Si të menaxhoni pllakëzat në orën tuaj Galaxy Watch

Pllakëzat janë një funksion shumë i dobishëm për të hyrë shpejt dhe lehtë në aplikacionet e preferuara në orën tuaj Galaxy Watch. Pllakëzat mund t’i konfiguroni si të dëshironi, duke krijuar shkurtore për të hapur aplikacionet tuaja të preferuara me një prekje të thjeshtë. Këto pllakëza mund t’i shtoni dhe t’i hiqni në çdo moment për t’u siguruar që ora juaj Galaxy Watch është konfiguruar sipas dëshirës suaj. Mësoni se si t’i menaxhoni pllakëzat tuaja dhe shijoni aplikacionet e preferuara nga ekrani fillestar i orës suaj Galaxy Watch. 

Pamja e dy modeleve të orës Galaxy Watch4 përballë njëra-tjetrës.

Si të hapni pllakëzat

Pamja e ekranit kryesor të orës Galaxy Watch4.

Pllakëzat mund t’i hapni lehtësisht nga ekrani fillestar i orës suaj Galaxy Watch duke rrëshqitur majtas nga e djathta e ekranit.

Atje mund të gjeni pllakëza që janë përfshirë si standard në orën tuaj Galaxy Watch. 

Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit. Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit.

Hapi 1. Në ekranin fillestar, rrëshqitni majtas nga ana e djathtë e ekranit.

Pamja e opsionit “Shto pllakëza” me butonin plus të theksuar. Pamja e opsionit “Shto pllakëza” me butonin plus të theksuar.

Hapi 2. Rrëshqitni majtas derisa të gjeni opsionin “Shto pllakëza” dhe prekeni atë.

Shembull i pamjes së një pllakëze që shtohet me gjestin e prekjes në qendër. Shembull i pamjes së një pllakëze që shtohet me gjestin e prekjes në qendër.

Hapi 3. Prekni pllakëzën që doni të shtoni.

Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit. Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit.

Hapi 1. Në ekranin fillestar, rrëshqitni majtas nga ana e djathtë e ekranit.

Shembull i pamjes së heqjes me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër dhe butonin e minusit të theksuar. Shembull i pamjes së heqjes me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër dhe butonin e minusit të theksuar.

Hapi 2. Shtypni dhe mbani shtypur pllakëzën që doni të hiqni dhe shtypni butonin minus (-).

Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit. Pamja e ekranit fillestar të orës Galaxy Watch4 me një gjest rrëshqitës majtas në anën e djathtë të ekranit.

Hapi 1. Në ekranin fillestar, rrëshqitni majtas nga ana e djathtë e ekranit.

Shembull i pamjes së një pllakëze që lëvizet me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër. Shembull i pamjes së një pllakëze që lëvizet me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër.

Hapi 2. Shtypni dhe mbani shtypur pllakëzën që doni të lëvizni.

Shembull i pamjes së një pllakëze që lëvizet me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër. Shembull i pamjes së një pllakëze që lëvizet me gjestin e shtypjes dhe mbajtjes shtypur në qendër.

Hapi 3. Shtypni dhe mbani shtypur sërish pllakëzën dhe lëvizeni atë djathtas ose majtas.

Ju lutemi, vini re: Mënyra e shtimit ose heqjes së pllakëzave mund të ndryshojë në varësi të modelit të orës Galaxy Watch.

Faleminderit për komentin tuaj