Çfarë të bëj nëse temperatura e kondicionerit të ajrit nuk është mjaftueshëm e freskët?

Kondicioneri Samsung është projektuar për të qenë jashtëzakonisht efikas. Funksioni i ftohjes së shpejtë ofron një ndryshim të shpejtë të temperaturës së ajrit për ta ulur brenda pak kohe temperaturën e dhomës në nivelin e përcaktuar nga ju. Nëse vini re se temperatura e kondicionerit të ajrit nuk është ajo që prisni edhe pse e keni përzgjedhur temperaturën e dëshiruar, rekomandohet që të kontrolloni sa më poshtë.

Ndryshoni nivelin e temperaturës së dëshiruar

  • Kur ndieni se temperatura e kondicionerit nuk është mjaftueshëm e freskët, kontrolloni se mos e keni vendosur shumë poshtë temperaturën e dëshiruar. 
  • Shtypni + ose - në butonin “Temp” për ta ndryshuar temperaturën e kondicionerit.
  • Dhoma duhet të jetë e mbrojtur nga nxehtësia e jashtme, të gjitha dyert dhe dritaret duhet të jenë të mbyllura. Përndryshe, ftohja mund të funksionojë jo mirë. 

Largoni pengesat përreth kondicionerit

Nëse ka pengesa të vendosura përpara pajisjes së brendshme apo pajisjes së jashtme të kondicionerit, kjo mund të pengojë funksionimin e kondicionerit. (Pajisja nuk mund të thithë sasi të mjaftueshme ajri.)

kontrolloni nëse ka pengesa rrotull kondicionerit

Mendoni kapacitetin vëllimor

Nëse madhësia e dhomës është më e madhe se kapaciteti i kondicionerit, atëherë do të duhet më shumë kohë për ta ulur temperaturën. Prandaj, rekomandohet të përdorni një kondicioner i cili përputhet me vëllimin e shtëpisë. Nëse përdorni një kondicioner me kapacitet të pamjaftueshëm në raport me sipërfaqen e shtëpisë, shtëpia mund të mos freskohet dhe konsumi i energjisë do të jetë shumë i madh. 

Kontrolloni filtrin e ajrit

Kur filtri i ajrit i pajisjes së brendshme ka akumuluar shumë pluhur, kondicioneri nuk mund të thithë sasinë e mjaftueshme të ajrit. Ky mund të ishte shkaku i problemit të temperaturës. Ju rekomandojmë ta pastroni filtrin çdo 2 javë ose kur në panelin e indikatorëve të pajisjes së brendshme shfaqet kodi CF. (Kodi CF do të thotë se pajisja ju kujton të pastroni filtrin)

Ju lutemi, kontrolloni modelin e kondicionerit të ajrit, si më poshtë, dhe ndiqni udhëzimet e pastrimit të filtrit të ajrit. Në këtë mënyrë do të keni ajër të freskët dhe të pastër. 

Shënim: 

  • Gjeni manualin e përdorimit për hollësi për mënyrat e shkëputjes dhe vendosjes së filtrit. (Mund të jenë të ndryshme sipas modeleve të ndryshme.)
  • Periudha e pastrimit mund të jetë e ndryshme në varësi të përdorimit dhe të kushteve mjedisore. 
Pastrimi i filtrave të kondicionerëve me montim në mur

Hapi 1. Nxirreni me tërheqje filtrin nga pajisja.

nxirreni me tërheqje filtrin nga pajisja

Hapi 2. Përdorni një furçë të butë ose një fshesë elektrike për të larguar pluhurin dhe papastërtitë nga filtri. 

largoni me furçë pluhurin nga filtri

Hapi 3. Nëse filtri ka shumë pluhur, lëreni në ujë me sapun të njomet për rreth 30 minuta dhe pastaj shpëlajeni. 

pastrimi i filtrit me ujë

Hapi 4. Pasi ta keni shpëlarë filtrin, thajeni në një vend ku qarkullon ajri.

thajeni filtrin

Hapi 5. Rivendoseni filtrin.

rivendoseni filtrin

Shënim: 

  • Mos e fërkoni filtrin e ajrit me furçë me qime të forta apo me vegël të ashpër pastrimi.
  • Nëse filtri i ajrit nuk është tharë plotësisht ose nëse është tharë në një vend pa qarkullim ajri (apo në vend me lagështirë), mund të mbajë erë të keqe.
  • Mos e lini në diell filtrin e ajrit gjatë tharjes.
Pastrimi i filtrave të kondicionerëve vertikalë

Nëse keni kondicioner ajri të një modeli vertikal me invertitor, kontrolloni hapat e mëposhtëm siç shpjegohet në ta. Modeli vertikal me invertitor ka dy lloje filtrash.

