Si të kryej një pagesë me Galaxy Watch?

Galaxy Watch është mënyra më praktike dhe e drejtpërdrejtë për të kryer pagesa pa përdorur telefonin tënd inteligjent. Pasi të konfigurosh telefonin tënd, mund të përdorësh Galaxy Watch si një kartë. Mëso se si të përdorësh Samsung Pay me Galaxy Watch më poshtë.

Pamja e Galaxy Watch4 me logon e Samsung Pay në qendër.

Ki parasysh: Në versionet e reja të aplikacionit ose të pajisjes sate, aplikacioni për kryerjen e pagesave nga Galaxy Watch do të riemërtohet Samsung Wallet.

Cakto orën që të mund të paguash

Ki parasysh: Përpara se të nisësh procesin, shkarko Samsung Pay (shiko përbërësin shtesë). Mund të kesh qasje te Samsung Pay vetëm nga ekrani kryesor.

Pamje e ekranit të Galaxy Watch me një gjest shtyp dhe mbaj shtypur në çelësin e pasmë.

Hapi 1. Shtyp dhe mbaj shtypur çelësin e pasmë për të hapur Samsung Pay.

Pamje e ekranit të Galaxy Watch me “OK” të theksuar.

Hapi 2. Shtyp “OK” për t’u ridrejtuar tek telefoni yt inteligjent.

Pamje e ekranit kryesor të konfigurimit të Samsung Pay me butonin “Fillo” të theksuar.

Hapi 3. Në telefonin tënd inteligjent, lejo të gjitha lejet dhe trokit “Fillo” për të vazhduar procesin.

Pamje e ekranit “Gati për përdorim” me opsionin “Shto kartë” të theksuar.

Hapi 4. Trokit “Shto kartë” për të shtuar kartën tënde.

Pamje e ekranit “Shto” me ikonën “Shto kartë pagese” të theksuar.

Hapi 5. Zgjidh “Shto kartë pagese” ose “Importo karta” dhe ndiq hapat.

Pamje e ekranit “Cilëso një bllokim për orën” me opsionin “Cilëso bllokimin” të theksuar.

Hapi 6. Në telefonin tënd inteligjent, trokit “Cilëso bllokimin” për të krijuar një kod PIN ose një motiv për të përdorur Samsung Pay në orën tënde.

Pamje e ekranit “Lloji” me opsionin “Motiv” të theksuar.

Hapi 7. Në Galaxy Watch, zgjidh llojin e bllokimit që dëshiron të përdorësh.

Pamje e ekranit “Vizato motivin”.

Hapi 8. Vizato dy herë motivin ose fut kodin tënd PIN.

Pamje e ekranit “Cilëso një bllokim për orën” në telefonin inteligjent me opsionin “Tjetër” të theksuar.

Hapi 9. Në telefonin inteligjent, trokit “Para”.

Ki parasysh:

  • Nëse nuk ke regjistruar një kartë më parë dhe ke nevojë për më shumë informacione se si ta bësh këtë, shko te faqja e internetit e Mbështetjes së Samsung.
  • Procedurat për konfigurimin fillestar dhe regjistrimin e kartës mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose të ofruesit të shërbimeve.

Si të hiqni ose të ndryshoni kodin PIN

Pamje e ekranit të aplikacioneve të Galaxy Watch4 me ikonën e Ciësimeve të theksuar. Pamje e ekranit të aplikacioneve të Galaxy Watch4 me ikonën e Ciësimeve të theksuar.

Hapi 1. Tek ora, rrëshqit lart në faqen kryesore dhe trokit ikonën e Cilësimeve.

Pamje e ekranit Cilësimet me opsionin “Siguria” të theksuar. Pamje e ekranit Cilësimet me opsionin “Siguria” të theksuar.

Hapi 2. Trokit “Siguria”.

Pamja e ekranit “Siguria” me opsionin “Bllokimi” të theksuar. Pamja e ekranit “Siguria” me opsionin “Bllokimi” të theksuar.

Hapi 3. Trokit “Bllokimi”.

Pamje e ekranit “Bllokimi” me opsionin “Lloji” të theksuar. Pamje e ekranit “Bllokimi” me opsionin “Lloji” të theksuar.

Hapi 4. Trokit “Lloji” dhe vendos kodin PIN ose motivin.

Pamje e ekranit të bllokimit Lloji me opsionin “Asnjë” të theksuar. Pamje e ekranit të bllokimit Lloji me opsionin “Asnjë” të theksuar.

Hapi 5. Trokit “Asnjë” për të hequr kodin PIN ose motivin. Nëse dëshiron të ndryshosh kodin PIN ose motivin, në të njëjtin ekran zgjidh “PIN” ose “Motiv” dhe vendos një të ri.

Si të kryesh një pagesë me orën tënde

Pamje e Galaxy Watch4 me një gjest shtyp dhe mbaj shtypur në çelsin e pasmë.

Hapi 1. Shtyp dhe mbaj shtypur çelësin e pasmë dhe vendos kodin PIN ose motivin. 

Pamje e një kartë të regjistruar me gjestin e rrëshqitjes majtas.

Hapi 2. Zgjidh kartën që dëshiron të përdorësh duke rrëshqitur djathas ose majtas dhe trokit atë që dëshiron. 

Pamje shembull e një personi që përdor Galaxy Watch për të kryer një pagesë.

Hapi 3. Mbaj orën në afërsi të lexuesit NFC për të paguar. 

Ki parasysh: Disa nga pagesat mund të mos përpunohen në varësi të lidhjes sate me rrjetin. Përveç kësaj, Samsung Pay mund të mos ofrohet në varësi të shtetit të përdorimit ose modelit të orës.

Faleminderit për komentin tuaj