kamerë të përparme 10 MP me kënd më të gjerë se Galaxy Z Flip4. Nga ana tjetër, ka një kamerë Ultra Wide 12 MP dhe një kamerë Wide 12 MP. Harduer i përmirësuar, si p.sh. Super Clear Lens, dhe softuer i përmirësuar, si p.sh. VDIS e përshtatshme, funksionojnë së bashku për të realizuar foto, selfie dhe video të qarta dhe shumëngjyrëshe.21

    SHKO TE KAMERA
  • Galaxy Z Flip5 është 71,9 milimetra i gjerë, 165,1 milimetra i gjatë dhe 6,9 milimetra i trashë kur nuk është i palosur.31 I palosur, është 85,1 milimetra i gjatë dhe 15,1 milimetra i trashë. Edhe pse gjerësia është e njëjtë, Galaxy Z Flip5 është më kompakt se Galaxy Z Flip4 i palosur, i cili shkon në 17,1 milimetra te mentesha dhe 15,9 milimetra në cepin e jashtëm.

    SHKO TE PORTABILITETI
  • Bateria inteligjente 3700 mAh (tipike) e Galaxy Z Flip5 të mundëson të dëgjosh deri në 57 orë muzikë ose të shohësh 20 orë ripërsëritje të videove.7,18,19

    SHKO TE BATERIA
  • Galaxy Z Flip5 është rezistent ndaj ujit dhe vjen me një vlerësim IPX8.22

    SHKO TE KOHËZGJATJA
  • Galaxy Z Flip5 ka një menteshë të re, të quajtur Flex Hinge, e cila përmban një dizajn të qëndrueshëm dhe të dyfishtë.

    SHKO TE KOHËZGJATJA
  • Ekrani kryesor 6,7 inç FHD + i Galaxy Z Flip5 është një ekran i përshtatshëm Dynamic AMOLED 2X 120 Hz.31 Ekrani i kapakut 3,4 inç Super AMOLED arrin një ndriçim maksimal 1600 nit.6,16 Është i pari në serinë e Galaxy Z Flip që ka një sensor afërsie dhe i pari ekran i kapakut të Galaxy Z Flip që mbështet HBM.

  • Me One UI, mund të personalizosh Flex Window me miniapliakacione, pamje të orës dhe shumë të tjera.15

