Këshilla

5 mënyra për t’i bërë pushimet e këtij
viti më të mira se kurrë

Nga festat e darkave tek vallëzimet e familjes në TikTok, teknologjia tani është në qendër të traditave tona.

Vitin e kaluar, shumë prej nesh i festuan pushimet me darka virtuale. Megjithëse disa prej nesh janë duke u takuar përsëri personalisht, mjetet e teknologjisë me të cilat jemi mësuar nuk do të shkojnë diku. Në fakt, gjithçka me të cilën u mësuam mund t’i bëjë pushimet e këtij viti më të mirat ndonjëherë.

Këtu janë disa mënyra sesi mund t’i bëni festat e këtij vit për t’u mbajtur mend duke integruar teknologjinë në traditat e përjetshme.

1

Organizoni një darkë virtuale me një listë pa fund të të ftuarve

Tani që telefonatat me video janë pjesë e jetës së përditshme, mund të sillni më shumë njerëz në takimet tuaja të pushimeve të “jetës reale”. Nga konkurset e pulovrave të shëmtuara tek garat e festave dhe festat e darkave me tema të caktuara, mund të përfshini me lehtësi të afërmit dhe miqtë që janë larg nga qyteti në veprimtaritë tuaja personale. Ky version hibrid i takimeve lejon një tryeze të darkës pa fund dhe një festë pa kufi—gjë që do të thotë se festimet tuaja do të jenë edhe më epike.

2

Merrni elementin përbërës sekret nga dy shtete larg 

Festat janë një kohë e shkëlqyer për të rishqyrtuar recetat e trashëguara dhe, siç kemi mësuar të gjithë gjatë dy viteve të kaluara, tani mund të gatuani me kuzhinierin më të mirë në familjen tuaj pavarësisht nga largësia. Shndërrojeni gatimin në një përvojë bashkëpunimi duke biseduar me video me të afërm në një pajisje si Galaxy Z Flip3. Thjesht paloseni përgjysmë për të aktivizuar Modalitetin Flex dhe vendoseni në banak për të përdorur telefonin tuaj pa duar ndërsa manovroni rreth e rrotull kuzhinës. Ndërsa ushqimi është në furrë, shfrytëzoni kohën për të biseduar, pastaj shijoni produktin e shijshëm të përfunduar së bashku duke qenë milje larg.

Këshillë
Përdorni veçorinë e Kuadrimit automatik në aplikacionin e Kamerës për të regjistruar video pa përdorimin e duarve në Modalitetin Flex ndërsa qëndroni në fokus.
3

Bëhuni viral me një vallëzim të familjes në TikTok ose sfidë

Pothuajse të gjithë janë në TikTok këto ditë, nga kushëriri juaj i vogël tek prindërit dhe gjyshërit tuaj. Ndërsa familja është bashkuar, është shansi i përsosur për të vendosur në qendër sjelljet e tyre qesharake. Pavarësisht nëse mësoni një vallëzim të koreografuar ose merrni përsipër një sfidë në trend, më shumë njerëz do të thotë më shumë mundësi për të krijuar përmbajtje të artë. Pasi i përfshini të gjithë, regjistroni videot tuaja duke përdorur Modalitetin Flex në Galaxy Z Fold3. Hapni telefonin tuaj dhe vendoseni në një sipërfaqe për të bërë video të qarta pa një trekëmbësh dhe bëhuni gati për të patur një milionë shikimi pasi gjyshja juaj vihet në qendër të vëmendjes me aftësitë e saj të vallëzimit.

4

Maratona në grup

Maratona të filmave të pushimeve. Duke brohoritur për ekipin tuaj në ditën e lojës. Ende mund t’u gëzoheni traditave tuaja të dashura—edhe kur nuk jeni fizikisht së bashku—duke ftuar dhe ndarë emocionet me këdo që dëshironi në Galaxy Tab S7 FE tuaj. Ekrani i madh i tij e bën kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë të kollajtë për shikimin me shumicë me miqtë dhe familjen. Përdorni Shikimin me ekran të ndarë për të shfaqur dy gjëra në të njëjtën kohë që përmbajtja juaj dhe festuesit tuaj të shfaqen krah për krah. Në këtë mënyrë, mund t’u bërtisni arbitrave ose të recitoni batutat tuaja të preferuara të filmave sikur të ishit në të njëjtin divan.

5

Regjistroni ditën ndërsa e jetoni atë

Me kthimin e takimeve personale, pushimet mund të ndjeheni si një ribashkim—kështu që, natyrisht, do të dëshironi të mbani mend çdo moment. Nga pozat qesharake në kuzhinë tek fotografitë formale të të gjithëve së bashku, krijoni një album fotografik të përbashkët për t’u siguruar se regjistroni çdo kujtim. Kërkoni nga të afërmit tuaj që të vendosin fotografitë e tyre nga ajo ditë, në mënyrë që të gjithë të keni një album dixhital për ta parë. Madje mund të krijoni një album të printuar të fotografive me pozat më të mira—dhe ndoshta t’i ruani ato si dhurata të pushimeve për vitin e ardhshëm.

Dhurata Galaxy

Dhurata për këdo në listen tuaj. Blini nga ofertat ekskluzive të pajisjeve Galaxy.

Krijoni listën tuaj hibride të dëshirave për pushime

Ndryshojeni traditën këtë vit.

Lexoni këta artikuj në vijim