Si të përdorni orën Galaxy Watch

Ora Galaxy Watch është projektuar për të bërë thuajse gjithçka, nga shtimi i aplikacioneve, dërgimi i emaileve, lidhja me Spotify ose sinkronizimi me smartfonin tuaj, për t’u siguruar që dita t’ju shkojë mbarë. Ja disa mënyra për të cilësuar orën tuaj Galaxy Watch, në mënyrë që të shijoni pa humbur kohë gjithçka që ka për t’ju ofruar. 

Pamja e disa orëve Galaxy Watch me ngjyra të ndryshme.

Pasi të keni lidhur orën tuaj Galaxy Watch me smartfonin tuaj, mund të filloni të shijoni disa veçori.

Ju lutemi, vini re: Duke e sinkronizuar orën tuaj me një smartfon, data dhe ora do të vendosen automatikisht Datën dhe orën mund ta vendosni manualisht nëse nuk e keni çiftuar orën me smartfonin tuaj.

Për të vendosur manualisht datën dhe orën, ndiqni këta hapa: 

Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar. Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar.

Hapi 1. Hapni ekranin kryesor dhe prekni ikonën “Cilësime”.

Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Të përgjithshme” të theksuar. Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Të përgjithshme” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Të përgjithshme”.

Pamja e ekranit “Të përgjithshme” me “Data dhe ora” të theksuar. Pamja e ekranit “Të përgjithshme” me “Data dhe ora” të theksuar.

Hapi 3. Prekni “Data dhe ora”.

Pamja e ekranit “Data dhe ora” me “Vendos datën” të theksuar. Pamja e ekranit “Data dhe ora” me “Vendos datën” të theksuar.

Hapi 4. Prekni “Vendos datën”.

Pamja e ekranit “Vendos datën” me butonin “Kryer” të theksuar. Pamja e ekranit “Vendos datën” me butonin “Kryer” të theksuar.

Hapi 5. Rregullojeni duke prekur ditën, muajin dhe vitin, e më pas prekni “Kryer”.

Pamja e ekranit “Data dhe ora” me “Vendos orën” të theksuar. Pamja e ekranit “Data dhe ora” me “Vendos orën” të theksuar.

Hapi 6. Prekni “Vendos orën”.

Pamja e ekranit “Vendos orën” me butonin “Kryer” të theksuar. Pamja e ekranit “Vendos orën” me butonin “Kryer” të theksuar.

Hapi 7. Rregullojeni duke prekur vlerën e orëve dhe të minutave, e më pas prekni “Kryer”.

Për t’u lidhur manualisht me një rrjet Wi-Fi, ndiqni këta hapa:

Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar. Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar.

Hapi 1. Rrëshqitni lart ekranin kryesor dhe prekni ikonën“Cilësime”.

Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Lidhjet” të theksuar. Pamja e ekranit “Cilësimet” me “Lidhjet” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Lidhjet”.

Pamja e ekranit “Lidhjet” me “Wi-Fi” të theksuar. Pamja e ekranit “Lidhjet” me “Wi-Fi” të theksuar.

Hapi 3. Prekni “Wi-Fi”

Pamja e ekranit “Wi-Fi” me butonin përzgjedhës ndezur/fikur të theksuar. Pamja e ekranit “Wi-Fi” me butonin përzgjedhës ndezur/fikur të theksuar.

Hapi 4. Prekni butonin përzgjedhës tek “Ndezur”.

Pamja e ekranit “Wi-Fi” me shembullin e rrjetit Wi-Fi të theksuar. Pamja e ekranit “Wi-Fi” me shembullin e rrjetit Wi-Fi të theksuar.

Hapi 5. Lëvizni poshtë dhe prekni rrjetin Wi-Fi me të cilin do të donit të lidheshit.

Pamja e ekranit “Fjalëkalimi” me butonin “Lidhu” të theksuar. Pamja e ekranit “Fjalëkalimi” me butonin “Lidhu” të theksuar.

Hapi 6. Vendosni fjalëkalimin e rrjetit Wi-Fi dhe prekni “Lidhu”.

Ju lutemi, vini re: Duke e lidhur orën tuaj Galaxy Watch me smartfonin me Bluetooth do Wi-Fi, do ta çaktivizojë automatikisht Wi-Fi. Përdoreni Wi-Fi kur të jetë e nevojshme.