    SHKO TE FLEX WINDOW

Shpalos botën tënde

Kontrollo mënyrat inteligjente për të marrë Galaxy Z Flip5 tënd

Hap një horizont të ri me Galaxy

  1. Sekuencat e shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustruese. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të ekuivalentëve vizuale. Kërkon lidhje interneti. Përdoruesit mund të kenë nevojë të përditësojnë Android në versionin më të fundit. Funksionimi i produktit mund të varet nga cilësimet e aplikacionit dhe pajisjes suaj. Disa funksione mund të mos jenë të pajtueshme me disa aplikacione. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon sipas shtetit dhe gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
  2. Live Translate kërkon një lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Live Translate disponohet vetëm në aplikacionin Samsung Phone të para-instaluar. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
  3. Veçoria e përkthimit në Chat Assist mund të kërkojë hyrjen në Samsung Account. Disa app-e të bisedave mund të mos lejojnë përdorimin e kësaj veçorie. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Kjo veçori aktivizohet kur zbulohet një gjuhë e përkthyeshme. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
  4. Interpreter kërkon hyrjen në Samsung Account. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk garantohet. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojë sipas shtetit, rajonit dhe operatorit. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
  5. Generative Edit kërkon një lidhje rrjeti dhe hyrje në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit rezulton në një fotografi me madhësi të re deri në 12MP. Një filigranë e dukshme vendoset mbi imazhin e prodhuar pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e produktit të krijuar nuk garantohet.
  6. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të kapakut të Galaxy Z Flip5 është 3,4 inç si drejtkëndësh i plotë; zona reale e shikueshme është përafërsisht 95% e sipërfaqes së drejtkëndëshit të plotë për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe të prerjes së poshtme.
  7. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë ripërsëritjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe ripërsëritjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e ripërsëritjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  8. Flex Mode Panel duhet të aktivizohet në cilësimet e pajisjes në mënyrë që të përdoret me aplikacionet e instaluara në shiritin e aplikacioneve, duke përfshirë aplikacionet e palëve të treta. Lista e aplikacioneve të mbështetura mund të gjendet në cilësimet e Flex Mode Panel nën menunë e cilësimeve të pajisjes suaj.
  9. Kjo pajisje përmban magnete. Mbaje larg kartave të kreditit, pajisjeve mjekësore të implantuara dhe pajisjeve të tjera që mund të ndikohen nga magnetet. Në rastin e pajisjeve mjekësore, mbaje pajisjen tënde më shumë se 15 cm larg. Ndërprit përdorimin e pajisjes nëse dyshon për ndonjë ndërhyrje në pajisjen tënde mjekësore dhe konsultohu me mjekun ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore.
  10. Disponueshmëria e ngjyrave mund të ndryshojë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular.
  11. Flex Mode mbështetet në këndet midis 75° dhe 115°. Disa aplikacione mund të mos mbështeten në Flex Mode.
  12. Camera Controller mbështetet në modelin Galaxy Watch4 dhe modelet e mëvonshme të Galaxy Watch kur çiftohen me serinë Galaxy S9 dhe të mëvonshme. Veçoria e zmadhimit e Camera Controller disponohet në serinë Samsung Galaxy Watch4 dhe në modelet e mëvonshme të Galaxy Watch që çiftohen me një smartfon të serisë Galaxy S, serisë Galaxy Note dhe serisë Galaxy Z që përdor One UI 5,1 e lart që mbështet Camera Controller.
  13. Platforma Mobile Snapdragon® 8 Gen 2 për Galaxy përmban një bllok të dedikuar të procesorit të sinjaleve të imazhit (ISP) për përmirësimin e videos në dritë të ulët.
  14. Galaxy Z Flip5 mbështet regjistrimin e videos 4K. Për t'i parë në rezolucion 4K, videot duhet të luhen në një pajisje me rezolucion video 4K.
  15. Aplikacione të caktuara mund të mos i mbështesin miniaplikacionet e Flex Window.
  16. Ekrani i kapakut i Galaxy Z Flip5 është i pari në serinë Galaxy Z Flip që ka një sensor afërsie dhe i pari ekran i kapakut të Galaxy Z Flip që mbështet HBM. HBM i ekranit të kapakut të Galaxy Z Flip5 ka një ndriçim maksimal 1600 nits për të ofruar pamje më të ndriçuar dhe më të qartë.
  17. Disponueshmëria e veçorive mund të ndryshojë sipas shtetit ose rajonit.
  18. Jetëgjatësia reale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 19.6.2023 dhe 29.6.2023 në ShBA me versionet para hedhjes në treg të SM-F946 dhe SM-F731 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6.
  19. Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti nominal është 4270 mAh për Galaxy Z Fold5 dhe 3591 mAh për Galaxy Z Flip5. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
  20. Snapdragon është produkt i Qualcomm Technologies Inc. dhe/ose i filialeve të saj. Snapdragon është një markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e Qualcomm Incorporated.
  21. Krahasuar me modelet e mëparshme.
  22. Korniza nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
  23. Bazuar në kushtet laboratorike të testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh ose në pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Vlerësimi IPX8 nënkupton se pajisja nuk është rezistente ndaj pluhurit.
  24. Pajisjet e serisë Galaxy Watch6 shiten veç.
