Si ta zhbllokoj pajisjen Galaxy nëse i harroj numrin PIN, kodin me prekje ose fjalëkalimin e sigurisë?

Nëse harroni si ta zhbllokoni pajisjen celulare apo nëse nuk funksionon metoda e bllokimit (kyçjes) që keni regjistruar në pajisjen celulare, mund ta zhbllokoni pajisjen celulare duke përdorur funksionin Gjej celularin ose të përdorni funksionin Bllokimi inteligjent në pajisjen celulare. Më poshtë mund të shihni hapat e hollësishëm për secilën metodë. 

Zhbllokimi i pajisjes celulare duke përdorur funksionin Gjej celularin

Funksioni Gjej celularin, siç e tregon edhe vetë emri, ju ndihmon të gjeni pajisjen tuaj celulare. Mund ta zhbllokoni në distancë një pajisje celulare duke hyrë në faqen në internet Gjej celularin. Por, për ta përdorur këtë shërbim, duhet të siguroheni që pajisja juaj celulare të ketë përmbushur parakushtet e mëposhtme.
 

  • Pajisja celulare duhet të jetë e ndezur.
  • Pajisja celulare duhet të jetë e lidhur me një rrjet Wi-Fi ose një rrjet celular.
  • Në pajisjen celulare duhet të jetë regjistruar llogaria juaj Samsung dhe të jetë aktivizuar opsioni Zhbllokimi në distancë. 
     

Ju lutemi, shihni hollësitë e përshkruara më poshtë ku shpjegohen hapat për aktivizimin e opsionit Zhbllokimi në distancë në pajisjen celulare, si edhe si ta zhbllokoni pajisjen celulare duke përdorur faqen në internet Gjej celularin.
 

Si ta aktivizoni opsionin Zhbllokimi në distancë në funksionin Gjej celularin

1 Shkoni në Cilësime > Biometrika dhe siguria.
2 Prekni Gjej celularin.
Gjej telefonin tim ne opsionet biometrike dhe  security
3

Për të aktivizuar opsionin Zhbllokimi në distancë, prekni çelësin aktivizues.

Ckycja me komande eshte aktivuzar ne Smartfonin Galaxy

Zhbllokimi i pajisjes celulare duke përdorur faqen në internet Gjej celularin 

1 Hapni shfletuesin e internetit në kompjuter dhe shkruani këtë adresë: https://findmymobile.samsung.com, klikoni butonin Sign in dhe futni të dhënat tuaja të llogarisë Samsung, pastaj klikoni edhe një herë butonin Sign in.
Gjej telefonin tim website eshte shfaqur ne notebook
2 Pajisja celulare e regjistruar në llogarinë tuaj Samsung duhet të afishohet në anën e djathtë të ekranit. Nëse keni regjistruar më shumë se një pajisje në të njëjtën llogari Samsung, përzgjidhni pajisjen që ka nevojë të zhbllokohet në distancë. Shihni pamjen më poshtë dhe klikoni ikonën Unlock (Zhblloko)për ta zhbllokuar pajisjen.
Ckycja eshte selektuar ne opsionet e Gjej Telefonin Tim
3

Kur klikoni mbi Unlock (Zhblloko) del një dritare në të cilën kërkohet verifikimi i fjalëkalimit të llogarisë Samsung. Pasi të fusni fjalëkalimin, klikoni butonin NEXT, dritarja njoftuese do të mbyllet automatikisht dhe do të shfaqet një tjetër dritare me rezultatin e zhbllokimit në distancë të pajisjes suaj.

Njoftimi shfaqet për të futur fjalëkalimin tuaj të Llogarisë Samsung për të përdorur Gjeni celularin tim
Zhbllokimi i pajisjes celulare duke përdorur funksionin Bllokimi inteligjent

Mund ta konfiguroni pajisjen që të zhbllokohet vetë dhe të qëndrojë e zhbllokuar kur pajisja dallon se është pranë vendndodhjeve ose pajisjeve të besuara.
 

Për shembull, nëse e keni caktuar shtëpinë si vendndodhje të besuar, kur ktheheni në shtëpi atëherë pajisja juaj e dallon këtë vendndodhje dhe zhbllokohet automatikisht. Ky funksion bëhet i gatshëm për t’u përdorur pasi të keni vendosur një metodë bllokimi të ekranit. Nëse e lini katër orë pa e përdorur pajisjen ose kur e ndizni pajisjen, duhet ta zhbllokoni ekranin duke përdorur kodin me prekje, numrin PIN ose fjalëkalimin që keni vendosur. 

Si ta vendosni funksionin Bllokimi inteligjent në pajisjen celulare 

1

Në ekranin e Cilësimeve, prekni Blloko ekranin > Bllokimi inteligjent.

Smart Lock është zgjedhur në opsionet e ekranit Lock të një smartphone smartphone
2 Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e paracaktuar të bllokimit të ekranit.
3 Përzgjidhni një mundësi dhe ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran për ta përfunduar konfigurimin.

Lloji i metodës së Bllokimit inteligjent
 

  • Dallimi i trupit: Mbajeni të zhbllokuar pajisjen ndërkohë që e keni me vete 
  • Vende të besuara: Shtoni vendndodhjen ku duhet të zhbllokohet pajisja 
  • Pajisje të besuara: Shtoni pajisjen pranë së cilës zhbllokohet kjo pajisje 
Afishohen opsionet Smart Lock për një smartphone Galaxy

Shënim: Nuk ju rekomandojmë ta përdorni mundësinë Dallimi i trupit për metodë të Zhbllokimit inteligjent sepse kjo metodë nuk bën dot dallimin midis pronarit të vërtetë të pajisjes celulare dhe një personi të panjohur. 

Shënim: Imazhet e pajisjeve dhe të menyve mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes. 

Faleminderit për komentin tuaj