  • Filtri Full HD: Filtron pluhurin me grimca të mëdha të ajrit në thithje. 
  • Filtri Zero: Kap grimcat e vogla të pluhurit brenda kondicionerit. Ky mund të lahet dhe mund të përdoret thuajse pa pasur nevojë për zëvendësim.

Pastrimi i filtrit Full HD

Hapi 1. Nxirreni duke e tërhequr filtrin Full HD në drejtimin e shigjetave siç tregohet në pamje.

nxirreni filtrin hd

Hapi 2. Pastrojeni pluhurin me fshesë elektrike me thithje ose me ujë të rrjedhshëm. 

Pastrimi i pluhurit

Hapi 3. Thajeni filtrin plotësisht në hije. 

thajeni filtrin hd

Hapi 4. Futeni duke e shtyrë deri në fund filtri Full HD në drejtimin e shigjetave në mënyrë që të montohet plotësisht.

futja e filtrit full hd në pajisje

Shënim: 

  • Pastrojeni filtrin Full HD çdo 2 javë.
  • Periudha e pastrimit mund të jetë e ndryshme në varësi të përdorimit dhe të kushteve mjedisore.

Pastrimi i filtrit Zero

Kini kujdes me sipërfaqen e pasme të mprehtë të filtrit Zero. Mund të vrisni duart.

Hapi 1. Hiqni filtrin e poshtëm Full HD. Kapni dorezën e filtrit Zero dhe hiqeni duke e tërhequr në drejtim të shigjetës siç tregohet në figurë.

hiqni filtrin e poshtëm full hd dhe tërhiqni filtrin zero

Hapi 2. Futeni filtrin në ujë dhe tundeni poshtë e lart disa herë.

fut filtrin në ujë

Hapi 3. Thajeni filtrin plotësisht në një vend të ajrosur.

thajeni filtrin

Hapi 4. Futeni filtrin Zero duke e shtyrë në drejtim të shigjetës dhe sigurohuni të jetë montuar në pozicionin e duhur. Futeni sërish në vend filtrin e poshtëm Full HD.

shtyjeni filtrin zero dhe rifutni në vend filtrin e poshtëm full hd

Shënim: 

  • Pastrojeni filtrin Zero çdo 3 muaj. (Bazuar në 8 orë përdorim në ditë.)
  • Periudha e pastrimit mund të jetë e ndryshme në varësi të përdorimit dhe të kushteve mjedisore.
Pastrimi i filtrave të kondicionerëve të shumëllojshëm

Këshilla praktike si të hiqni filtrin e ajrit të modelit të shumëllojshëm

  • Kini kujdes që ta mbani rrjetën me një dorë në mënyrë që të mos bjerë.
  • Kur të hiqni plotësisht rrjetën, zbërtheni grepat e siguresës në të dyja anët e rrjetës. 
shtypni butonin për të hapur rrjetën
Zbërtheni grepat e siguresës në të dyja anët e rrjetës
hiqeni rrjetën plotësisht për të pastruar filtrin

Shënim: 

  • Modeli faktik i kondicionerit të ajrit mund të ndryshojë në varësi të llojit të modelit që keni (ose në varësi të shtetit ku ndodheni).
  • Ju lutemi, lexojini me hollësi paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në manualin e përdorimit.

Pastrimi i filtrit të ajrit

Hapi 1. Tërhiqeni nga e djathta filtrin e ajrit.

Hapi 2. Hiqeni të gjithë pluhurin nga filtri i ajrit duke përdorur një fshesë elektrike me thithje ose një furçë.

Hapi 3. Pastrojeni filtrin me një fshesë elektrike me thithje ose me një furçë të butë. Nëse pluhuri është i rëndë, shpëlajeni filtrin me ujë të rrjedhshëm dhe thajeni në një vend të ajrosur. 

Hapi 4. Thajeni filtrin e larë në një vend me ajrim të mirë.

Hapi 5. Rivendoseni filtrin e ajrit. (Ndiqni në rend të kundërt hapat që përdorët për heqjen e filtrit.) Pas kësaj, rikthejeni filtrin në pozicionin nistor.

Si ta riktheni në pozicion nistor filtrin

  • Për pajisjen e brendshme me pult komandimi të lidhur me kabllo, shtypni butonin “Filter Reset” (Rikthim në pozicion nistor i filtrit). 
  • Për pajisjen e brendshme me pult komandimi pa kabllo, shtypni butonin “Options” (opsionet) ose “Filter Reset” (Rikthim në pozicion nistor i filtrit) dhe pastaj shtypni butonin “SET” (Vendos). 

Faleminderit për komentin tuaj