37" ViewFinity S8 S80D UHD Monitor
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Zgjero fushën e krijimtarisë
Produktivitet i përmirësuar me 5 inç shtesë
Ekran 37" për hapësirë pune ergonomike
Revolucionarizo hapësirën tënde të punës me monitorin e parë UHD 37'' në botë. Falë 5 inçëve shtesë, krahasuar me një ekran 32'', ofron përvojë UHD 100% pa pasur nevojën për të zvogëluar për lexueshmëri më të mirë. Me hapësirë pune të zgjeruar, mund të realizosh detyra komplekse me lehtësi dhe të përmirësosh produktivitetin tënd. Gjithashtu, ekrani 37'' është i certifikuar nga TUV për komoditetin e syve dhe projektuar për të ulur lodhjen e shikimit, duke të ndihmuar të qëndrosh i përqendruar gjatë seancave të gjata të punës.
* Imazhet në ekran janë të simuluara për qëllime ilustruese.
Pamje të qarta si kristal për profesionistët
Rezolucion UHD
Perfeksioni vizual që kërkojnë profesionistët. Rezolucioni UHD (3840x2160) tregon nivele më të larta detajesh me densitet më të lartë pikselësh. Profesionistët mund të zhyten në detaje më të mëdha ngjyrash dhe në më shumë hapësirë ekrani për të ndërtuar dizajne të ndërlikuara, diagrame komplekse dhe përmbajte me video dinamike me një fluks pune më të thjeshtë.
* Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.
Realizëm i përmirësuar përmes më shumë ngjyrave
1,07 miliardë ngjyra me HDR10Shiko një gamë më të gjerë ngjyrash për saktësi dhe detaje mahnitëse. HDR10 ofron nuanca thuajse pa kufij dhe paraqitje ngjyrash si në jetën reale, me të errëta më të theksuara dhe ngjyra të hapura më të shndritshme. Çdo përmbajtje bëhet e këndshme për t'u parë dhe mund të përjetohet ekzaktësisht në formën për të cilën është synuar.
* Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.Lidh më shumë pajisje
Porta të shumta
Portat HDMI, DP, USB-A dhe USB-B e bëjnë lidhjen e pajisjeve periferike maksimalisht të thjeshtë. Ky prakticitet mahnitës, jo vetëm që thjeshton instalimin, por gjithashtu përmirëson produktivitetin duke siguruar një fluks pune të thjeshtë.
Pamje me gjithanshmëri të shtuar
Dizajn ergonomik
Shijo dizajnin ergonomik në çdo mjedis. Ekrani me lartësi të rregullueshme anohet dhe rrotullohet për të mundësuar këndin më të mirë, prakticitet maksimal dhe komoditet të personalizuar.
I projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të përgjegjshme
Materiale të ricikluara
Certifikuar nga TCO, ENERGY STAR dhe EPEAT Gold, dhe me një certifikim nga TUV për gjurmën e karbonit të produktit, monitori Samsung ViewFinity përmban mbi 50% plastikë të ricikluar. Në plastikën e monitorit nuk janë përdorur spërkatës kimikë, duke e bërë të lehtë për t'u ricikluar. Gjithashtu, bashkimet e kutisë së paketimit janë të ngjitura bashkë dhe jo të kapura me kapëse, duke eliminuar nevojën për të hequr kapëset gjatë çmontimit.
* Përqindja e materialit të ricikluar, e cila mund të variojë sipas komponentëve, llogaritet në bazë të peshës totale të plastikës së përdorur në produkt (pesha e materialeve të ricikluara/pesha totale e plastikës).* Statusi i regjistrimit EPEAT varion sipas shtetit. Kontrollo statusin e regjistrimit për shtetin tënd në www.epeat.net.