Mirëqënia

Zgjoni trurin tuaj
me krijimtari

Një dimër i gjatë mund të krijojë amulli të mendjes po aq sa edhe të muskujve. Rifreskoni mendjen tuaj me këto ushtrime krijuese​.

Lulet e pranverës, shirat e pranverës, pastrimi i pranverës. Pranvera është një kohë e përtëritjes. Ajo është një mundësi që të shtriqni gjymtyrët tuaja, të pastroni hapësirën tuaj dhe të shkundni ngërçet e dimrit përgjithmonë (ose të paktën për një vit). Por aq sa përqëndrohemi në rifreskimin e hapësirave dhe trupave tanë për sezonin e ri, nuk shpenzojmë aq kohë sa duhet për rifreskimin e mendjes tonë dhe ushtrimet krijuese janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’a bërë atë.

Vazhdoni të lexoni për disa ide për t’i dhënë një rifillim trurit tuaj këtë pranverë.

Galaxy S21 5G
Me një kamera me telefoto 64 MP, mund të zmadhoni aq sa të jetë e nevojshme për të regjistruar poza që ju frymëzojnë në shëtitjen tuaj duke bërë fotografi.

Shkoni për një shëtitje duke bërë fotografi

Ndoshta mendoni se e njihni lagjen tuaj mjaft mirë, por ajo është sepse zakonisht e eksploroni atë ndërsa bëni të njëjtat veprimtari rutinë. Ecni me qenin. Shkoni në punë. Blini ushqime. Po sikur t’i jepnit vetvetes një arsye të re për të dalë shëtitje në zonën tuaj? Ç’farë gjëra të reja mund të shihni?

Përpara sesa të dilni shëtitje, përcaktoni pesë sfida fotografike. Për shembull, ""një fotografi me një mik,"" ""diçka që ju bëri të gulçoni"" ose ""regjistroni një emocion të fortë."" Bëhuni aq të çmendur sa dëshironi, pastaj dilni shëtitje me Galaxy S21 dhe mos u ktheni derisa të keni një fotografi që përmbush secilën prej ideve tuaja.​

PENUP
Bashkohuni me një komunitet të artistëve digjitalë, admiruesve dhe etuziastëve krijues direkt nga Galaxy juaj.

Krijoni për një komunitet

Krijimi për hir të krijimit ju detyron të jeni të pranishëm dhe në momentin për të shfrytëzuar më mirë atë që është në mendjen tuaj. Por disiplina juaj mund të pakësohet kur nuk jeni duke marë komente nga të tjerë.

Ka shumë përfitime të krijimit për një auditor. Komentet na ndihmojmë t’i shohim gjërat nga një kënd i ndryshëm. Një komunitet mund t’ju inkurajojë me butësi për të respektuar afatet. Shikimi i veprave të të tjerëve mund t’ju çojë në bërjen e lidhjeve të reja ndërmjet ideve. Bashkohuni me një grup javor të shkrimit ose shkarkoni PENUP nga Google Play ose Dyqani Samsung Galaxy për t’u bashkuar me një komunitet krijues masiv në internet dhe frymëzimi le të fillojë.

Përqafoni mërzinë

Shumica e aftësisë tonë krijuese vjen nga momentet kur truri nuk është i aktivisht i ngarkuar dhe mund të përqëndrohet në informacion terciar që keni marë gjatë ditës. Kur nuk jemi duke u përqëndruar në diçka specifike, energjia jonë mendore mund të ricaktohet për klasifikim, përpunim dhe kuptimin e gjërave të ndryshme që ende janë duke ardhur vërdallë në mendjen tonë për të cilat ishim shumë të ngarkuar për t’u përqëndruar më parë. Nëse jeni ndjerë ndonjëherë se idetë tuaja më të mirë ju vijnë gjatë dushit, tani e dini se pse. Planifikoni kohë të pangarkuar për të lejuar që mendja juaj të endet.​

Mprehni diçka që admironi

Kur lejoni që mendja juaj të mos përqëndrohet në asgjë është mirë, por përqëndrimi i mendjes tuaj në diçka krejtësisht të re mund t’a stimulojë atë për të punuar në mënyra të ndryshme. Kur detyroni vetveten që të mendoni në mënyrë krijuese në një mënyrë që zakonisht nuk e bëni mund të shkëndijë ide të reja.

Për shembull, nëse shkruani gjatë gjithë kohës, vizatimi ju ndihmon të imagjinoni se si duken gjërat, në vend se si ndjehen ato. Nëse jeni një fotograf, skulptura ju detyron të mendoni për një subjekt nga pikëpamja tre dimensionale. Nëse jeni duke kërkuar diçka vizive që admironi, Galaxy Tab S7 është një mjet i shkëlqyeshëm për ngjyrosjen digjitale të librave dhe një vend i mirë për të filluar.

Hiqeni nga mendja

Disa herë aftësia krijuese është aq e thjeshtë sa heqja e asaj që keni në mendje dhe vendosja në letër. Ditari i vëmendshëm ose vizatimi i përditshëm mund t’ju detyrojë të rishqyrtoni një ide ndërsa e transferoni nga mendja juaj në realitetin e faqes. Bëjeni pa ndonjë shpresë​ ose synim përtej krijimit të hapësirës në mendjen tuaj për mendime dhe ide të tjera dhe mund të tronditeni nga ajo që mund të krijoni.

Vendosni mënjanë 15 deri në 20 minuta çdo mëngjes për të vizatuar ose për të shkruar disa faqe të përditëshme. S Pen në Galaxy S21 Ultra ose Galaxy Tab S7 ofron precizionin dhe thellësinë e kontrollit që prisni nga boja ose lapsi në formën digjitale.

Ripërtërini, rifreskoni dhe rizbuloni zenin tuaj mendor

Merrni mjetet që ju nevojiten për të filluar një praktikë të aftësisë krijuese dhe filloni siç duhet pastrimin tuaj të pranverës të mendjes.

Lexoni këto histori në vijim