Marka

Planet e Milly Bobby Brown për ta bërë botën më të gjelbër

Ne intervistuam Bobby Brown rreth pasionit të saj për të mbrojtur planetin—dhe sesi mund të bëni pjesën tuaj gjithashtu.

Që nga fillimi i karrierës së saj, Millie Bobby Brown ka provuar se talentet e saj shtrihen përtej interpretimit. Si një influencuese, sipërmarrëse dhe aktiviste botërore, Millie përdor llogaritë e saj të mediave sociale për të shpërndarë vizionin e saj për një botë më të gjelbërt. Në intervistën e saj të fundit me Samsung, u shpreh për rolin që qëndrueshmëria luan në jetën e saj dhe sesi ajo vepron lokalisht ndaj problemeve globale—gjithshka ndërsa frymëzon komunitetin e saj që të marë pjesë me të.

Si natyra është streha e Millie-t

Programi i ngjeshur i Millie-t e con anembanë globit. Megjithatë, nga të gjitha vendet ku ka jetuar, vendi i saj i lumtur është shtëpia e familjes së saj në fshatin eGeorgia-s. Millie gjen shlodhje në hapësirat e gjera të natyrës, e rrethuar nga kafshët shtëpiake të dashura të saj. “Shpesh kemi deri në gjashtë qen në shtëpi në të njëjtën kohë, kështu që gjithnjë jemi duke kaluar mjaft kohë jashtë,” thotë ajo. “Më japin kaq shumë lumturi dhe është një kujtim i shkëlqyeshëm se duhet t’u tregojmë kafshëve të egra të botës dashuri dhe respekt gjithashtu—dhe kjo përfshin mjedisin në të cilin ato jetojnë.”

Millie, mike e planetit Tokë

Meqënse natyra është një pjesë e madhe e jetës së Millie-t, përfshirja e saj në të është një formë e kujdesit për vetveten. Një nga gjërat që bën gjatë kohës së pushimit? Kalon kohë me bimët e saj. “E adhuroj absolutisht kopshtin tim,” thotë ajo. “Disa njerez mund të mendojnë se kjo s’është krijuese, sepse shumë kohë kalohet duke pritur dhe duke lejuar që natyra të bëjë punën e saj, por është një proces jashtëzakonisht shpërblyes. Të shohësh rritjen e përditëshme s’është asgjë më pak sesa një mrekulli!”

Në një shkallë më të gjerë, Millie zbaton vlerat e saj miqësore ndaj mjedisit në markën e saj "pa mizori" të bukurisë, e cila përdor elementë përbërës me bazë bimore në produktet e saj. Kjo është vetëm një nga mënyrat ku Millie përdor influencën e saj për të inkurajuar vendime të blerjes së ndërgjegjshme që mbështesin planetin.

Ri-imagjinoni një planet më të mirë
Platforma Galaxy për Planetin nënvizon hapat që po ndërmerr Samsung për të krijuar një ndikim mjedisor më të mirë me produkte mobile deri më 2025.

Millie dhe qasja e saj “mendoni globalisht, veproni lokalisht”

Ndërsa e ardhmja mund të ndihet dërrmuese dhe e frikshme, Millie thekson se ndryshimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh. Me mentalitetin e saj “mendoni globalisht, veproni lokalisht”, ajo inkurajon të rinjtë të ndërmarrin veprime në komunitetet e tyre me idenë se veprimi më i vogël mund të çojë në një të ardhme më të qëndrueshme me kalimin e kohës. Pavarësisht nëse është plehrimi me mbeturina ushqimore apo pastrimi i plehrave në komunitet, Millie këshillon të shikoni qytezën ose qytetin tuaj për të përcaktuar se çfarë hapash mund të merrni për të ndihmuar mjedisin tuaj lokal. “Nëse gjithkush bën vetëm një ndryshim të vogël ose kontribuon me një akt të vogël mirësie, efekti i kombinuar mund të jetë i pamasë,” thotë ajo.

Millie, një burim frymëzimi për komunitetin e saj

Gjithnjë dikush që flet për atë për të cilën kujdeset, Millie përdor Galaxy S21 5G e saj për të shpërndarë burime dhe për të përforcuar zërat e të tjerëve në komunitetin e saj. “Nuk do të isha në gjendje të shpërndaja dashurinë time për planetin dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit pa teknologji si Galaxy S21, ndaj në këtë kuptim, ndihem mjaft me fat,” thotë ajo. Sipas Millie, një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar problemet mjedisore globale me të cilat përballemi dhe për të luajtur pjesën tuaj po përdor Aplikacioni Samsung Global Goals. Duhet një qasje e thjeshtë ndaj 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të United Nations’ për të krijuar një botë më të mirë deri më 2030.¹ “Nëse nuk i njihni Global Goals apo vetë aplikacionin, këshilla ime do të ishte të filloni me një qëllim,” thotë Millie. “Lexoni sa më shumë që të mundeni. Studioni dhe shpejt do të krijojni një kuptim të jashtëzakonshëm mbi të. Përmes edukimit do të gjejmë zgjidhje që kanë fuqinë për të ndryshuar botën.”

¹Partneriteti me United Nations Development Programme.

Bëni përpjekje drejt
krijimit të një të ardhmeje më të gjelbër

Shkarkoni aplikacionin Global Goals në Galaxy S21 tuaj për t’u edukuar,
frymëzuar dhe për të ndërmarrë veprime.

Lexoni këta artikujt në vijim