  25. Disponueshmëria e produktit dhe e veçorive mund të variojë sipas shtetit ose rajonit. Galaxy Watch6 duhet të çiftohet me një telefon Samsung Galaxy që ka Android 10,0, minimumi RAM 1,5 GB dhe versionin 6,24 ose të mëvonshëm të aplikacionit Samsung Health. Analiza e impedancës bioelektrike (BIA) synohet vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulim, diagnostikim apo trajtim. Matjet janë vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohu me një specialist mjekësor.
  26. Disponueshmëria mund të variojë sipas tregut, operatorit celular, modelit dhe smartfonit të çiftuar që mbështet Camera Controller. Përditësimi do të jetë i disponueshëm fillimisht në versionet Bluetooth dhe më pas do të dalë në versionet LTE.
  27. Galaxy Z Flip5: 15 elementë përbërës të pajisjes që përfshijnë një minimum prej 10% të materialit plastik të ricikluar pas-konsumit ose alumin të ricikluar para-konsumit ose Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 me një mesatare prej 22% të përmbajtjes së ricikluar para-konsumit. Këtë elementë përbërës përfshijnë Kllapën e tastit të volumit, Modulin e altoparlantit (të sipërm dhe të poshtëm), Pjesën e sipërme të pasme, Kapakun lidhës të ekranit, Mbajtësin e kabllos FPCB RF, Mesin e pasmë, Pjesën e përparme të kapakut (kryesor), Pjesën e përparme të kapakut (nën), Tastin e volumit, Mbajtësen e tastit të gishtit, marrësin Deco, Lidhësin me mbajtësin e lidhësit, Sirtarin e kartës SIM, Nën-dritaren, Xhamin e pasmë. (Galaxy Z Flip4: 6 elementë përbërës të pajisjes). Galaxy Z Fold5: 15 elementë përbërës të pajisjes që përfshijnë një minimum prej 10% të materialit plastik të ricikluar pas-konsumit ose alumin të ricikluar para-konsumit ose Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 me një mesatare prej 22% të xhamit të ricikluar para-konsumit. Këtë elementë përbërës përfshijnë Kllapën FPCB të tastit të volumit, Modulin e altoparlantit lart (të sipërm dhe të poshtëm), Modulin e altoparlantit poshtë (të sipërm dhe të poshtëm), Lidhësin e Cover Display, Pjesën e përparme të kapakut (kryesor), Pjesën e përparme të kapakut (nën), Antenën (nën), Antenën (kryesore), Tastin e volumit, Mbajtësen e tastit të gishtit, Sitarin e kartës SIM, Lidhësin me mbajtësin e lidhësit, kamerën Deco (lart dhe poshtë), Nën-dritaren, Xhamin e pasmë. (Galaxy Z Fold4: 6 elementë përbërës të pajisjes). Matjet e mësipërme bazohen në peshë.
  28. Transferimet me tel kërkojnë të paktën Android™ 4,3. Nëse nuk ke kabllon/bashkuesin USB të nevojshëm për një transferim me tel në Galaxy, mund të përdorësh edhe opsionet e transferimit me valë. iOS 5 ose sistemet e operimit Android më të vjetra duhet të përdorin opsionet e transferimit me valë. Hap Smart Switch Mobile te ”Cilësimet” në telefonin tënd të ri Galaxy ose shkarko aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat dhe përmbajtjet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas sistemit operativ. Të dhënat e pajisjes Galaxy rezervohen dhe rikuperohen në pajisjen ruajtëse. Përdor rezervimin në kompjuter nëpërmjet Smart Switch PC ose funksionin e rezervimit në kartën SD të Smart Switch Mobile.
  29. Opsionet e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojnë në varësi të shtetit ose rajonit. Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë në varësi të softuerit të instaluar paraprakisht.
  30. Prova gjashtëmujore e Microsoft 365 Basic ofrohet për konsumatorët me telefona Samsung me mbështetje për OneDrive-Gallery Sync (telefonat në rrjetin Verizon në SHBA nuk kualifikohen). Pas provës 6-mujore, abonimi juaj do të rinovohet automatikisht në një abonim mujor me pagesë me çmimin aktual, në varësi të kushteve të Google Play. Anuloi në çdo kohë për të ndaluar tarifat e ardhshme. Oferta nuk është e disponueshme për abonentët ekzistues premium të Microsoft 365 ose OneDrive (duke përfshirë provat), klientët që kanë përdorur më parë një bonus të hapësirës ruajtëse të Office, OneDrive ose Microsoft ose ofertë provë falas, klientët me një llogari të mbyllur OneDrive ose ish-Microsoft 365 ose OneDrive/Microsoft Storage abonentë premium që kanë anuluar në 90 ditët e fundit. Një ofertë për klient dhe për pajisje. Oferta nuk mund të transferohet apo të kombinohet me oferta të tjera të Microsoft dhe është e disponueshme midis 15 marsit 2023 dhe 31 dhjetorit 2023. Oferta duhet të përdoret gjatë kësaj periudhe në Google Play Store dhe pjesëmarrësit duhet të sinkronizojnë galerinë e tyre me OneDrive për të filluar provën 6-mujore. Oferta kërkon një llogari Samsung dhe Microsoft. Referojuni https://www.microsoft.com/onedrive-samsung-offer për detaje.
  31. Trashësia matet nga paneli i sipërm i xhamit në panelin e poshtëm të xhamit.
  32. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit kryesor të Galaxy Z Flip5 është 6,7” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,6” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe folesë së kamerës.
  33. Llojet e materialeve të ricikluara përfshijnë PA të ricikluar pas-konsumit të marrë nga rrjeta peshkimi të hedhura, PBT të ricikluar pas-konsumit të marrë nga shishe PET të hedhura, PC të ricikluar pas-konsumit të marrë nga fuçi uji dhe alumin të ricikluar para-konsumit të marrë nga material i hedhur poshtë i krijuar si nënprodukt gjatë prodhimit. Metali i hedhur poshtë ri-shkrihet, filtrohet për papastërti dhe më pas riciklohet për t’u bërë pjesë brenda procesit të prodhimit të Samsung. Ka gjithashtu një përmbajtje e ricikluar para-konsumit e marrë nga mbeturina të xhamit të hedhur, të krijuara si nënprodukt i prodhimit të qelqit. Këto mbeturina të xhamit grimcohen në mbeturina dhe më pas përdoren si një element përbërës në procesin e prodhimit të Corning® Gorilla® Glass Victus® 2.