Çfarë duhet të bëj nëse lavastovilja nuk pastron mirë?

Zakonisht, pastrimi i lavastoviljes përmirëson shumicën e aftësive të pastrimit. Por nëse kjo nuk funksionon, ju lutemi gjeni zgjidhjen më poshtë.

  • Zgjedhja e ciklit të pastrimit

- Zgjidh një cikël dhe opsione më të fuqishme pastrimi.

 

  • Kontrollo tubin e shkarkimit dhe instalimin

Rekomandohet një ngritje e tubit të kullimit për të parandaluar kthimin e ujit të ndotur nga tubi i shkarkimit.

 

  • Presioni i furnizimit me ujë

- Kontrollo që valvula e furnizimit me ujë të jetë plotësisht e hapur duke e kthyer atë në drejtim kundër-orar. Presioni i përshtatshëm 20 PSI deri në 120 PSI.

 

  • Kontrollo krahun e spërkatjes

- Pastrojeni nëse është bllokuar sprucatori.

- Si pastrohet:

Hapi 1. Për të hequr krahun e mesit të spërkatjes, mbani dado fort dhe rrotulloni krahun në drejtim orar për ta hequr atë.

Hapi 2. Për të hequr krahun e poshtëm spërkatës, tërhiqeni krahun spërkatës lart.

Hapi 3. Lani krahët në ujë të ngrohtë dhe me sapun dhe përdorni një furçë të butë për të pastruar sprucatorët.

Hapi 4. Rivendosini pasi i keni shpëlarë mirë.

Krahu i spërkatjes.
  • Filtri është i bllokuar

- Nëse filtri është i bllokuar, grimcat e ushqimit në filtër do të kontaminojnë enët.

 

  • Kontrolloni shpërndarësin e detergjentit

- Nëse susta në derën e shpërndarësit është e bllokuar, përdorni një furçë të vogël për të pastruar shpërndarësin e sapunit dhe sustën.

- Ndërroheni nëse dera e sustës ose e shpërndarësit është e dëmtuar.

 

  • Detergjenti dhe ndihma e shpëlarjes

- Përdorni llojin e duhur të detergjentit dhe sasinë e duhur.

- Përdorni shpëlarësin për realizimin e larjes/tharjes.

 

  • Uji i fortë

- Nëse ka ujë të fortë, rimbusheni lavastoviljen me kripë tek zbutësi i ujit dhe rregulloni nivelin e rigjenerimit duke iu referuar manualit të përdorimit.

 

  • Vendosja e duhur e enëve

- Nëse enët e tavolinës janë vendosur gabimisht në lavastovilje, sprucatori prek pjatpn dhe nuk rrotullohet.

- Detergjenti i mbetur i larjes së enëve në shpërndarës mund të bllokojë shpërndarësin e detergjentit.

 

  • Pastrimi i pjesës së brendshme të lavastoviljes

- Hapni derën dhe vendosni 2 filxhanë uthull të bardhë në fund të lavastoviljes. Mbyllni derën dhe përfundoni ciklin e pastrimit.

- Nëse uthulla është joefektive, përdorni 1/4 filxhani (60 ml) kristale të acidit citrik në vend të uthullës.

Faleminderit për komentin tuaj