Gjej Telefonin

Ju ka humbur pajisja?
Tani mund ta gjeni edhe më lehtë.

Mos u frikësoni, do t'jua gjejmë pajisjen Galaxy. Find My Mobile ju jep mundësinë e gjetjes së vendndodhjes së pajisjes edhe kur kjo është jashtë linje. Gjithashtu mund të arkivoni të dhënat në Samsung Cloud, të bllokoni hyrjen në Samsung Pay dhe madje edhe ta komandoni nga distanca – të gjithë këto në faqen Find My Mobile. Dhe me aplikacionin SmartThings mund të gjeni pajisjet e tjera tuaja përmes SmartThings Find.

Londra shfaqet në sfond. Në plan të parë një ekran laptopi tregon vendndodhjen e një pajisjeje të humbur në një hartë, me datën dhe orën e vendndodhjes së gjurmuar.

Çfarë të bëj nëse
humbas pajisjen?

Hap shërbimin Gjej celularin dhe gjej ose kyçe pajisjen, si dhe rezervo të dhënat.

* Për të përdorur shërbimin Gjej celularin,
1) Duhet të kesh konfiguruar llogarinë tënde "Samsung" në pajisje.
2) Duhet t’i lejosh "Google" të mbledhë informacionin tënd të vendndodhjes dhe të biesh dakord me kushtet e rrjeteve të lidhjes me valë.

Shkyç ekranin, edhe nëse ke
harruar fjalëkalimin

Edhe nëse ke harruar kodin e shkyçjes së ekranit për pajisjen tënde (p.sh.
PIN, fjalëkalimin, motivin, shenjat e gishtave dhe bebet e syve), mos u shqetëso më.
Kyçjen e ekranit mund ta rikthesh në distancë nga faqja Gjej celularin.

* Duhet të kesh konfiguruar llogarinë tënde "Samsung" në pajisje. Kur aktivizon këtë funksion, të dhënat e tua biometrike, si p.sh. shenjat e gishtave dhe bebet e syve, do të fshihen gjithashtu nga pajisja.
* Nga Android P OS, për ta zhbllokuar pajisjen, më parë duhet të aktivizoni menunë ‘Zhbllokimi në distancë’ në menunë e cilësimeve të pajisjes.

Një pajisje po kyçet me një telekomandë nga faqja e gjetjes së celularit në një kompjuter portativ.

Si përdoret

Gjeni forma të thjeshta përdorimi të Gjej celularin

  • KONFIGURIMI I FMM
  • KONFIGURIMI I GJETJES JASHTË LINJE
  • Vizito faqen Gjej celularin në internet.

KONFIGURIMI I FMM

KONFIGURIMI I GJETJES JASHTË LINJE

Vizito faqen Gjej celularin në internet.

Mëso më shumë

Mëso më shumë rreth Gjej celularin duke klikuar butonin e mëposhtëm.

Kontakto "NDIHMA nga Samsung"

A ke pyetje të tjera?

* Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi.
** Shërbimet e mbështetjes teknike mund të ndryshojnë sipas shtetit/rajonit/operatorit.
*** Pajisja duhet të jetë e ndezur dhe e identifikuar në llogarinë tuaj Samsung.
**** Offline Finding mbështetet tashmë në smartfonët dhe tabletat Galaxy me së paku Android 8.0, Galaxy Watch3 dhe Galaxy Buds Live. Në të ardhmen do të shtohen edhe pajisje të tjera.
***** Funksioni Offline Finding për Galaxy watch dhe kufjet tuaja mund të aktivizohet brenda aplikacionit Galaxy Wearable. Cilësimet e gjetjes jashtë linje për telefonin apo tabletën e lidhur do të zbatohen edhe mbi Galaxy watch dhe kufjet tuaja.
****** Galaxy watch apo kufjet tuaja mund të gjenden vetëm nëse është aktivizuar gjetja jashtë linje kur e keni pasur të lidhur pajisjen celulare.
******* Pajisjet e humbura mund t'i gjeni edhe me funksionin SmartThings Find brenda aplikacionit SmartThings. Për të përdorur SmartThings Find, duhet aktivizuar Find My Mobile (shkoni te Settings > Biometrics and security > Find My Mobile).
******** Për të qenë pajisje ndihmëse, duhet të bini dakord me përdorimin e informacionit të vendndodhjes dhe me deklaratën e privatësisë.
********* Pajisjet ndihmëse nuk tregojnë vendndodhjen e saktë të pajisjes së humbur.