

Qëndroni në kontakt me një stil jetese dhe partner shëndeti në kyçin e dorës që ju jep këshilla në çast. Merrni më shumë informacion të saktë mbi shëndetin tuaj në një ekran më të madh me një orë që ka në mendje mirëqenien tuaj. Galaxy Watch Active2 ju tregon se çfarë ju duhet të dini, atëherë kur ju duhet.
Zgjidhni look-un dhe komoditetin e partnerit të mirëqenies që do të doni ta mbani në dorë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Personalizoni Galaxy Watch Active2 deri
në nivelin e Bluetooth-it ose LTE, fushat e orës 44 mm ose 40 mm, inoks ose alumin, si dhe rripa të ndryshëm. Tregoni stilin tuaj me ngjyra të ndryshme,
të gjitha me ngjyrën e re E artë trëndafili.1
Maksimizoni hapësirën e ekranit tuaj me një pamje të pandërprerë në një trup elegant të përshtatur me një kornizë me prekje për kontroll të shpejtë.
Galaxy Watch Active2 përmban një ekran të zmadhuar me një ekran krejtësisht të zi dhe një bordurë shumë të hollë për më shumë hapësirë
për të marrë përmbajtjet që ju nevojiten.
Shprehni veten me një fushë ore që i përshtatet look-ut dhe gjendjes suaj emocionale. Kur i bëni një foto veshjes që keni veshur atë ditë, Galaxy Watch Active2 do të paraqesë një fushë ore që t’i përshtatet asaj.
Plotësojeni stilin tuaj me një fushë ore që i përshtatet ngjyrës dhe materialit të rripit. Kur blini një rrip ore dhe skanoni kodin QR në paketë, do të merrni një lidhje për në Galaxy Store për të shkarkuar një fushë ore që i përshtatet 2 3 4
Galaxy Watch Active2 monitoron lëvizjet tuaja në mënyrë që thjesht të mund ta vishni dhe të vazhdoni stërvitjen. Duke shtuar notimin te monitorimi automatik, tani keni shtatë ushtrime, ndërkohë që monitorimi manual funksionon për të gjitha aktivitetet për dhjetëra që mund të monitoroni. Funksioni Running Coach ju jep këshilla të vlefshme në kohë reale. 5 6
Ushtrimet sjellin më shumë përfitim kur bashkoheni me të tjerët. Zbuloni se kush mund të bëjë më shumë hapa në një Sfidë në grup.
Stërvituni me shokët ose bashkohuni me një kompeticion publik për të qëndruar i motivuar dhe për të arritur objektivat tuaja të fitnesit. 7
Një mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë, me një orë që kujdeset për të dyja. Përdorni monitoruesin e stresit për të kontrolluar nivelet e stresit kur ndiheni në tension, dhe ndiqni ushtrimet e meditimit me frymëmarrje për të pasur qetësi për mendjen. 5 8 9
Pikët e gjumit analizojnë kohën që ju kaloni zgjuar, REM, ciklet e gjumit të lehtë dhe të thellë, dhe më pas ju tregojnë cilësinë e gjumit tuaj. Përmirësoni pikët tuaja me këshilla të dobishme dhe informacione nga National Sleep Foundation direkt në kyçin e dorës. 5 9 10
Qëndroni në krye të higjienës suaj personale me alarmet rikujtuese për larjen e duarve. Konfigurojini ato që t'ju sinjalizojnë në intervale të rregullta. Ato ju japin një numërim praktik për t'u siguruar që të bëni një punë të mirë. Një kujtesë miqësore për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. 11
Kontrolloni presionin e gjakut përmes aplikacionit Samsung Health Monitor pa qenë nevoja të vendosni rregullisht manshetën. Përpara se ta përdorni
thjesht kalibrojeni me një manshetë, më pas sensorët inteligjentë matin presionin e gjakut përmes analizës së valëve të pulsit ndërsa e mbani veshur. Kontrollojeni
çdo ditë për të monitoruar tendencat dhe për të marrë raportime direkt në telefon. 12 13 14 15 16 17 18 19 20
Prekni butonin e pasmë të orës për deri në 30 sekonda që sensori i elektrodës së integruar të masë rrahjet
e zemrës suaj.
Kjo ECG e shpejtë teston
fibrilacionin atrial (Afib), më pas shfaq matjet tuaja menjëherë.
Shikoni rezultatet herë pas here nga telefoni juaj,
dhe ndani
raportimin për më
shumë informacione. 21 22 23 24 25 26 27
Bëni përpara në jetë me një asistent inteligjent në kyçin e dorës. Kontrolloni kamerën për të pasuruar përvojën e shkrepjes, shikoni dhe pëlqeni në median sociale dhe përktheni sa hap e mbyll sytë. Ikona e sapo-shtuar On-going shfaq aplikacionet që janë në funksionim në fushën e orës për akses të lehtë, dhe madje mund të kapni edhe telefonatat hyrëse me Wi-Fi. 29 30 31 32
Merrni kontaktet, mesazhet dhe muzikën me vete në një asistent të mundësuar nga LTE që ju lejon ta lini telefonin pas. Dilni për vrap duke pasur qetësi për mendjen se do të qëndroni i lidhur dhe pa peshën e telefonit. Mbajeni muzikën në transmetim ndërsa shkoni ose shkarkojeni paraprakisht për zonat me mungesë mbulimi me rrjet.
Merreni orën me vete nëpër rrugët ku nuk shkelin të gjithë. Galaxy Watch Active2 vjen kudo me ju, me një vlerësim IP68 dhe 5ATM për ujin dhe pluhurin, plus një rezistencë të nivelit ushtarak, për të përballuar një sërë kushtesh, në mënyrë që ta mbani në dorë për të shkuar më tej dhe për të përjetuar më shumë. 35 36
Përmirësoni jetën me aplikacionet që variojnë nga seria Galaxy deri te një shumëllojshmëri e madhe aplikacionesh të shkarkueshme
të palëve të treta. Shkarkoni aplikacione për të krijuar serinë tuaj personale të këshillave inteligjente në çdo moment, të cilat mund t’i hapni në kyçin e dorës. 37
Pajtueshmëri e gjerë me smartfonët
Galaxy dhe jo Galaxy. Filloni duke parë se cilat pajisje janë të
pajtueshme me Galaxy Watch Active2.
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
{{summary.title}}
{{summary.title}}
Krahasoni me sende të ngjashme