Marka

Zbulo se si shefi i kuzhinës i njohur botërisht Jamie Oliver shijon një jetesë më të thjeshtë në shtëpi falë Bespoke AI.

E kupton kur ndodh; teknologjia e duhur të vjen në shtëpi dhe papritmas jeta jote e përditshme të bëhet pak më e lehtë. Gjithçka ndihet e thjeshtë. Siç ka zbuluar Jamie Oliver, kjo është pikërisht ajo çfarë janë projektuar të të sjellin pajisjet Bespoke AI. Hidhi një sy mënyrës se si produktet e fundit Bespoke AI e kanë lehtësuar jetesën e tij në shtëpi.

Samsung | Jamie Oliver Samsung | Jamie Oliver
Mos i beso thjesht fjalës sonë - shiko videon për të zbuluar arsyen përse Jamie e pëlqen gamën e Samsung të pajisjeve Bespoke AI dhe cilat janë veçoritë e tij të preferuara.

Jetesa në shtëpi e thjeshtuar me Bespoke AI

Si pionierët e pajisjeve inteligjente Bespoke AI, është misioni i Samsung që të të largojë stresin e kujdesit për shtëpinë. Kjo ka të bëjë me përdorimin e AI për të bërë ndryshime inteligjente pikërisht aty ku ka rëndësi dhe të të bëjë të pyesësh veten, "si kam jetuar më parë pa këtë gjë?"

Gjërat sapo u bënë edhe më të lezetshme

Një frigorifer duhet të jetë më shumë se një vend për të ftohur ushqimin dhe pijet që fëmijët e tu të thonë ""uau, është kaq i lezetshëm!"". Përveç se të jep shumë hapësirë për të mbajtur produktet e freskëta, frigoriferi Samsung Bespoke AI me veçorinë AI Home sjell teknologji vërtet të lezetshme në kuzhinën tënde.

Përdor ekranin AI Home për të parë planin ditor ose gjërat që ke në frigorifer me rekomandime të personalizuara për receta që ndihmojnë me reduktimin e shpërdorimit të ushqimit. Ai gjithashtu ka komanda me zë – thjesht pyet Bixby për ide recetash ose të luajë muzikë apo të shqyrtojë titujt e lajmeve. Bixby madje mund të të hapë dhe derën nëse je i zënë duke gatuar apo i ke duart e zëna!

Pajisjet Bespoke AI gjithashtu janë gati për t'u lidhur me telefonin tënd përmes SmartThings, duke hapur veçori super të lezetshme për monitorimin e energjisë, kontrollin e pajisjeve të tjera në shtëpi dhe madje për bërjen dhe marrjen e telefonatave.

Është momenti për të kaluar
në një frigorifer Bespoke AI?

Njihu me ata më të fundit dhe gjej më të përshtatshmin për shtëpinë tënde

Jamie Oliver po përdor një frigorifer Bespoke AI Jamie Oliver po përdor një frigorifer Bespoke AI
Shiko Jamie-n të përdorë frigoriferin e tij Bespoke AI për të thjeshtuar procesin e gatimit, duke përfshirë gjetjen e recetave në ekranin AI Home, në bazë të gjërave që ndodhen brenda në frigorifer.

Është edhe më e thjeshtë me SmartThings

Nuk duhet të jetë e nevojshme që të bëhesh ti ndërmjetësi i pajisjeve. Produktet Bespoke AI janë projektuar për të funksionuar me aplikacionin SmartThings, duke shkyçur veçori shumë të dobishme me lidhjen me telefonin, TV, tabletin dhe pajisjet e tjera inteligjente.

Gjete recetën e preferuar? Frigoriferi yt Bespoke AI të informon se çfarë përbërësish ke dhe shton çdo gjë që mungon në listën tënde të pazarit.

Ose provo të përdorësh aplikacionin SmartThings për të vënë në punë ciklin e lavatriçes Bespoke AI dhe vendos në përdorim Bespoke AI Jet Bot Combo për të pastruar dhe larë dyshemetë - thjesht dërgoje komandën me një prekje, edhe nëse nuk ndodhesh në shtëpi.

Jamie tregon se si përdorimi i më shumë se një pajisjeje të lidhur Bespoke AI është një recetë suksesi, duke reduktuar shpërdorimin e ushqimit dhe thjeshtuar gatimin. Jamie tregon se si përdorimi i më shumë se një pajisjeje të lidhur Bespoke AI është një recetë suksesi, duke reduktuar shpërdorimin e ushqimit dhe thjeshtuar gatimin.
Jamie tregon se si përdorimi i më shumë se një pajisjeje të lidhur Bespoke AI është një recetë suksesi, duke reduktuar shpërdorimin e ushqimit dhe thjeshtuar gatimin.

