Si të karikoni kufjet tuaja Galaxy?

Mbajtja e kufjeve tuaja Galaxy të përditësuara është mënyra më e mirë për t’u siguruar që do të merrni maksimumin prej tyre çdo ditë. Ja se si të kontrolloni dhe të përditësoni softuerin e kufjeve tuaja Galaxy për t’u siguruar që kufjet të jenë gjithmonë të përditësuara.

Pamja e ekranit të përditësimit të softuerit të Galaxy Wearable.

Si të përditësoni softuerin e kufjeve tuaja Galaxy

Për të përditësuar softuerin e kufjeve tuaja Galaxy, duhet të shkarkoni fillimisht aplikacionin Galaxy Wearable në smartfonin tuaj, duke ndjekur këta hapa:

  • Hapni Galaxy Store ose Play Store dhe prekni ikonën Kërko. Kërkoni dhe zgjidhni Galaxy Wearable e më pas prekni ikonën “Instalo” (shigjeta për poshtë) ngjitur me aplikacionin. Pasi instalimi të ketë përfunduar, prekni ikonën Luaj për të hapur aplikacionin.

 

Për të përditësuar softuerin e kufjeve tuaja Galaxy për veçoritë më të fundit, ndiqni këta hapa:

Pamja e ekranit fillestar me aplikacionin Galaxy Wearable të theksuar. Pamja e ekranit fillestar me aplikacionin Galaxy Wearable të theksuar.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable.

Pamja e ekranit të kufjeve tuaja Galaxy me “Cilësimet e minikufjeve” të theksuara. Pamja e ekranit të kufjeve tuaja Galaxy me “Cilësimet e minikufjeve” të theksuara.

Hapi 2. Pasi të jenë lidhur kufjet Galaxy, prekni “Cilësimet e minikufjeve”.

Pamja e menusë “Cilësimet e minikufjeve” me “Përditësimi i softuerit të minikufjeve” të theksuar. Pamja e menusë “Cilësimet e minikufjeve” me “Përditësimi i softuerit të minikufjeve” të theksuar.

Hapi 3. Në pjesën e poshtme të menusë zgjidhni “Përditësimi i softuerit të minikufjeve”.

Hapi 4. Në ekranin “Përditësimi i softuerit të minikufjeve” mund të zgjidhni midis “Shkarko dhe instalo”, “Shkatko automatikisht përmes Wi-Fi” ose “Përditësimi i fundit”. 

Ju lutemi, vini re: Në varësi të modelit, rrjetit dhe informacionit të versionit që po përdorni, menuja ‘Përditësimi i softuerit të kufjeve’ mund të mos shfaqet.

Faleminderit për komentin tuaj