Marka

Frymëzohuni nga jeta dhe historitë e
grave me Samsung

Për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, po ju paraqesim gra frymëzuese nga brenda dhe jashtë Samsung-ut për të treguar historitë fuqizuese të tyre.

Punonjëse nga të gjitha sferat e ndryshme shprehin mendimet e tyre mbi
atë që i frymëzon, i motivon dhe i fuqizon të bëjnë më të mirën.

Dëshmitë e tyre u interpretuan nga ilustruese të talentuara që përdorën ngjarjet e tyre për të krijuar tri vepra arti dinamike që hedhin dritë mbi fuqizimin dhe arritjet e femrave.

Në intervistë, folën për përvojat, pasionet dhe sukseset personale të veçanta të tyre që i motivojnë çdo ditë. Ndërsa kanë përvoja të ndryshme, në mënyrë të përbashkët u shprehën se një ide e mirë mund të vijë kudo ose nga kushdo, pavarësisht niveli i tyre i aftësisë, gjinia ose prejardhja.

Bashkohuni me ne ndërsa kremtojmë të gjitha gratë që lulëzojnë ndërsa me të vërtetë janë vetvetja kudo ku janë dhe njihuni me talentin artistik që i solli në jetë.

“Nuk ka nevojë të jeni Presidentja për të patur një zë të fortë femëror.”

4

Frymëzimi i Maria-Ines Gul-it

“Ndjehem e frymëzuar nga histori të qëndrueshmërisë së përbashkët, respektit reciprok dhe shpirtit të solidaritetit të femrave.“

Heroina e Marias është një grua arketipike që mban një zinxhir të figurinave femra të vogla që i ngjiten një mali së bashku, duke ndihmuar njëra-tjetrën gjatë rrugës dhe duke ngritur flamurin e tyre - duke pasqyruar zëra të fuqishëm të femrave dhe potencialin e pandalshëm të drejtimit.

“Jam krenare që kam inxhiniere që vijnë tek unë për ndihmë.”

4

Frymëzimi i Bárbara Malagoli-t

“Të qënit pjesë e këtij projekti është një kremtim i bashkimit të veçantë të të gjitha grave në botë. Shpresoj që gratë të shohin veprën time dhe të ndjehen se të gjithë jemi duke ecur së bashku dorë për dore drejt të ardhmes.”

Ilustrimi i Bárbara-s krijon një imazh plot ndikim përmes përdorimit të motivit dhe përsëritjes, me një kompozim që bie në sy që thekson rëndësinë e aleancës me pozitivizëm dhe gëzim.

“Kur përqëndoheni tek pasioni juaj, mund të përballeni me dhe të kapërceni çdo sfide.”

4

Frymëzimi i Ruby Taylor-it

“Është jashtëzakonisht frymëzuese të mësoni rreth grave të apasionuara,
dhe enegjia e motivimi i tyre me të vërtetë rezonojnë me mua.”

Ruby dëshironte të portretizonte gra të suksesshme në sferat e ndryshme për të cilat janë plot pasion, për të fuqizur gratë anembanë botës që të ndjekin ëndërrat e tyre.

Shkarkoni veprat e artit

  • Vepra e artiti e Maria-Ines Gul-it 1.2MB Download
  • Vepra e artiti e Bárbara Malagoli-t 0.7MB Download
  • Vepra e artiti e Ruby Taylor-it 1.2MB Download

Lexoni më pas këto histori