Çfarë është veçoria e audio 360 e Galaxy Buds?

Me përditësimin më të fundit të Galaxy Buds Live/Buds Pro/Buds2, mund të shijosh përvojën më të mirë të teknologjisë audio të njohur si " Audio 360", e cila të lejon të shijosh skedarët e audios si kurrë më parë. Mëso më shumë rreth kësaj veçorie më poshtë. 

Pamje model e Galaxy Buds duke luajtur tingull.

Me audio 360, mund të shijosh një përvojë gjithëpërfshirëse audio vetëm me pajisjen tënde. Do të përjetosh tinguj nga të gjitha drejtimet, pra është mënyra më e mirë për të shijuar videot, audiot dhe më shumë. 

Ki parasysh: Kur audio 360 është e ndezur, Dolby Atmos do të çaktivizohet ndërsa je duke parë video.

Si të aktivizosh veçorinë e audio 360

Pasi të kesh lidhur Galaxy Buds me pajisjen tënde, mund të aktivizosh veçorinë e audio 360 duke ndjekur këto hapa: 

Pamje e aplikacionit Galaxy Wearable me Galaxy Buds të lidhur. Pamje e aplikacionit Galaxy Wearable me Galaxy Buds të lidhur.

Hapi 1. Hap aplikacionin Galaxy Wearable dhe trokit "Cilësimet e minikufjeve".

Pamja e ekranit "Cilësimet e minikufjeve" me opsionin "Audio 360" të theksuar. Pamja e ekranit "Cilësimet e minikufjeve" me opsionin "Audio 360" të theksuar.

Hapi 2. Trokit "Audio 360".

Pamje e ekranit " Audio 360" me butonin e theksuar. Pamje e ekranit " Audio 360" me butonin e theksuar.

Hapi 3. Aktivizo butonin.

Kontrollo versionin tënd të Galaxy Buds

Për të shijuar veçorinë e 360 audio, duhet të kesh në dispozicion versionin më të fundit të Galaxy Buds. Mund ta kontrollosh dhe ta përditësosh versionin duke ndjekur këto hapa: 

Pamje e aplikacionit Galaxy Weareable me Galaxy Buds të lidhur. Pamje e aplikacionit Galaxy Weareable me Galaxy Buds të lidhur.

Hapi 1. Hap aplikacionin Galaxy Wearable dhe trokit "Cilësimet e minikufjeve".

Pamja e ekranit "Cilësimet e minikufjeve" me "Përditës. i soft. për minikufjet" të theksuar. Pamja e ekranit "Cilësimet e minikufjeve" me "Përditës. i soft. për minikufjet" të theksuar.

Hapi 2. Trokit "Përditës. i soft për minikufjet".

Pamja e ekranit "Përditës. i soft. për minikufjet" ku mund të kontrollosh versionin aktual të Galaxy Buds. Pamja e ekranit "Përditës. i soft. për minikufjet" ku mund të kontrollosh versionin aktual të Galaxy Buds.

Hapi 3. Këtu mund të sigurohesh që ke versionin më të fundit të Galaxy Buds ose ta përditësosh nëse është e nevojshme.

Faleminderit për komentin tuaj