55" The Serif LS01D (2024)
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Veçoritë
I bukur, pa kushte
Dizajnuar për çdo vend, në çdo moment, nga çdo kënd
* Produkti aktual mund të ndryshojë nga imazhi i shfaqur. Shikoni galerinë e produkteve tona.
Shtëpia juaj, mundësi të pafundme
Dizajn i gjithanshëm 360
Shijoni pamjen e TV tuaj nga çdo kënd. I tërë dizajni i The Serif është i bukur si nga para e mbrapa ashtu edhe nga cepi në cep dhe mund të dekorojë me elegancë çdo hapësirë.
Shkëlqim minimal, kënaqësi maksimale
Ekran mat
Jeni lodhur nga shkëlqimi shpërqendrues në ekranin e TV tuaj? Ekrani revolucionar mat i The Serif përthith pasqyrimet, në mënyrë që edhe në dritë të fortë të keni një përvojë të qartë shikimi.
I bukur në çdo vend
Mbajtëse e heqshme
Vendoseni The Serif kudo në dhomë në mënyrë elegante. Mbajtësja e heqshme ju jep opsionin për të hequr këmbët dhe për ta zhvendosur atë nga njëra dhomë në tjetrën, duke e bërë televizorin më të gjithanshëm.
Mënyra inteligjente për të aksesuar përmbajtjet tuaja të preferuara
Samsung Tizen OS
Përfitoni më shumë nga TV juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në Samsung Tizen OS. Shijoni kanale televizive të drejtpërdrejta falas dhe mijëra filma me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Qendrën e lojërave. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga TV juaj me anë të SmartThings—të gjitha këto ndërkohë që Knox Security mbron privatësinë tuaj.
* Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim. * Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Samsung Smart Hub. * Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim.* Nevojitet Samsung Account.* Nevojitet Samsung Account për të aksesuar gamën e plotë të veçorive të Samsung Tizen OS. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me TV tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme (si p.sh. përmes HDMI). Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (PC ose celular) për të krijuar një Samsung Account. (Përveç Kinës, Turqisë dhe Izraelit)
Dizajni i The Serif
Frymëzim unik për hapësirën tuaj
Dizajni në formë I-je
Ripërkufizoni hapësirën tuaj me dizajnin e veçantë të The Serif. Korniza e hollë e TV formon një profil karakteristik në formë I-je kur shikohet nga anash, duke e bërë që të bjerë në sy.
Krijuar nga vëllezërit Bouroullec
Dizajn i Ronan dhe Erwan Bouroullec
Imagjinuar nga dizajnuesit e njohur Ronan dhe Erwan Bouroullec, The Serif është më shumë se thjesht një TV—është një vepër arti.
Motive ekskluzive për modalitetin e ambientit
Krijuar nga Ronan dhe Erwan BouroullecMotivet ekskluzive të Bouroullec në modalitetin e ambientit janë frymëzuar nga objektet në botën rreth nesh, si p.sh. një gjethe e bukur dhe një tekstil me teksturë.