Samsung global goals

Ndryshojmë botën së bashku deri më 2030

Në shtator 2015, udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u zotuan të transformojnë botën në mënyrë drastike deri më 2030. Synimet për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Synimet Botërore, është një plan për të zhdukur urinë, për të luftuar pabarazinë dhe për të pastruar planetin.
Samsung është duke bashkëpunuar me këtë lëvizje, dhe duam që edhe ju të bashkoheni me ne për të bërë ndryshimin.

* Partneritet me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Bashkohuni me luftën kundër COVID-19

Pandemia e koronavirusit është kriza më e madhe shëndetësore botërore e kohës tonë, por tek Samsung besojmë se teknologjia mund të ndihmojë në kapërcimin e kësaj sfide. Ne do të vijojmë të përdorim teknologjinë dhe burimet tona për t'iu përgjigjur nevojave të atyre që punojnë në luftën ndaj kërcënimit dhe pasojave të COVID-19. Dhe me aplikacionin Qëllimet Botërore, tani mund të dhuroni tek Fondi i Reagimit të Solidaritetit me COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndikimi i fuqishëm i një aplikacioni

Aplikacioni Samsung Global Goals i nxit të gjithë që t’i kontribuojnë një të ardhmeje më të shndritshme. Mësoni më shumë rreth secilit prej 17 synimeve dhe për mënyrën se si ato ndikojnë te komunitetet e ndryshme nëpër botë. Çdo reklamë që shihni brenda aplikacionit bën të mundur mbledhjen e fondeve që mund të vihen në dispozicion për një synim që zgjidhni ju. Së bashku, mund të krijojmë një botë më të shëndetshme e më të qëndrueshme.

Ndiqni statistikat dhe progresin e Synimeve Botërore

Mbështetni një kauzë të veçantë

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ujin e pastër, arsimin për të gjithë, ose një shoqëri paqësore, duam që të jeni kampion i një kauze tek e cila besoni. Çdo herë që dërgoni fonde, zgjidhni synimin ku doni që të çohen ato fonde. Kontributi juaj do të përdoret për ta vënë në veprim atë synim. Më pas, aplikacioni do të vazhdojë t’ju mbajë të përditësuar lidhur me projektet që kanë nxjerrë dobi nga ndihma juaj.

Fitoni para me reklamat, ose dhuroni drejtpërdrejt


Aplikacioni Samsung Global Goals është falas. Thjesht duke parë reklamat brenda aplikacionit, mund të mblidhni fonde që mund të dhurohen për çfarëdo synimi që zgjidhni ju. Por nuk jeni të detyruar që të prisni të grumbullohen paratë. Thejsht filloni progresin drejt një synimi në çfarëdo kohe me pagesa direkte. Për të parë dhurimet tuaja të mëparshme, edhe nëse keni instaluar një aplikacion të ri Qëllimet Botërore, thjesht futuni tek Llogaria juaj Samsung.

Samsung dyfishon ndikimin që keni ju


Si shtetas i një korporate botërore, ne në Samsung jemi krenarë që tani i caktojmë donacionet tuaja nga shikimi i reklamave. Le të punojmë së bashku për të krijuar inovacione që kapërcejnë vështirësitë që ka progresi, dhe për të krijuar vlera sipas synimeve globale. E ardhmja është pranë. Bëni një dhuratë sot.

Jepini energji ekranit të kyçur


Bëjeni ekranin e telefonit të shfaqë një tabelë të madhe reklame. Aktivizoni veçorinë e ekranit të kyçur dhe aplikacioni Global Goals do të shfaqë një mesazh të ri nxitës nga udhëheqësit më me influencë të historisë çdo herë që merrni telefonin.

Përfshihuni në një lëvizje botërore

Shkarkoni aplikacionin për të filluar mbështetjen e një kauze sot.

Pamja e pasme dhe e përparme e një smartfoni Galaxy S22 Ultra. Pamja e pasme dhe e përparme e një smartfoni Galaxy S22 Ultra.

Galaxy S22 Ultra

Imazhi i pesë shërbimeve të ndryshme të hapura në ekran. Imazhi i pesë shërbimeve të ndryshme të hapura në ekran.

Aplikacione dhe shërbime

* Imazhet e pajisjes dhe ekranit janë simuluar për qëllime ilustruese.
* Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë në varësi të shtetit/ofruesit të shërbimit/gjuhës/modelit të pajisjes/versionit të OS.
* Ndërfaqja e përdoruesit dhe reklamat brenda aplikacionit mund të ndryshojnë sipas pajisjes.