Revoluciono mënyrën e gatimit

Veçoritë Bespoke AI kanë mbërritur për të transformuar mënyrën se si gatuan për familjen, duke e bërë procesin më të thjeshtë, më të shpejtë dhe duke shtuar më shumë argëtim.

Të nevojiten shije të ndryshme? Përdor teknologjinë unike Dual Cook të Samsung për të gatuar dy pjata të ndryshme në temperatura dhe kohë të ndryshme pa i përzier aspak shijet. Ose ulu dhe relaksohu dhe përdor kamerën e integruar AI Pro Cooking për të kontrolluar aktivitetin në kohë reale të ushqimit tënd drejtpërdrejt në telefon, TV ose frigoriferin Family Hub të Bespoke AI. Gjithashtu, mund ta kthesh këtë aktivitet në një video argëtuese që tregon procesin me hiper shpejtësi për ta ndarë me miqtë në rrjetet e tua sociale.

Zgjidh furrën tënde
të përsosur Bespoke AI

Shfleto gamën për të gjetur atë që i përshtatet shtëpisë sate

Shiko Jamie-n të gatuajë gjëra të komplikuara duke përdorur veçoritë më të fundit të Bespoke AI.

Mendo më pak, pastro më thellë

Kur është koha për pastrim, veçoritë e pastrimit të Bespoke AI janë projektuar për të të ndihmuar të mos shpërqendrohesh dhe të vazhdosh me ritmin tënd.

Zhvendose fshesën e dorës me korrent Bespoke AI Jet Ultra nga sipërfaqja në sipërfaqe në shtëpinë tënde dhe shiko ""Modalitetin e pastrimit me AI"" të ndryshojë automatikisht cilësimet pasi kalon nga tapeti në dyshemetë prej druri dhe në pllaka. Ose përdor Bespoke AI Jet Bot Combo për të zbuluar pengesat dhe objektet që mund të hasë për t'u siguruar që asgjë nuk merret gabimisht. Shumë e thjeshtë.

Për më tepër, lejo lavatriçen Bespoke AI të zgjedhë cilësimet e duhura të larjes, më pas shiko gjithçka që duhet të dish rreth ciklit tënd në ekranin AI Home, me veçori për monitorimin e konsumit të energjisë dhe kalimin në modalitetin e kursimit të energjisë me një prekje të vetme.

Beso gjithashtu në lavastoviljen tënde, e cila hapet vetë në fund të ciklit që të ruajë freskinë - gjëra të vogla të cilat më parë kërkonin më shumë punë.

Shtëpi e pastër pa shpërqendrime

Nis një revolucion në pastrim dhe bëje të thjeshtë jetesën në shtëpi duke zgjedhur nga gama e re e produkteve Bespoke AI.

Jeta e Jamie-t është bërë më e thjeshtë - po kështu mund të bëhet dhe e jotja!

Pajisjet e fundit elektroshtëpiake Bespoke AI e kanë transformuar shtëpinë e Jamie-t në një parajsë e të jetuarit pa mundim. Tani është radha jote.

Është koha për të ndërtuar një jetë shtëpiake ku duhet të mendosh më pak për gjërat që duhen bërë dhe të kesh më shumë kohë për t'u fokusuar te familja, argëtimi dhe përdorimi i energjisë. Përfitimet shkojnë gjithashtu përtej komoditetit të përditshëm, me veçori inteligjente që e bëjnë më të thjeshtë se kurrë reduktimin e përdorimit të energjisë.

Shfleto gamën e Samsung Bespoke AI tani për të gjetur pajisje që funksionojnë më së miri për ty.

