Marka

Mirë se vini në Music Galaxy Thursday

Një mënyrë e re për të përjetuar muzikën.

Samsung dhe Universal Music Group (UMG) kanë bashkuar forcat për të mbushur jetët tona me përmbajtjen muzikore më të re dhe më të freskët. Duke sfiduar normën për të tronditur ritualet tona muzikore. Fillimisht e dëgjuat këtu.

Krijimi i momenteve të të qenit atje në fillim me artistët më ngazëllyes të planetit. Nxitja e lidhjeve më të thella brenda komunitetit që e do muzikën. Dhe shpërblimi i admiruesve me përmbajtje ekskluzive muzikore përpara çdokujt tjetër.

Music Galaxy Thursday na jep fuqinë për të zbuluar, eksploruar dhe shijuar muzikë të re si asnjëherë më parë.

Merrni më shumë nga muzika që doni.

Music Galaxy Thursday është destinacion për admiruesitpër t’iu afruar më pranë artistëve që doni dhe për të zbuluar artistë të rinj që do t’i duam së shpejti. Bashkohuni me ne në zemrën që rreh të kulturës së muzikës së re për të përkrahur aftësitë krijuese dhe origjinalitetin e këngëve më të fundit.

Çdo javë, Music Galaxy Thursday na sjell përmbajtje muzikore të re që paraqet artistët më të admiruar aktualisht: nga ikonat ndërkombëtare tek yjet që shfaqen anembanë Evropës. Me përmbajtje të prapaskenave, intervista të gjata dhe interpretime të papara më parë. Kremtimi i nxjerrjes në treg të muzikës më të mirë të re.

Rituali juaj i ri muzikor.

Me mundësinë për të aksesuar të parët përmbajtjen e re muzikore, që jepet çdo të enjte anembanë platformës së Samsung dhe platformave sociale të artistëve. Krijimi i një date të re në ditarin tuaj muzikor për një shikim të shpejtë të artistëve më origjinalë dhe inovativë që ekzistojnë. Duke ju afruar më pranë muzikës që doni. Pëlqeni, shpërndani dhe lidhuni me pyetje dhe përgjigje një herë, momente ekskluzive të prapaskenave, ngjitëse dixhitale, filtra dhe shumë më tepër.

Shikoni dhe dëgjoni kanalet e Samsung për lëshimet e përjavshme dhe momentet surprizë. Për të ndihmuar artistët tuaj të preferuar dhe për të mësuar çfarë ndodh brenda kulturës së muzikës së re kërkoni #SamsungMGT.

Lexoni më pas këto histori