Si ta instaloni frigoriferin Samsung

Nëse e instaloni dhe e niveloni si duhet frigoriferin, do t’ia përmirësoni shumë rendimentin në punë të frigoriferit dhe do t’i pakësoni mundësitë e lindjes së problemeve. Nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutemi gjeni një manual përdorimi ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientët. 

Përgatitja për punë e frigoriferit

Ngjitja e takove

Ngjitni tako për të përmirësuar punën e frigoriferit.

Nivelimi

  • Për një funksionim më të mirë të dyerve, vendoseni frigoriferin në atë mënyrë që të jetë disi më lart në pjesën e përparme.
  • Rregullimet mund të bëhen duke i rrotulluar këmbët në drejtim të akrepave të orës ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Lidhja me energjinë elektrike

  • Përpara se ta futni spinën në prizën e rrymës elektrike, sigurohuni që priza të jetë e fiksuar mirë dhe në gjendje të mirë.
  • Futeni spinën në prizë, hapeni derën e frigoriferit dhe kontrolloni nëse është ndezur drita.

Vendosja e temperaturës

Pas një ore, vendoseni temperaturën e frigoriferit në nivelin e dëshiruar.

Shënim:

  • Lini hapësirë të mjaftueshme.
  • Ana e djathtë, e majtë dhe e pasme: 50mm
  • Ana e sipërme: 100mm
  • Kjo mund të ndryshojë në varësi të frigoriferit dhe të mënyrës së matjes.
Si ta instaloni frigoriferin Samsung Si ta instaloni frigoriferin Samsung

Shënim: 

  • Modelet e frigoriferit që tregohen në këtë video mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodheni.
  • Ju lutemi, lexojini paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në manualin e përdorimit.
  • Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji, duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes. 

Faleminderit për komentin tuaj