Për të shtuar një aplikacion në orën tuaj Galaxy Watch, ndiqni këta hapa:

Ju lutemi, vini re: Duhet të keni hyrë në një llogari të Google™ për të hyrë në Play Store.

Pamja e menusë së një ore Galaxy Watch me ikonën “Play Store” të theksuar. Pamja e menusë së një ore Galaxy Watch me ikonën “Play Store” të theksuar.

Hapi 1. Rrëshqitni lart ekranin kryesor dhe prekni ikonën “Play Store”.

Pamja e ekranit “Play Store” me funksionin Kërko të theksuar. Pamja e ekranit “Play Store” me funksionin Kërko të theksuar.

Hapi 2. Shkruani emrin e aplikacionit që doni të shkarkoni, më pas shtypni butonin “kërko” në tastierë.

Pamja e ekranit “App-et në telefon” me aplikacionin “Samsung Internet” të theksuar. Pamja e ekranit “App-et në telefon” me aplikacionin “Samsung Internet” të theksuar.

Hapi 3. Prekni aplikacionin që do të donit të shkarkonit nga lista e rezultateve të kërkimit.

Pamja e ekranit të aplikacionit “Samsung Internet” me butonin “Instalo” të theksuar. Pamja e ekranit të aplikacionit “Samsung Internet” me butonin “Instalo” të theksuar.

Hapi 4. Prekni “Instalo”.

Pamja e ekranit të aplikacionit “Samsung Internet” me butonin “Hap” të theksuar. Pamja e ekranit të aplikacionit “Samsung Internet” me butonin “Hap” të theksuar.

Hapi 5. Pasi aplikacioni të jetë shkarkuar dhe instaluar, prekni “Hap”.

Ju lutemi, vini re: Për të funksionuar si duhet, disa aplikacione kërkojnë leje nga ora juaj ose instalimin e një aplikacioni specifik në pajisjen tuaj të lidhur. Lexoni deri në fund kushtet e përgjithshme dhe sigurohuni që t’i keni aktivizuar lejet e duhura dhe të keni instaluar aplikacionet e nevojshme në smartfon, para se të shkarkoni aplikacione në pajisjen tuaj.

Për të bërë një thirrje me orën tuaj Galaxy Watch, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Telefoni” të theksuar. Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Telefoni” të theksuar.

Hapi 1. Rrëshqitni lart ekranin kryesor dhe prekni ikonën e telefonit.

Pamja e ekranit të telefonatës dhe ikonës së kontaktit të theksuar. Pamja e ekranit të telefonatës dhe ikonës së kontaktit të theksuar.

Hapi 2. Prekni ikonën e tastierës ose të kontaktit.

Pamja e ekranit të tastierës dhe ikona e telefonit Pamja e ekranit të tastierës dhe ikona e telefonit

Hapi 3. Shkruani numrin e telefonit ose prekni kontaktin që doni të telefononi.

Pamja e ekranit të kontakteve me ikonën e telefonit të theksuar. Pamja e ekranit të kontakteve me ikonën e telefonit të theksuar.

Hapi 4. Prekni ikonën e telefonit.

Ju lutemi, vini re: Për të bërë një thirrje, duhet të keni një lidhje 4G. Thirrjet janë të disponueshme vetëm në orën Galaxy Watch 4G.

Modaliteti i kursimit të energjisë është thelbësor për rritjen e jetëgjatësisë së baterisë së orës suaj Galaxy Watch. Ai redukton ndriçimin e ekranit dhe kufizon aplikacionet që mund të shkarkojnë baterinë ndërkohë që punojnë në sfond.

Për të çaktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar. Pamja e menusë së Galaxy Watch me ikonën “Cilësimet” të theksuar.

Hapi 1. Rrëshqitni lart në ekranin kryesor dhe prekni ikonën “Cilësime”.

Pamja e ekranit të cilësimeve me ikonën “Bateria” të theksuar. Pamja e ekranit të cilësimeve me ikonën “Bateria” të theksuar.

Hapi 2. Prekni “Bateria”.

Pamja e ekranit “Kursim energjie” me çelësin përzgjedhës të theksuar. Pamja e ekranit “Kursim energjie” me çelësin përzgjedhës të theksuar.

Hapi 3. Zgjidhni “Kursim energjie” duke prekur çelësin përzgjedhës për të ndezur apo fikur modalitetin e kursimit të energjisë.

Ju lutemi, vini re: Veçoritë e orës Galaxy Watch ndryshojnë në varësi të modelit.

Faleminderit për komentin tuaj