Si ta lidh Note9 tim me një ekran duke përdorur DeX?
Samsung DeX ju lejon të përdorni telefonin tuaj inteligjent si një kompjuter duke e lidhur pajisjen tuaj celular me një ekran të jashtëm, siç është televizori ose monitori.
Ju lutemi mbani parasysh: Përdorni vetëm aksesorë zyrtarë që mbështeten nga Samsung DeX për të shmangur problemet me performancën dhe mosfunksionimet si rrjedhojë e aplikacioneve të palëve të treta.
Ju mund ta lidhni telefonin tuaj inteligjent me një ekran të jashtëm në tre mënyra.
Kablloja DeX është mënyra më e lehtë për ta lidhur Note9 tuaj me një ekran, sepse realizohet përmes përdorimit tënjë kabllo je të vetme.
Në ekran do të shfaqen dy opsione:
Filloni Samsung DeX: Ekrani i pajisjes celular do të fiket dhe do të shfaqet në televizorin ose monitorin e lidhur në regjimin desktop. Përdoreni pajisjen tuaj si një bllok për të kontrolluar se çfarë ndodh në ekran.
Kaloni në pasqyrimin e ekranit: Përmbajtja e Note9 tuaj do të pasqyrohet në ekranin e lidhur.
Ju mund ta lidhni gjithashtu Note9 tuaj me një ekran të jashtëm duke përdorur një përshtatës HDMI ose një përshtatës me shumë porta.
Në ekran do të shfaqen dy opsione:
Filloni Samsung DeX: Ekrani i pajisjes celular do të fiket dhe do të shfaqet në televizorin ose monitorin e lidhur në regjimin desktop. Përdorni pajisjen tuaj si një bllok për të kontrolluar se çfarë ndodh në ekran.
Kalo në pasqyrimin e ekranit: Përmbajtja e Note9 tuaj do të pasqyrohet në ekranin e lidhur.
Ju lutemi mbani parasysh: Siguroni që telefoni juaj inteligjent është futur në mënyrë horizontale te lidhësi. Përndryshe, Dex Pad dhe telefoni juaj inteligjent mund të dëmtohet.
Ju lutemi, klikoni butonin "DERGO" më poshtë për të aplikuar komentet tuaja. Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.