Lexoni këto histori në vazhdim

1 AI Home i referohet një ekrani LCD 7" ose 9" në produkt. Për të aksesuar AI Home, kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një Samsung Account. Pajisjet elektroshtëpiake duhet të jenë të lidhura përmes SmartThings. Për të marrë rekomandime recetash, është e nevojshme që të shkarkosh shtojcën e Ushqimit brenda SmartThings. Disponueshmëria e shërbimit Bixby mund të ndryshojë sipas shtetit

2 Për të përdorur Bixby nevojitet një lidhje me Wi-Fi dhe një Samsung account. Duhet të përdorësh të njëjtën llogari identifikimi për çdo pajisje. Disponueshmëria e disa aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit, rajonit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose pajisjes dhe mund të ndryshojë pa njoftim. Gjuhët e mbështetura janë anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja dhe spanjishtja

3 Hapja e dyerve ndryshon sipas instalimit dhe përdorimit, si p.sh. ruajta e artikujve me peshë të rëndë në koshat e dyerve. Nuk disponohet një funksion automatik mbylljeje. Këndi aktual i hapjes së dyerve mund të ndryshojë në varësi të rrethanave të instalimit dhe gjendjes së përdorimit, si p.sh. ruajta e artikujve me peshë të rëndë në koshat e dyerve. Përdoruesi mund të duhet të rregullojë mënyrën e instalimit të frigoriferit nëse dyert nuk hapen siç duhet. Sensorët e prekjes mund të aktivizohen/çaktivizohen nga paneli i kontrollit/ekrani dhe cilësimi i parazgjedhur është "Joaktiv". Funksioni "Dera me hapje automatike" mund të aktivizohet pa dashje me anë të kontaktit me ndonjë pjesë trupi nga një fëmijë ose kafshë shtëpiake.

4 Aplikacioni SmartThings disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një Samsung account.

5 I përputhshëm vetëm me pajisjet Samsung Galaxy dhe kërkohet një lidhje me Bluetooth midis pajisjes sate Galaxy dhe pajisjes Bespoke AI.

6 Kërkohet përdorimi i Ushqimit me SmartThings i cili të lejon të krijosh një listë të ushqimeve të ruajtura në frigorifer dhe menaxhon datat e skadimit në mënyrë që të kontrollosh lehtësisht ushqimet që ke brenda.

7 Kërkohet që tava ndarëse e Dual Cook të jetë e futur. Fut ndarësen në nivelin 3 për të ndarë dhomëzat e gatimit në dy zona. Furra e ndjen ndarësen dhe fillon Dual Cooking. Disa funksione gatimi ku kërkohet e gjithë brendësia e furrës nuk disponohen me Dual Cooking. Ndryshimi maksimal i temperaturës është 80℃

8 Ofrohet vetëm për disa modele Bespoke AI. Një pjatë duhet të vendoset në qendër të furrës për të arritur njohjen më të mirë. Saktësia e njohjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve aktuale të përdorimit, të tilla si lloji i përbërësve, pastërtia e hapësirës dhe ndriçimi i dhomës. E krijuar duke përdorur vetëm videon e regjistruar kur dera është e mbyllur. Pasi të përfundojë procesi i gatimit, duhen 20 sekonda për të koduar videon në formatin e skedarit MPEG.

9 AI Cleaning Mode 2.0 kërkon regjistrimin e Bespoke AI Jet Ultra në SmartThings. AI Cleaning Mode 2.0 mund të kufizohet në situata të caktuara nëse humb lidhja me internetin. Njohja e kushteve të sipërfaqes së dyshemesë ndryshon midis furçave kryesore. Aftësia për të identifikuar mjedise të ndryshme pastrimi dhe koha që nevojitet për të ndryshuar cilësimet mund të ndikohen nga kushtet e mjedisit.

10 Bazuar në modelin tonë të të mësuarit të thelluar, përgatitur duke përdorur grupe të paracaktuara të dhënash dhe mund të japë informacion të paplotë ose të pasaktë. Grupe të dhënash të reja mund të futen në modelin tonë të të mësuarit herë pas here për të përmirësuar saktësinë e tij.  Njohja e objektit mund të ndikohet nga forma e një objekti ose kushtet mjedisore. Vetëm disa lloje objektesh mund të njihen dhe duhet të aktivizohet përmes aplikacionit SmartThings.

11 Përdor ciklin AI Wash. AI Wash bazohet në algoritëm të krijuar me AI. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual. Shpërndarja automatike bazohet në analizën e vazhdueshme të sasisë së detergjentit të përdorur në 10 ciklet e fundit. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.

12 Energjia me SmartThings funksionon me pajisjet që kanë lidhje Wi-Fi dhe janë të lidhura përmes SmartThings, që aktualisht përfshinë lavatriçet, tharëset, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, TV dhe matësit e energjisë. Bazuar në testim të brendshëm.

13 Bazuar në testimet e brendshme të modelit DW60DG790FSLU1, ndryshimi në performancën e tharjes është rreth 50% kur e krahason përdorimin e tij me "Derën me hapje automatike" dhe pa "Derën me hapje automatike"